Të ndryshohet tërësisht formati i bisdieve me Serbinë

Opinione

Të ndryshohet tërësisht formati i bisdieve me Serbinë

Nga: Mr.Bislim Aliu Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:11
Bislim Aliu

A mos vallë delegacioni ynë, nga mosdija dhe mosaftësia i nënshkroi edhe marrëveshjet të cilat janë direkt në kundërshtim m Kushtetutën e Kosovës. Andaj, në këtë drejtim, dalëngadalë, me kompromise të shumta, ky delegacion e solli Kosovën në mat pozicion, duke e poshtëruar atë si shtet. Tani ka ardhur koha, që përfundimisht, të ndryshohet tërësisht formati i bisedimeve dhe të ndryshohet delegacioni  i bisedimeve.

Dialogu me Serbinë ka ardhur në fazën më kritike, ku domosdoshmërisht kërkohet që urgjentisht kjo formë e dialogimit me Serbinë, të ndryshohet rrënjësisht. Ndaj, që nga fillimi i këtyre bisedimeve,  delegacioni ynë, nuk ka qenë delegacion serioz, i cili pa vision të qartë për shtetin, ka hyrë në bisedime me Serbinë, thuajse nuk e kanë njohur këtë shtet gjenocidal dhe për temat që duhet biseduar  ka vendosur Serbia.

Gabimi më i madh dhe i pafalshëm i  delegacionit tonë, ishte  se e pranoj dialogun pa kushte me Serbinë. Andaj, si kemi lejuar, që aq leht të bisedojmë  me te jo  si dy shtete. Ajo pra, gjithherë është paraqitur si shtet, e ne, si pjesë e saj, duke lejuar që vazhdimist të bisedohet për punët e brendshme të Kosovës. Dhe, si nuk paten guxim që delegacioni ynë, t’i thotë Serbië ë Bruksel, se ne jemi shtet dhe bisedimet duhet të zhvillohen vetëm si dy shtete. Apo si nuk ju ra ndërmend që të kërkojmë kërkimfalje nga shteti i Serbisë për gjithë atë kriminalitet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Si asnjëherë nuk patëm guxim, që Serbinë, ta padisim në Gjyqin e Hagës, për krimet dhe masakrat e shumta, dhe për më se 20.000 gra e vajza të dhunuara.  E, ne, me aq lehtësi, i paranuam bisedimet thuase në Kosovë nuk është bërë asgjë!!! Pra, të dialogohet me Serbinë, e cila asnjëherë, nuk e ka ndryshuar qasjen dhe sjelljet idiotike ndaj Kosovës, duke e poshtëruar atë vazhdimisht, thuase, Kosova paska shkuar në Serbi dhe paska bërë krime dhe gjenocid në shtetin serb! Vallë, si nuk u bëmë asnjëherë të fortë dhe t’ju kundëvihemi Serbisë me fakte reale. Ja ka fakte reale Kosova ndaj Serbisë, ja asnjë shtet tjetër  në botë nuk i ka. Pra, jemi të lig, pa ndjenja dhe pa gjak njerëzor për vendin! Kjo hipokrizi bizare e Serbisë, përherë duke e fajsuar Kosovën, se kjo është fajtore për luftën e bërë në Kosovë, ishte përherë qëllimi i Serbisë që t’ i fshehë krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ajo gjithherë ka menduar në atë thënien; “Sulmi është mbrojtja më e mirë për t’u mbrojtur”.

Dhe në këtë vazhdë të hipokrizive të Serbisë, delagacioni ynë ka nënshkruar marrveshje, të cilat janë direkt në kundërshtim me KUshtetutën  e Kosovës, meqë delegacioni ynë përherë ka bërë kompromise të dhembshme, që kanë shkuar në dëm të Kosovës, si  p.sh. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të cilën kushtetuta e Kosovës, e ka cilësuar si marrëveshje kundërkushtetuese. Vallë, a duhet dikush të japi përgjegjësi për këtë nënshkrim  antiligjor?

A mos vallë, Serbia iu shmang llogaridhënies?

A mos vallë, delegacioni ynë, nga mosdija dhe mosaftësia i nënshkroi edhe marrëveshjet, që janë direkt në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Andaj, në këtë drejtim, dalëngadalë, me kompromise të shumta, ky delegacion, e solli Kosovën në mat pozicion, duke e poshtëruar atë tërësisht Kosovën si shtet. Tani ka ardhur koha, që përfundimisht, të ndryshohet tërësisht formati i bisedimeve dhe të nfryshohet delegacioni i bisedimeve.

Dihet mirëfilli, se ngutia e Serbisë, që sa më parë të hyhet në bisedime me Kosovën, ishte që Serbia t’i  shmanget llogaridhënies për krimet e shumta që i ka bërë në Kosovë. Sigurisht, Serbia në bashkëpunim me BE-në e ka bërë këtë nguti të bisedimeve. E, ne, turr e vrap, pa e studjuar mirë dialogun dhe përmbajtjen e tij, e pranuam dialogun me shtetin më gjenocidal në botë, pa asnjë kusht!!!

Ndaj, si kemi lejuar, që aq me lehtësi t’ia plotësojmë dëshirën Serbisë dhe si lejuam që të biem aq poshtë karshi Serbisë? Vall, si u bë që aq leht e harruam luftën dhe pasojat e mëdha që na i shkaktoi ajo. Apo si i harruam dëshmorët, bijt tanë më të lavdishëm, invalidët e luftës dhe, si vallë aq leht i harruam me se 1650 të pagjetur, ku familjarët e tyre, qe 17 vjet lotojnë e vajtojnë për më të dashurit e tyre?

Ndaj, a ende nuk u mbushëm mend dhe a thua, a do të mbushemi mend ndonjëherë, se dialog të sinqet me Serbinë, asnjëherë, nuk mund të ketë, as sot dhe as kurrë! Dhe, qe gjashtë vjet kemi dialoguer me Serbinë, duke nënshkruar një mori  marrëveshjesh shterpe, mu ashtu siç deshi Serbia dhe ato ajo asnjëherë nuk i realizoi. Si vallë, asnjëherë delegacionit tone nuk iu ra ndërmend, se “patriotizmi më i lartë i Serbisë është rrena” !!!

Të gjitha këto varg e vijë, tregojnë papjekurinë e delegacionit tonë, i cili e solli këtë dialog në krizën më të thellë. S’do mend se delegacioni ynë, përherë ishte i papërgatitur dhe asnjëherë nuk pati vision të qartë për Kosovën dhe për marrëveshjet e nënshkruara. Anda, ne, dalëngadalë me këtë dialog e kemi ofruar Serbinë, që Kosovën ajo ta konsideroj si pjesë përbërse të saj, kur politikanët serb, e sidomod Gjuriq, hyn në Kosovë, sin ë “bashqe të babes”, duke kërcnuar dhe duke i nënçmuar vazhdimisht institucionet e Kosovës! Aq liri të mdhe ka marrë qeveria e Serbisë, e sidomos Vuçiq, i cili me aq lehtësi i jep ultimatum Qeverisë sonë, se deri më 15 shkurt nëse nuk formohet asociacioni i komunave serbe, serbë e Kosovës do ta formojnë asociacionin!!! Në këtë liri të tepruarata e ndërtuan edhe murin në pjesën veriore të Mitrovicës, apo edhe para do ditësh në Francë u arrestua Ramush Haradinaj  me kërkesën e Serbisë.  Pra ky dialog ia hapi udhën Serbisë të bën çfarë të dojë në Kosovë!!!

Patjetër të ndryshohet formati i bisedimeve dhe  formimi i ekipit të ri për dialog

Pa mëdyshje, bisedimet  e gjertanishme me Serbinë, Kosovës, nuk i sollën asgjë  konkrete Kosovës. Por, që, në tërësi, duke biseduar për punët e brendshme të Kosovës, e lejuan Serbinë, që të afrohet sa më afër Kosovës dhe që ajo tani ta konsiderojë edhe si pjesë përbërëse të saj. Me këto bisedime, ne ia mundësuam Serbisë, që ajo me sjelljet e saja, të shprehet aq lirshëm kundër Pavarësisë, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Tani kemi ardhur në një situatë, të themi mat pozicion, kur dialogu në këtë mënyrë nuk ka fare kuptim. Dhe, sigurisht, për dialog të ardhshëm, kërkohet që urgjentisht, një format tjetër dialogimi, dhe se kërkohet një formcion tjetër, duke e përfshirë; pozitën, opozitën, shoqërinë civile, pra një formacion gjithpërfshirës. Vetëm kështu, të bashkuar, do të jemi më unik dhe do ta bëjmë Kosovën me të vërtetë të pavarur.

Boll më me kompromise me Serbinë. Ne jemi shtet dhe kërkohet që gjithsesi të sillemi si shtet. E, nëse në, me të vërtetë sillemi si shtet, atëherë, dialogu me Serbinë, do të ketë kuptim dhe gjithsesi do të sjell rezultate. Në të kundërten, vaj halli për shtetin e Kosovës dhe për popullin e saj… 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat