Çfarë pas trenit???

Opinione

Çfarë pas trenit???

Nga: Haki Bunjaku Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:57
Haki Bunjaku

Or byrazera, trokitni në dyert e mëdha të SHBA-ve, se na rrou dreqi për shtatëqind pranvera!

U krijuan institucionet paralele në veri të Kosovës dhe nga institucionet tona u morën për hiç gjë, ndërsa Veriu u popullua me kriminel e me polici sekrete.

Lindi Asociacioni i komunave serbe dhe këtu nuk pati kundërshtim bindës. Dështuam.

U ndalua qarkullimi mbi lumin Ibër dhe nuk është marrë asnjë veprim serioz që të lirohet ura për qarkullim të lirë.

Nga institucionet na vinin premtime joshëse e krejt boshe; se në këte muaj jo,por mbas treve e pastaj mbas gjashtëve e kështu në vazhdimësi, ndërsa ura rrinte e rri e bllokuar dhe ruhet nga rojet special çetnike.

Zullumi nga Serbija vetëm vjen duke u trashë.

Tash edhe muri ndarës, kurse paria jonë përgjumet, apo nuk do ta prishi kontratën sekrete me Serbinë?!

Siç numronte ai fakiri në tespih:kokërr mbas kokrre, dhe në fund kur i erdh  ajo e madhja tha: -Fup.kokërdheci i madh!

Të gjithë e pamë, por nuk e dijmë se çfarë të këqijash e çfarë sherri i vie përmas tij?

Ky provokim i drejtëpërdrejtë nga agresioni i Serbisë, nuk është për t'u nënçmuar. Prandaj nuk ka vend për ovacione me kthimin e trenit. Të presim çka vjen pas.

-O Hashim “presidenti”, ku e ke Republikën, pavarësinë? Po me ushtrinë ç'po ngjet, a po pret me ta formue Zajednica, pjesë e së cilës je?!

Leje mashtrimin, korrupcionin, vjedhjen, krimin e Shikun se nuk je i aftë me udhëheq.

Nuk ka shtet pa Republikë dhe Republikë pa ushtri.

Lufta po troket në derë e ti a me rrena do të luftosh??

Të formohet Ushtria jonë një sahat e më pare dhe të ndërprehet vjedhja e buxhetit, por me atë të blehen armë!

Mos luani me fatin e Kosovës dhe me popullatën e saj. Mjaftë një luftë shkatërrimtare për ne e në dobi të Sërbisë, or drejtori politik i ardhur nga UDB-ja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat