Treni “i zi” le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim

Opinione

Treni “i zi” le të na shërbejë kambanë për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim

Mikel Gojani Nga Mikel Gojani Më 16 janar 2017 Në ora: 13:06
Treni serb

Qe, Serbia nuk heq dorë nga planet e saj hegjemoniste tregojnë edhe disa sjellje të saj në raport me shtetin e Kosovës. Provokacionet e Serbisë karshi Kosovës, madje këto të kohëve të fundit që janë shumë të pranishme, ku përmes kësaj politike Serbia po e tregon fytyrën e vet, përkatësisht po tregon që është burim i konfliktit, jo stabilitetit dhe provokimit.

Edhe politika aktuale serbe, nuk dallon nga ajo politika e satrapit të Ballkanit, S. Milosheviqit, sepse edhe pas kaq vitesh të ikjes së asaj ideologjie shoviniste, edhe kjo politikë aktuale serbe nuk po dallon nga ajo e së kaluarës. Këto sjellje të politikës së Serbisë dëshmon argumentin se ky shtet jeton me të kaluarën e errët, konfliktuoze dhe destabilizuese.

Këto sjellje të politikës aktuale serbe, duhet të na shërbejnë si një vetëdijesim që edhe ne për ta ndryshuar platformën politike dhe filozofike. Duke e kuptuar realitetin që Kosova është në rrezik nga ish-okupatori i deridjeshëm, është obligim yni që më pak të merremi me vetveten, sipse siç thuhet në një thënie të hershme, “lumi fle, armiku s’fle”. Prandaj, do të kishte qenë mirë që subjektet tona politike të ndërtojnë një platformë të përbashkët kombëtare, sepse unifikimi ynë do të na bëj edhe më të fortë dhe më të qëndrueshëm ndaj cilësdo sfidë që na paraqitet.
Me këto provokime të fundit që i ka demonstruar Serbia ndaj Kosovës, janë sinjal që ajo ka hartuar projekte me qëllim destabilizuese për Kosovën. Këto yshtje të Serbisë në raport me ne, janë si produkt i politikës sonë së troshitur dhe të ç ‘orkestruar. Po ashtu, kësaj politike aktuale serbe i ka kontribuar edhe koncesionet e shumta që udhëheqja jonë i ka bërë në raport me politikën Serbe.

Prandaj, kemi nevojë që ta shtrojmë vigjilencën dhe kurdo që e kërkon nevoja të sillemi në mënyrë unike dhe shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e e këtij vendi, të cilit i kemi borxh shumëçka. I kemi borxh atij gjaku të kuq të derdhur më të shtrenjtit të këtij vendi, sakrificës, flijimit, angazhimit të brendshëm dhe të diasporës sonë, që kanë bërë investim të madh për këtë ditë. Borxh ju kemi edhe miqve tanë ndërkombëtare, SHBA-be, Europës dhe gjithë botës demokratike, që na kanë na kanë ndihmuar në udhëkryqin më të madh historik, ku falë ndihmës së tyre, Kosova ndryshoi epikën e saj historike, që ishte një ëndërr e kamotshme e brezave tanë.

Kështu që, këto sjellje të javëve të fundit të Serbisë, edhe ky i sotmi me këtë trenin e “zi”, janë një kambanë alarmi për ne që në raport me Serbinë akoma na presin sfida dhe provokacione, mirëpo vetëm uniteti ynë kombëtar na ndihmon që ta kalojmë këtë rubikon politik në raport me politikën hegjemoniste serbe, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet për të kuptuar se akoma jemi në konflikt jo me një politikë civilizuese, por me një politikë të mentalitetit tipik millosheviçian.

Prandaj, për hir të kauzës, kambanat e arsyes na japin alarmin për vetëdijesim, ndërgjegjësim dhe veprim me platformë unifikuese dhe gjithë nacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat