Te ura, te ura vraponi o burra!

Opinione

Te ura, te ura vraponi o burra!

Nga: Haki Bunajku Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:44
Haki Bunajku

Ibrin e ngratë që në vaj e lat.

„Ibri qan e nata derdhet në qetësi,o pse Ibër qan kur pran teje jetën kemi me lan.“(Fahredin Gunga)

Artistikisht bukur, por neve në praktikë larg na luejti puna.Mbetëm kërrkund hiç.Vetëm të jemi pjesë e lamentit,ndërsa lamenti nuk është kredi e burrit(më mirë,tash të thuhet e mashkullit).

Çdo sëmundje po të kurohet nga fillimi, shërimi është më i garantuar.

Hivzi Sylejmani, shkrimtar i spikatur e njeri shumë autoritativ edhe në aspektin atdhetar. Me profesion ishte jurist,ku dallohet për profesionalizëm në gjykimin e mrapështive.

Ai i dënonte gjërat e vegjla dhe i dënonte për gabime të vogjla dhe thoshte në arsyetim;-se po u rritën pa i ndëshkuar,dëmi bëhet i madh, që as në aspektin edukativ nuk ka ndikim.

Paria jonë nuk reagoi për provokimet që bënte Serbia, njërin pas tjetrit.Mbase u dukeshin te vogla e pa rëndësi.

Hajt se kalon! Kaja nënën! Por,kur ia flugu trenin hukubet,me shkarravina çetnike:-O bobo çka na gjet.

PSH.

Një serb në Vraj,shitorën pranë rruge,ku shqiptarët blenin e gjërat e nevojshme.Ai shpejt ndërtoi një shtëpi moderne katërkatëshe.

Po e pyesin:-Komsho me çka e ndërtove gjithë këte bina?

-Me kaja nënën!

Shko shqiptarët me ble dhe mos merr kusurin,po i thonin:-Leje,hajt kaja nënën.Dhe me këte shtëpia u ngrit në katër kat e Mitrovica për sa kate po zvoglohet?

Paria jonë e përgjumur hapni sytë se Serbia ua shtini ujtë nën çergë dhe kur të lageni,u prishet rahatia e ndejës,por prishet edhe vendi.

E tjetër vend ska.

-Hajt kaja nënën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat