Në Kornizën e Heronjve

Opinione

Në Kornizën e Heronjve

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 janar 2017 Në ora: 23:37
Haki Bunjaku

Nuhi Berishën dhe Rexhep Malën, që tashmë në kornizën e heronjve,i njoha që të dy, por vetëm sipërfaqësisht.

Kur unë ligjëroja në Gjimnazin e Gjilanit, Nuhiu ishte nxënës i zellshëm, plot shëndet e simpatik.Më vinte në orë mësimi dhe dinjitetshëm kërkonte ndonjë shok për futboll.

Ishte i qeshur dhe kurrë nuk e rrefuzova.Shumë vonë mësova se kush ishte Nuhiu.

Te Rexhepi ,kur ishte baca Mehmet gjallë,kam bër edhe konak.Ishte i rrëmbyeshëm nëse preket në tehun nacional.

Këtu nuk pranonte kompromis.

Për Rexhepin e kam dijtë që është në ilegalën,ndonëse ndaj meje nuk është hapur.Ndërsa për Nuhiun mësova vetëm mbas vrasjes.

Rexhepi,në Hogosh,si fëmijë tregonte paksa natyrë të rrebeluar.Ishte i rrëmbyeshëm dhe trim i pakrahasueshëm.

Bashkë me Nuhiun,në vitin 1983 ishin në Zvicërr,por pas vrasjes së vëllazërve Gërvalla e Kadri Zeka,nuk gjetën rehati shpirtërore,larg atdheut.

Prandaj u kthyen që të japin kontributin aty ku duhet,apo u kthyen që ta përqafojnë vdekjen trimërisht e në mënyrë heroike.

Kështu treguan sesi vdiset për lirinë e Atdheut,nga qëndrimi heroik i të cilëve do të inspirohen breza e breza.

Ata me punën dhe veprimin heroik u mbyllëll lavdishëm në Kornizën e Heronjve.

Gjilani im më së miri din dhe i përkujton dinjitetshëm herinjët,që shumë prej tyre u martirizuan në janar.Prandaj në nderim të tyre mbahet rivista kulturore,tashmë tradicionale:

„Flaka e Janarit“.

Përshëndes të gjithë heronjët dhe u shprehu lavdi!

„Flakën e Janarit“ e përgëzoi, prej së largut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat