Parashikimet e tyre në mbrojtje të vërtetës historike

Opinione

Parashikimet e tyre në mbrojtje të vërtetës historike

Nga: Xhafer Leci Më: 17 janar 2017 Në ora: 08:23
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Këta tre ideologë të kombit tonë, Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, kishin mësuar për veprimet mesjetare greko-serbe, për sundimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Ata duke qenë të vendosur për arritjen e progresit kombtar, për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve, do duhej demaskuar me fakte sundimin e politikës pushtuese serbo-greko-shoveniste. Atëherë' domosdoshmerisht do duhej përgatitur popullin mendërisht për t'i hyrë kësaj udhe të vështirë dhe me pasoja të mëdha, deri tek çlirimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Duke parë se, as pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia komuniste titoiste, në raport me shqiptarët, nuk kishte ndyshuar nga sistemi i mbretërisë të Jugosllavisë Serbo-Kroato-Sllovene, e cila kishte ushtruar gjenocid, vrasje, burgosje e shpërngulje, ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Pjesëmarrja në bashkëqeverisje e udhëheqësve shqiptarë të partisë komuniste të Jugosllavisë, ishte tërësisht e trullosur, mbas njëfarë "bashkim - vëllazërimi", të cilët nuk e kishin kuptuar, apo nuk donin ta kuptonin,  se ajo parullë, ishte vetëm një gënjeshtër e radhës, e sajuar nga Beogradi, për mashtrimin e më tejmë të shqiptarëve.

Për arritjen e barazisë kombëtare, do duhej mobilizuar popullin. Populli pas demonstratave të vitit 1968, të shtypura me dhunë ushtarake e policore nga Begradi, duke parë se ato nuk na sollën kushedi se çfarë rezultatesh progresive. Sikur edhe demonstratat e vitit 1971 në Kroaci, kundër të cilave Beogradi përdori po ashtu dhunë policore dhe ushtarake. „Po citoj shkrimtarin kroat Branko Horvat, cili në librin e Tij me titull „ Kosovsko pitanje“ botuar në vitin 1990, shkruan: „Shqiptarët në Jugosllavi jetonin sikur të ishin zezakë të Afrikës së Jugut gjatë kohës së Aparteidit“.

Atëherë në pranverën e vitit 1981, u rioganizuan demonstrata nga këta tre ideolog udhëheqës të Mërgatës tonë, këtu në Perëndim. Mos të harrojmë të përmendim edhe veprimtarë, organizatorë, e atdhetarë  të tjerë të hershëm të Mërgatës tonë, si z. Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Kryetar i Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, tash i ndjerë, ndjesë pastë, Heroin e Kosovës Enver Hadri dhe dëshmorët Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti !

Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, zgjodhën mënyrën dhe rrugën më të mirë organizative, nëpërmes demonstratave e protesta paqësore, për internacionalizimin e çështjes Shqiptare, në veçanti të Kosovës, nëpër shumë vende të Perëndimit.

Aktiviteti i tyre nuk ishte krejt ilegal, siç e quajmë neve koha e ilegalës. Këto tri përsonalitete atdhetare e organizative, ishin publike nëpër protesta, tubime dhe botime. Përmes grupeve ilegale dhe kontakteve të tyre me mërgimtarë, besnik, atdhetarë e liridashës, protestat dhe demonstratat u bënin masive.

Këtu në Perëndim merrnin pjesë nga 500 deri në 4 mijë protestues. Bota perëndimore filloi të mendojë, sadopak, për padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve, gjatë historisë mijë-vjeçare. Demonstratat masive dhe paqësore u zhvilluan në gjithë hapsirën shqiptare, nën pushtimin dhe sundimin e Jugosllavisë diktatoriale titoiste. Mjerisht, vetëm në Shqipërinë e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, nuk u zhvllua asnjë demonstratë!? Dhe vetëm pas 6 javë dite, kur Beogradi filloi ta akuzojë Shqipërinë, për përzierje në punët e brendshme, atëherë Enver Hoxha e ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarëve.
 Demonstratat e vitit 1981 në Perëndim i dhanë mesazhe që qarta botës perëndimore, se shqiptarët janë të vendosur të punojnë deri në realizimin e të drejtave të tyre kombëtare. Beogradi me nervozizëm shihte internacionalizimin e të drejtave të mohuara, deri atëherë pak të njohura për Botën Demokratike. Prandaj, projektoi plane për vrasjen-eliminimin e këtyre Tre heronjve të Kosovës.

Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15, në udhëtim e sipër, me veturë, përmes radios gjermane, mësova për vrasjen e tre Jugosllavëve, në Untergruppenbach-Heilbronn të Gjermanisë. Të nesërmen mësova se, nga UDB-a Jugosllave ishin vra atdhetarët: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ishte ditë me borë, ngrica dhe mjegull. Nga dhimbjet që ndjeja, më dukej sikur edhe qielli po rëndonte mbi koken time. Pata fatin që i njoha, mora pjesë nepër demonstrata, dhe në ceremoninë e varrimit, bashkë me vëllain tim Balën, kushërinin Begun, Nami Ramadani, Jakup Biçkaj, Ibrahim e Jusuf  Shala, një mik imi, turk, Osman Helvaci e disa të tjerë. Aty i njoha edhe prindërit e tyre, Nanën Ajshe dhe bacin Pajazit Zeka, i njohur në popull si Ziti. Te varrezat, shumë njerëz po qanin dhe ishin të pikëlluar, po qaja edhe unë.

Më afrohet Qamil Isufi, kushëri i parë i Saime Isufit, të fejuarës së Kadri Zekës dhe më thotë "Xhafer pse po qanë?" I them "Po më dhembsën shumë këta tre patriotë që na i vrau shkjau." Qamili më thotë "Unë Kadri Zekën e kam pasur djalë tezeje.

Për informimin tim, për pjesëmarrje në demonstrata, ceremoni përkujtimore, për leximin e shtypit të kohës, të cilin e shpërndja edhe unë, e falënderoj shumë mikun tim, besnik e atdhetar shumë të çmuar Z. Nami Ramadani, nga Tenava e Tetovës, si dhe Bacin Selim Koca, nga Polaci i Drenicës, tash i ndjerë, ndjesë pastë.

Edhe pas vrasjes së Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, të tre Heronj të Kosovës, aktivitetet nuk pushuan. Demonstrata, protesta dhe shtypi për informin nuk munguan kurrë. Ato i organizonin Hasan Malaj, Saime Isufi, Sabri Maxhuni-Novosela, Abdullah Prapashtica, Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi, Emin Fazlija, Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrijaj-Budakova, Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi, e të tjerë. Demonstratat vazhduan edhe në kohën e pluralizmit të viteve 1990-ta, deri në çlirimin definitiv të Kosovës më 1999, dhe ato ishin  më masivet, që mbanë mend historia e Mërgatës.

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të heronjve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe çlirimin e vendit dhe popullit tonë !

Gjermani-Wendlingen, 17 janar 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat