Treni i shizofrenisë serbe mbetet mbi binarët e Rashkës

Opinione

Treni i shizofrenisë serbe mbetet mbi binarët e Rashkës

Nga: Ismet Haziri Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:19
Treni serb

Pa dyshim se dje ishte një ditë e veçantë për qytetaret e Kosovës dhe në veçanti për gjithë shqiptarët. Pritshmëri ishin edhe përtej Kosovës por me emocione të ndryshme, informacionet ishin te pakta, portalet mbeten i vetmi burim informacioni me tenedencë spekulative dhe rrjedhje të tjera informatash të paklasifikuara, si do që të jetë, e bukura është se i famshmi tren përshkojë trajektoren Beograd-Rashke i luluar dhe i dekoruar me tërë arsenalin fashizoid serbe duke shprehur albanofobin që  nuk është e re, ngase intelektualet serbe duke propozuar projekte të ndryshme antishqiptare si Jovan Cvijici, Vaso Cubrillovici, Ivo Andric, Vukotic, Steva Miljevic dhe Dobrica Cosic, por ja që projekti i djeshëm i Vucicit nuk kalojë.

Nuk kaloi ngase me shqiptarët po shijojnë  lirinë reale, po ngritin kapacitete dhe struktura  shtetërore dhe se populli shqiptar i Kosovës duke shijuar  lirinë si gjithherë janë te përkushtuar që të bëjnë edhe sakrificën me sublime. Si do që të jetë, në rrethana te pakëndshme politike dhe te politikëberjes dhe me një situatë korruptive dhe kriminale brenda shtetit, dje Kosova tregoi botërisht guximin se është shtet.

Të gatshme ta ndalojnë trenin me pozicionimi i trupave speciale në kufi është krenari kombëtare dhe dëshmi se ne duhet të mendojmë si shtet ma shumë për trupa  dhe pajisje luftarake moderne që të mund të ndërtojmë atdheun tone të sigurtë. Shteti duhet të mendojë për strategjinë e mobilizimit, burrat e grat dhe djemtë e vajzat e Kosovës kurrë  nuk do t’i dorëzohen Serbisë fashiste,  por janë të gatshme që me flakën e pushkës t’i përgjigjen çdo agresioni, për këtë gjithsesi se duhet bërë prëgatitje paraprake  që secili banor i Kosovës  i aftë për detyra mbrojtës të atdheut të ketë njohuri elementare për mjetet dhe pajisjet luftarake, minuse dhe kontaminuse që të kenë mundësi të japin kontributin e duhur  në rast mobilizimi.

Përndryshe, dita e djeshëm nga ankthi u kthye në shkëlqim me rreze që ngrohu shpirti e secilit qytetar të Kosovës që e njeh këtë shtet  atdhe të vetin dhe për të gjithë shqiptarët. Behania që rrjedh nga profiteret politik dhe disa analistëve që kanë  pritur se Kosova do të dorëzohet para këtij akti të Serbisë nuk e zbeh shkëlqimin e lartpërmendur, të tillët edhe mund të jenë të dëshpëruar, por kur diçka bëhet mirë për Kosovën  edhe nuk do të ua varim shumë. Tendencat  apo muhabetet  për meritokracinë e djeshme  le t’i adresohet djemve të popullit në njësit  speciale duke i qëndruar me trimëri dhe profesionalizëm në mbrojtje të kufijve të Atedhut.

Dikush ka shkruar dhe prononcuar se ka pasur shkelje kushtetuese ne urëdhër-dhënie,  mendoj se kjo është e thjeshtë Hashimi, Isa e Kadri Veseli  edhe nesër dhe përditë të bëjnë shkelje kushtetuese kur është në interes të shteti dhe kombit, i kisha uruar që nesër me dekret ta shpallin transformimin e FSK në ushtri apo armatë edhe të quhen forca të armatosura të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat