''Ra ky 'mortë' e u pamë'', populli...

Opinione

''Ra ky 'mortë' e u pamë'', populli...

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:05
Ragip Guraziu

Pas provokimit që e shkaktuan vetë zyrtarët serb, me një tren që nga pala e Kosovës u konsiderua si provokues dhe shkelje e ligjeve, dhe pas reagimit të institucioneve të Kosovës që dërguan njësitë speciale për të ndalur trenin, pala serbe u detyrua që të zmbrapset. Por-serbët kanë një porosi për presidentin serb, Nikoliç: President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë....

 

Këto ditë , gazeta beogradase në faqen e parë, ka publikuar porosi anti luftë dhe kundërshtim ndaj fjalorit luftënxitës të presidentit serb, Tomislav Nikoliç

Pas provokimit që e shkaktuan vetë zyrtarët serb, me një tren që nga pala u Kosovës konsiderua si provokues dhe shkelje e ligjeve, dhe pas reagimit të institucioneve të Kosovës që dërguan njësitë speciale për të ndalur trenin, pala serbe u detyrua që të zmbrapset.

Treni me parollat provokuese për shtetin e Kosovës si “Kosova është Serbi” u ndal pa hyrë në Kosovë.

Por ky rast e nervozoi presidentin serb,Nikoliç, dhe te kreret serb, por tek qytetarët serb jo sepse tani qyteari është ai që më së miri njeh dhe lavdron apo gjykonë udhëheqsit e tij nga ai shtet,si tani në këtë rastë qytetarët e Serbisë,të lodhur nga luftrat e fundit të ish Jugosllavisë, u binden se diç me udhëheqsit politik serb nuk është në rregull,kur të gjitha luftrat deri më tani, llogaritur edhe këtë të fundit të UÇK-së,serbet ndaj shqiptarëve kanë humbur betejën dhe nuk mashtrohen lehtë tani qytetarët e serb dhe jo rastesisht i thonë presidentit serb,Tomisllav Nikoliçit, ju shkoni në luftë,neve na leni të qetë...

Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës të vendosur në këto momente

Njohësit  e sigurisë dhe analistët politikë kanë theksuar, se ky provokim i radhës i Serbisë, është matës për të parë se si do të reagonte pala jonë dhe hapi i parë drejt jetësimit “defakto” të iniciativës për krijimin e Asosiacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  Ata kanë theksuar  se ka ardhur koha që me Serbinë të qartësohen gjërat një herë e mirë, dhe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të ndërpriten menjëherë bisedimet në Bruksel.

Në vazhdën e provokimeve të shumta të kohëve të fundit, shteti serb, mbrëmë ka tentuar që të fus ilegalisht në terrritorin e Kosovës trenin nga Beogradi në Mitrovicë, për herë të parë që nga viti 1999.  Ndonëse, zyrtarët serb ishin shprehur të sigurt se treni do të shkelte në territorin e Kosovës, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe treni u kthye mbrapsht, meqë institucionet e Kosovës u mobilizuan për të mos ndodhur kjo.  Presidenti i vendit Hashim Thaçi dha urdhërin që treni serb, në të cilin kishte mbishkrime provokuese “Kosova është Serbi”, të mos lejohej të futej në vend, meqë sipas tij Serbia e ka tepruar me provokime.  Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se treni nuk është lejuar të futet në Kosovë, por edhe në rast se do të ndodhte një gjë e tillë, ai do të trajtohej në bazë të ligjeve të Republikës sonë.

Kreu i Kuvendit, garantoi se brenda këtyre dy muajve muri i ndërtuar në veri do të rrëzohet, ngase është provokim i ndarjes.

Veseli: Muri ka me u rrënuar, përgjegjësinë do ta marrë Qeveria e Beogradit

“Përgjegjësinë për çdo veprim tonin, i cili do të ndodhë pas 31 janarit 2017, të jeni të sigurt që ka me ndodhë. Muri ka me u rrënuar, ka me marrë qeveria e Beogradit dhe ata të cilët janë nxitur që të ndërtojnë mure ndarëse në Kosovë…. Me lejoni të theksoj se jam shumë i preokupuar me çështjen e murit ashtu siç është i preokupuar kryeministri dhe presidenti”, tha Veseli.

Megjithatë, Veseli tha se Kosova ka interes të ketë marrëdhënie të mira bilaterale me Republikën e Serbisë, duke pasur shkëmbime tregtare dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, por jo edhe trena të vizatuar me provokime.

“Mos të politizohet shumë, çështja e trenit ka qenë një provokim artificial nga ana e Qeverisë së Beogradit, me do vizatime për me provokuar sovranitetin e Kosovës. Kemi punë edhe më të mençur me bërë, sesa me pasur provokime të tilla. Si do që të jetë qytetarët tonë duhet të kenë besim të plotë te institucionet e Kosovës dhe te sovraniteti I Kosovës. Nuk do të lejojmë as një provokim… trena me vizatime nuk ka nevojë, ka nevojë për transport të qytetarëve, të cilët promovojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Falënderojë të gjitha institucionet e Kosovës, ka pasur një bashkërendim të jashtëzakonshëm, e koordinuar mes presidentit, kryeministrit. Në të njëjtën kohë bashkërisht kemi qenë të koordinuar”, tha Veseli.kundërpërgjigje, me një aksion për temën më të rëndësishme. Në një fotografi të trenit zviceran SBB shkruante  «Kosovo is Albania» duke u shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.

”Për mbrojtjen e territorit të Kosovës, Opozita gjithmonë do t’i mbështes Institucionet e vendit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Institucionet e Kosovës çdo herë do ta kenë mbështetjen e Opozitës kur bëhet fjalë për cenimin e territorit të Kosovës.

Veç tjerash Selimi ka thënë se nuk ka rëndësi se kush e dha urdhërin për kthimin e trenit në Rashkë, sipas tij nëse Qeveria do ta tregojë veten le ta ndalojnë qarkullimin e trenit në Kralevë.

”Policia dhe Institucionet e Kosovës do ta kenë mbështetjen e Opozitës por gjithmonë për mbrojtjen e territorit të Kosovës”.

Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov komenton në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan.

Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje. Kështu theksoi ministri i Jashtëm rus, të martën (17.01) në një konferencë shtypi. Po ashtu Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si "Kosova është Serbi" shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.

CNN, televizioni më i fuqishëm në botë,  gjatë gjithë kohës ka raportuar për tensionimin e situatës Kosovë-Serbi.

“Presidenti serb thotë se Kosova dëshiron luftë pas ndaljes së trenit nacionalist”, është kryetitulli i CNN-it, derisa raporton për afrimin e inaugurimit të Trumpit si presidenti SHBA-ve.

Ambasadori William Walker ne takim me zyrtaret e Kosoves

Wiliam Walker ka thënë se nga përvoja që ka me politikën serbe, ka një porosi, “që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë”.

Ish ambasadori, Wiliam Walker , që bëri kthesë historike për fatin e shqiptarëve Kosovës gjatë kohës së luftës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në pamundësi për të vizituar përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, i ka takuar të njëjtin në Komunën e Gjilanit, me ç’rast është interesuar për gjendjen atje, për kushtet në të cilat jetojnë dhe për trajtimin që kanë nga shteti i Serbisë, duke kërkuar angazhim nga shteti Shqipërisë dhe ai i Kosovës për një vëmendje drejtë këtyre komunave.

Wolker, duke i dhënë mbështetje shqiptarëve të Luginës, pati edhe një porosi për udhëheqësit shqiptarë në raport me shtetin serb, por edhe për politikën shqiptare në Kosovë.

“Pasi ka qenë e pamundur që unë të vizitoj përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, udhëheqësit e atyre komunave sot po i takoj në Gjilan. Nga përvoja që kam me politikën serbe, kam vetëm një porosi, që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Unë dikur kam pasur të bëjë me një Serbi të udhëhequr nga Millosheviqi, gjërat kanë mundur edhe të ndryshojnë, por këshilloj të gjitha palët që kanë punë me Serbinë, Beogradin, në marrëveshje me ta, thjeshtë të bëjnë shumë kujdes. Mirëpo duhet nënvizuar se dialogu përherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë Wolker, pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Kosovës Lindore.

“E njëjta vlen edhe për shtetin e politikën e Kosovës, në dialog me Serbinë, duhet kujdes, sepse Serbia është e tillë që në një anë dialogon, ndërsa në anën tjetër dërgon provokime, si puna e trenit këtyre ditëve”, ka thënë ambasadori, duke potencuar që ai prej kohësh është i padëshiruar të vizitojë shtetin e Serbisë.

Kurse, kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu ka thënë se me mikun e shqiptarëve, kanë biseduar për hallet, gjendjen në të cilën janë shqiptarët dhe trajtimin që kanë nga shteti Serb në këto tri komuna.

“Ambasadorin Wolker sot e informuam për diskriminimin që bëhet ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve dhe nga ne ambasadori ka kërkuar unitet të përgjithshëm shqiptarë në Kosovën Lindore, që zëri ynë të jetë më i fuqishëm në kërkesat që kanë shqiptarët atje. Nevojë shumë e madhe është që të ketë një mbështetje të fuqishme të Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët në Luginë”, ka thënë mes tjerash Musliu.

Mogherini me një mesazh të qartë për Serbinë e Kosovën,në krahun e Vuqiçit

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia “ta evitojnë përshkallëzimin”, pas tensioneve që janë shkaktuar me trenin e nisur të shtunën nga Beogradi për një pjesën veriore të Kosovës.

“Mesazhi im për palët ishte që të evitohet përshkallëzimi, që të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve – jo domosdoshmërisht shumë për institucionet e të dy vendeve, por për të dy popujt – pasi hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e kaluar, janë disi historikë”, tha sot Federica Mogherini, në konferencën për media në Bruksel. Më tutje ajo mbeshteti kryeministrin serb Vuqiç dhe e lartësoi kogja lartë.

Aleksandar Popov

Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Serbi, Aleksandar Popov, ka thënë të hënën se është e qartë se organizimi i udhëtimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë, ishte pjesë e fushatës presidenciale në Serbi. Por, është zgjedhur një kohë e keqe për që ai të dërgohet në Kosovë.

Popov i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se zyrtarët serbë do të duhej të parashikonin se çfarë do të ndodhte me të, dhe të zgjidhnin një moment tjetër për të.

“Ishte një veprim që gati solli konflikt. Ky ishte një gjykim i gabuar i atyre që donin të fitonin poenë politikë”, tha Popov, duke shtuar se dërgimi i trenit, dhe reagimi më pas i zyrtarëve serbë, ishte hedhje e benzinës në zjarr, sa i përket marrëdhënieve të ndërlikuara të rajonit.

Rusët: Vuçiq parandaloi një konflikt të ri në qendër të Evropës

Zëvendësekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Sergei Zheleznjak ka thënë se vetëm në saje të paqedashjes  dhe nervave të forta që në situatë kritike, më 14 janar demonstruan udhëheqësitë e Serbisë dhe personalisht kryeministri Aleksandar Vuçiq nuk erdhi deri tek shpërthimi i një konflikti të ri të armatosur në qendër të Evropës.Sipas  tij, udhëheqja e BE-së e cila  më 19 prill 2013, mori përgjegjësinë për bashkëpunim mes  Serbisë me shqiptarët e Kosovës, tani urgjentisht duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e të drejtave, nderin dhe dinjitetin e serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Mediat gjermane në lidhje me trenin provokativ të Serbisë

Shtypi gjerman, ndër të tjera, merret me konfliktin për shkak të trenit të Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë, i cili nuk ka arritur në cak, raporton "Deutsche Welle".

Komentuesit shkruajnë se mosmarrëveshja themelore në mes të Beogradit dhe Prishtinës është larg zgjidhjes.

Në një artikull të titulluar "Balkani i brishtë", gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (Frankfurt) shkruan:

"Fjalët luftarake që u thanë gjatë fundjavës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin kryesisht shfaqje teatrale. Nuk ka gjasa se do të ketë dhunë në mes të dy vendeve. Por ky rast tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Mosmarrëveshja mbi vijën hekurudhore mes Beogradit dhe veriut të Kosovës, ku ka banorë serbë, nuk është një farsë, por një simptomë e rrezikshme e krizës. Sikur të ishte vetëm një linjë e zakonshme e trafikut, çështja do të zgjidhej në mënyrë pragmatike, siç janë zgjidhur edhe shumë të tjera gjatë viteve të kaluara. Por Serbia ka bërë një provokim duke shtypur parullën "Kosova është Serbi", në tren - ndërsa kosovarët e pritën topin të gatshëm".

Tensionet për luftë mes Kosovës e Serbisë, reagon edhe NATO

NATO, Bruksel

Aleanca Veri atlantike, NATO, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit “që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog”.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se “KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, i tha Radios Evropa e Lirë se problemi me trenin është “çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

“Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryej rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Siç duket Nikolic nuk e ka llogaritur mirë disponimin luftarak në Serbi meqë nuk duket se ka mbështetje të madhe. media vazhdon me botimin në faqen e parë të saj të kërkesave për Nikolic, për dy ditë me radhë, që të heqë dorë nga idetë e tij luftënxitëse ku botimi i fundit ka porososinë në ballinë me titull: “President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë”, duke vazhduar “Athua nuk na mjaftuan jetët e humbura, njerëzit e zhvendosur, shpirtërat e vuajtur, rinitë e ndërprera?”

Autori-është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat