Kur Serbia derdh lot më shumë për kafshët se sa për njerëzit?!

Opinione

Kur Serbia derdh lot më shumë për kafshët se sa për njerëzit?!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:15
Sevdail Hyseni

Gazeta beogradase me tirazh më të madh në Serbi “Blic”, ka publikuar disa foto nga Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “BETA”, me rastin e gjetjes së një qenushi bushtër te ngrirë nga acari së bashku me këlyshët e saj, në afërsi të kafenesë “Zelengora”, në qendër të Zajeçarit.

Titulli i shkrimit “Serbia dje ka qarë për shkak të këtyre fotografive, kurse rrëfimi për to është  edhe më prekës”, tregon se sa trishtuese është gjendja e motit të keq, me ngrica e akullt, i cili nuk po kursen as kafshët.

Image

Do të ishte krejt normale sikur Serbia, të derdhte lot edhe për emigrantë sirianë, “të cilët vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit, teksa qëndrojnë në kampe të improvizuara, në periferi të kryeqytetit serb të Beogradit”. Të zë trishtimi kur sheh këta emigrantë se si ushqehen e pastrohen në kushte të tmerrshme në borë, nëm temperaturat të ulëta deri minus 22 gradë.

Aspak nuk është më e dhembshme gjendja e banorëve të zonave malore, të cilët janë bllokuar nga bora, ngrica e akulli e ka raste që po vdesin në mungesë të një përkujdesjeje humane e njerëzore.

Paramendoni, kafshët e egra po zbresin nga bjeshkët për shkak kushteve të egra atmosferike, kurse njerëzit nuk po i braktisin malet, për shkak kafshëve shtëpiake, ngase nuk kanë ku t’i çojnë!

Përballja me fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë edhe motin polar me ortek e stuhi bore, me ngrica e akull, kërkon veprime praktike në terren, e jo lot, për të mos thënë “krokodili” për fatin e kafshëve, njerëzve, shpezëve e gjallesave të tjera.

Nuk thuhet kot, se loti nuk të nxjerr nga mjerimi, nëse nuk i përvesh krahët për ta sfiduar të keqen, që ta rrezikon ekzistencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat