Ndodhë edhe kjo mu sot

Opinione

Ndodhë edhe kjo mu sot

Nga: Islam Fejzullahu Më: 15 janar 2017 Në ora: 17:09
Treni serb

Me rastin e përvjetorit të masakrës mbi popullatën shqiptare në fshatin Reçak nga regjimi paramilitar, mercenar, ushtarako-policor i Millosheviqit, shteti serb në vend kërkim falje per atë çfarë bëri  19 vite më parë, ajo akoma terrorizon jo vetem Kosovën, por edhe luan me tërë bashkësinë nderkombëtare, duke provoluar hapur dhe dike gënjyer hapur para botes sikur në kohën ma të egër të kryekriminelit Millosheviq.

Mediat vendore çdo ditë e më fuqishëm japin dëshmi, informacione fotografi edhe personale, por edhe aso kolektive për gjithçka që ka ndodhur në Kosovë dhe rreth Kosovës që nga ardhja e Millosheviqit në krye të politikës ish jugosllave e deri në ditën e sotme kur: Serbia e frymëzuar nga Rusia dhe e përkdhelur nga BE-ja filloi një fushatë të pa parë provokuese, destabilizuese si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, por edhe  në qarqe ndërkombëtare pa qarë kokën fare se  hapur po provokon në destabilizimin e rajonit në përgjithësi dhe Ballkanit në veçanti.

Se këto ditë ishte aktualiteti i javës së parandalimit, pastaj arrestimit më vonë edhe lirimi me kusht i diplomatit, i qytetarit të Kosovës nga shteti francez me pretekst në bazë të fletarrestit të Serbisë, me ç’rast Serbia kërkon me ngulm eskadrimin e tij në Beograd për t’u gjykuar nga gjyqi serb gjoja se drejtësia ndërkombëtare nuk paska gjykuar drejt në dy raste ndaj atij të akuzuari ku edhe në të dyja hërë u shpall i pafajshëm. Se me pastaj Kryeministri serb me një retorikë tani gënjeshtër rreth rastit Panda në Pejë të vitit 1998, tani gjoja e paska ”zbulua” të vërtetën mbi atë krim makabër të kryer atëbotë nga forcat serbe(nën urdhërin e Millosheviqit) që t’u mveshet me pastaj faji shqiptarëve në mënyrë që Millosheviqi të fillojë hapur gjenocidin dhe spastrimin etnik të Kosovës nga populli shqiptar.

Mediat vendore  tani duke cituar ato serbe dhe tjera dalin me argumente rreth këtij rasti duke sjellë edhe fotografitë e akterëve të urdhër-dhënësit dhe të kryesit të atij krimi pikërisht nga regjimi serb i Millosheviqit për bashkëpunëtorët e tij(shefi i sigurimit dhe kryesi i veprës). Se sot në një përvjetor të një masakre të kryer pikërisht nga po ai regjim mbi popullatën e pafajshme shqiptare të fshatiti Reçak u zbulua një lapidar i një personaliteti i cili ndërroi kahjen e historisë pikërisht nga ajo ditë kur bëri me dije se krimit i erdhi fundi ishte pikërisht ambasadori Willam Walker.

Se  pikërisht në këtë ditë të kryerjes se atij krimi makabër shteti serb ka pregatitë surprizë provokuese për Kosovën me institucionet e saj  duke i alarmuar se nga sot fillon qarkullimi i vijës hekurudhore Beograd- Mitrovicë me një tren rus i dedikuar pikërisht për këto provokime dhe për destabilizim të rajonit, sepse ai tren më së paku i ngjan një mjeti transportues udhëtaresh i stërmbushur me provokime pankartash edhe ma banale që mund të mendojë një njeri normal! Këto media vendore me vigjilencë po përcjellin dhe raportojnë me rregull se çfarë do ndërmarrin institucionet vendore në Kosovë me rastin e këtij provokimi më të ri mu sot kur si e cekëm më lartë populli përkujton  viktimat e një krimi makabër të po këtij shteti (Serbisë) me të gjithë arsenalin ushtarak paramilitar mercenar e policor nga Serbia në kohën kur tërë bota demokratike intervenoni që të  ruhej qetësia dhe paqja në Kosovë, duke u përpjekur të ndalet kryekrimineli i Ballkanit të mos kryejë gjenocid e terror sikur bëri në Bosnjë.

Çfarë presin institucionet e pushtetit të Kosovës duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, kryeparlamentari e deri tek ai deputeti i fundit të cilët kanë marrë votën e popullit për të drejtuar këtë vend dhe këtë popull. Vallë mos këta njerez në institucione po presin që sërish të ndodh diçka shumë e rëndë, e madhe, tragjike që të nxitë bashkësinë ndërkombëtare  të reagojë prapë? Jo ore se BE-ja dhe OKB-ja janë pikërisht në Kosovë dhe po ju vëzhgojnë juve se deri kur do mbusheni mend dhe t’i ktheheni shtetit dhe popullit tuaj e të hiqni dorë nga korrupsioni, krimi, hajnia…!

Fundja BE-ja ua çeli sytë me gisht tani kur ju ka futur në grackë juve si institucionarë duke iu nxitur qetë bëni dialog por jo ta tradhtoni popullin dhe vendin për aspirata dhe përfitime personale dhe për karrierë të pistë. BE ka aranzhuar dialog për ata të cilët kanë mend në kokë dhe veprojnë për  veten dhe popullin e vendin e vet e jo për servilet dhe bashkëpunëtorët e armikut. BE-ja ka aranzhuar diplomaci që bisedimet të sjellin paqe, perspektivë për të gjithë, jo për pasurimin individual. Populli i hipnotizuar nga vetë “ institucionaret e shtetndertimit-shkatërrimit" sikur janë futur në gjumë të thellë dhe nuk shohin as dëgjojnë se çfarë po ndodhë rreth tyre. Mu sot gjithçka e pazakontë po ndodhë në Kosovë pikërisht duke iu falenderuar institucioneve të pushtetit që drejtojnë shtetin e Kosovës.

Sot në Reçak përkujtohen viktimat e terrorit ma makaber të atij fund shekulli nga ai pushtet serb gjenocidial, ndërsa sot  po ai shtet prëgatit surprizën provokative të radhës kundër popullit shqiptar të Kosovës në veçanti por edhe kundër popullit shqiptar në Ballkan në trojet e tyre në përgjithësi. Të shpresojmë se më në fund këta pushtetarë te sotëm në institucionet e Kosovës do të vetdijësohen dhe të tregojnë fytyrën e vërtetë si pushtetarë që janë të zgjedhur nga populli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat