Fat në tragjedi

Opinione

Fat në tragjedi

Nga: Haki Bunjaku Më: 17 janar 2017 Në ora: 07:56
Haki Bunjaku

(Kadri Zekës në 35 vjetorin e gradimit Hero i popullit)

=1953-1982=

Kadri!

Këtu u gjete ti

35 vjet jetë heroi plot lavdi.

17 janarët vijnë e shkojn,por ti mbetesh i Madh aty.

Edhe Poliqka jote merr jetë krenarije në ty!

Ishe vetëm 29 vjet,pa e përfunduar rininë, kur shkele në vdekje.(Në pavdekësi).

Vdekja të zuri befas në rrugën e lirisë.Që ky ishte epilogu yt; Fat në tragjedi,sepse ky fat në tragjedi ta dha trajtën e heroit që nuk vdes kurrë.

Ka lloj-lloj vdekjesh: në aksident,me kokë në jastëkun e butë,në ujë a në mal dhe në hasmeri mexhe etj.Po qe gati asnjëra nuk çon peshë.

Vdekja jote në rrugën e lirisë ta ngriti lavdinë deri në gradën e heroit,të flakadanit të lirisë.

Lufta dhe vdekja nuk ju ndan me vëllazërit Gërvalla,ndërsa politika po,prandaj edhe nuk keni varrezat e përbashkëta.Sa keq!

Mërgata shqiptare,familja dhe mbarë shqiptarët u ngarkuan me dhimbje.Ndërsa Perëndimi u trand nga themeli dhe nga përgjumja e gjatë.

E kuptuan se qenka një popull(shtet) vrastar dhe një popull i ndjekur,njerëzit e të cilit po i vrajkan kudo që i takojnë.

Të veshi kostumin e bronzët,që aq bukur të rri mu në sheshin e Poliqkës,ku edhe shtëpia tu shndërrue në muze.

Çdo 15 prill shtëpia muze e jotja,Kadri vërshohet nga dashamirët tu nga të gjitha anët e shtresat,ku të gjithë sikur marrin nga një copë krenari.

Të gjithë të përulën në falënderim!

Fati të deshti që të jeshë i tillë,Poliqka të deshti trim hero e martir,e cila shkëlqen në lavdinë tënde.

Tash,Kadri ke një jetë ndryshe,plot lavdi,në librat,në rrugët,në sheshet,në shkollat e univerzitetet.

A s`është kjo lavdi e krenari për familjen,rrethin e për tër popullin.

Po e prarafrazoi një thënje të poetit bohem,Fahredin Gunga:

 Tash vene dorën në zemër dhe pyete vetën :-A ka vdekje më të mirë se me vdek për liri?!

Çfarë na thue këtu ti Kadri Zeka,krenaria e veprimeve dhe rritjeve të mia?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat