“Treni rus”, është “fake news” me qëllime për të fuqizuar qeverinë e Kosovë

Opinione

“Treni rus”, është “fake news” me qëllime për të fuqizuar qeverinë e Kosovë

Nga: M.A Gëzim Mekuli Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:19
M.A Gëzim Mekuli

“Treni rus”, “opracioni barbarosa” është një element i “fake news” me qëllim për të fuqizuar qeverinë quislinge të Kosovës. Opinioni publik është i mashtruar në plotëni.

Përse ky “tren” tani me figura religjioze e me sllogane në gjuhën shqipe?

Duhet të ndalim qeverinë tani! Sepse “treni rus” është i porositur nga “spin doctorët” e qeverisë së Kosovës …. për qeverinë e Kosovës e per ta ndihmuar qeverinë e Kosovës për fushatën e nesërme parazgjedhore.

Qeveria quislinge e Kosovës duhet të dorëhiqet tani për shkak të bashkëpunimit sekret me zyrtarët e Beogradit, për ta ndihmuar qeverinë e Kosovës që të qëndroj edhe ca në pushtet. Efekti psikologjik i “trenit” ka qëllime retorike dhe është reklamë e fshehur nga Serbia për regjimin e Prishtinës.

Ky lajm i rremë, e ky “tren rus”, ka elemente me qëllime retorike. Eshtë lojë me fjalën dhe me fotografinë. .Eshte “fake news”- Ëhtë lajm i pavërtetë. Retorika kërkon cdoherë publikun. të kërkon mua dhe ty. Përmes publikut retorikasi (ne këtë rast Beogradi dhe Prishtina) dëshiron të na bindë e të  ndikoj në publik “për dicka” që nuk e dimë: e kjo dicka-ja është që në opinionin publik, nesër, kur e kërkon “situata retorike”, qeveria e Kosovës të paraqitet si “e fortë”, si “e ligjjshme”, “me autoritet shtetëror”. Dhe, më e rëndësishmja të paraqitet se ka guxim di të thot, JO!

Pra “spin doktorët” e Beogradit dhe të Prishtinës, kanë sajuar këtë klimë, këtë agjendë e “këtë problem” fiktiv¨. Efektet e këtij lajmi retorik e të rremë , do të jenë të fuqishme nesër ose pasnesër nëpër fjalimet e PDK-së dhe të LDK-së gjatë fushatës zgjedhore. Këta aktorë politik do të përdorin këtë sajesë retorike (“ndalimin e trenit”)  si fitore të madhe të tyre politike karshi Serbisë…. Efekti dhe ndikimi në publik do të jetë i madh, fatkeqësisht shumë i madh….

Publik i nderuar

Serbia eshte “ulur këmbëkryq” në Qeveri të Kosovës, kjo ska dyshime, por me e keqja është se si kjo qeveri po mbijeton?!

Ndoshta, ndër tjerash,  përmes lajmit të rremë (fake news)?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat