Frankfurti zulmëmadh dhe Selanikia (Selonikia) sharmante dhe tepër ekzotike nga Tesalia e Greqisë

Opinione

Frankfurti zulmëmadh dhe Selanikia (Selonikia) sharmante dhe tepër ekzotike nga Tesalia e Greqisë

Nga: Agron Shabani Më: 14 janar 2017 Në ora: 08:01
Agron Shabani

Nën shkëlqimin dhe impresionin e papërmbajtur të dritave ose atyre shandanëve dhe llambadarëve të stolisura prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe qëndrojnë ndezur ditë e natë, nga stacioni i tij qëndrorë që ndodhët i ngritur ose i shtrirë në pjesën dominante ose ekskluzive të qytetit, i soditi dhe shijoj bukuritë dhe atraksionet e shumëta arkitektonike, muzeale, sakrale, kulturore, historike, planetare ose kosmpolitike të Frankfurtit mbi Majnë në Gjermani... Ku pos simfonisë ose harmonisë së pashoqe në mes të resë (modernes) dhe të vjetrës ose klasikës që vazhdimisht pucën ose gërshetohën në sfond, të pelqejnë dhe fascinojnë aq shumë gradaqelat, objektët, tempujt ose godinat e ndryshme monumentale dhe impozante që ia shtojnë akoma më shumë sharmin dhe shkëlqimin e njohur botërorë ose planetar metropolës së njohur të Frankfurtit mbi Majnë....Në Frankfurt mbi Majnë se këndejmi, ndodhët edhe selia kryesore e bankës së përbashkët evropiane dhe asaj gjermane. Aty është edhe kisha ose katedralia e njohur e Shën Palit (St.Paulus Kirche) së bashku me selinë ose reizidencen e dikurshme të parlamentit të përbashkët gjermano-austriak, universiteti i njohur "Göethe" i Frankfurtit si dhe shumë e shumë tempuj, godina ose objekte të tjera më peshë monumentale ose historike. 

Në këtë frymë ose simbiozë të shkëlqyer kulturore, historike, planetare ose kozmopolite, Frankfurti mbi Majnë të ngjanë në "teatër" ose ne një "libër të hapur" ku gjithëmonë mund të shkruhen gjëra të reja, gjegjësishtë, të pashkruara ose të pathëna. 

Ndërkaq, "orkesrta" ose "ansambli" i avionëve (ajroplanëve) të shumtë nga e gjithë bota në Ajroportin e Madh të Frankfurit së bashku me "baletin e yjeve" të panumërt në qiellin e pafund, të bëjnë të kujtosh dhe kuptosh edhe njëherë se sa të afërt me njëri tjetrin janë njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit. 

Ndërkohë që sytë e bukur të gruas (femres) së panjohur në anën tjetër të tavolinës që me shohin (shikojnë) ose rrezatojnjë vazhdimisht, sikur kanë deshirë të me flasin ose thonë dicka. Si një pikë e madhe cuditëse (!)- ngrirë dhe e stepur për vendi, në anën tjetër të tavolines (tryezës) së një caffe-restoranti ekskluziv në qendër të Frankfurtit, ndodhët e ulur femra (gruaja) e panjohur sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike që thithë vazhdimisht tymë cigarësh "Marlboro" dhe pi kafe "expresso". Duke me parë ose shikuar kohëpaskohe drejt në sy. Tek me shikon e zhytur dhe përhumbur dikund në mendime dhe kujtime me ata sy të saj ngjyrë kalter në të zezë, ia ofroj një cigare në vazhdim si për të shfletuar ose zbulura një trohë nga soditjet, meditimet ose intimiteti i saj. "Ju falemnderit për cigaren!"; me thotë gruaja e panjohur për të vazhduar me "tuf-tuf" ose thithjet e njëpasnjëshme të tymit të duhanit ose nikotinit. Për t´më treguar një trohë me vonë për emrin ( Selanikia ose Thesolinikia) dhe origjinën e saj nga Selaniku i Greqisë. 

E paskeni emrin e bukur! Emrin e Selanikës (Selonikes)- motrës së bukur viskoze, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike të Aleksandrit (Lekës) të Madh nga e cila thonë se e ka marur emrin edhe metropola e njohur e Selanikut." I thëm në vazhdimi grekës pikante dhe tepër magjepëse, duke e bërë të qeshej me kënaqësi. "Ku e dini ju këtë histori?! Ndaj, ç´mendim keni mbi kulturën dhe historinë greke, ju lutëm?! Me pyet në vazhdim gruaja (femra) e re greke në anën tjetër të tavolinë.

" Nëse në Athinë kanë lindur "polisi" (shteti), politika, historia, filozofia, skolastika dhe kështu me radhë....Në Selanik ato janë shkruar, hartuar dhe formuluar. " Do i përgjigjëm në vazhdim Selanikës (Theselonikës) sharmante dhe ekzotike nga Thesalia ose Selaniku i Greqisë, duke i folur në vijim mbi Aristotelin, Aleksandrin (Lekën) e Madh, Selaniken (Theseloniken), Filipin e Dytë, Olimpinë dhe të tjerët që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e lashtë të Selanikut, Greqisë dhe tërë botës. Duke ia cekur ose rikujtuar në sfondin Zeusin (Zotin) së bashku me Malin ose Majën e Lartë të Olimpit që e prek ose e mer në prehër ose përqafim hyjnor ose profetik qiellin e madhërishëm të Zotit, Tesalinë (Thesalinë) ose Maqedoninë Lindore, Epirin, Janinën, Kretën, Korfuzin ose Korintin dhe historitë ose kronikat tjera që i bëjnë të përbashkëta "t´veçantat" ose "specifikat" e ndryshme antropokulturore, antropohistorike dhe të tjera në mes grekëve (helenëve) dhe pellazgo-iliro-shqiptarëve si dy popuj të lashtë dhe historik në ato hapësira të njohura të kulturës dhe civilizimit të herëshëm.

Në fund u pajtuam që të ndahemi ose përshëndetëmi si miq me njëri tjetrin unë dhe Selanikia (Selanikasja) intelegjente dhe tepër sharmante dhe ekzotike nga Selaniku i Greqsië pa e përjashtuar mundësinë e origjinës së saj shqiptare. 

Selanikia (Selonikia) si me tha ishte sociloge dhe pedagose sociale gjë që më bëri të ndjehëm mirës dhe i relaksuar paksa nga njohuritë dhe bashkëbisedimi ynë spontan në Frankurt të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat