FSK “më njësinë elitare”

Opinione

FSK “më njësinë elitare”

Nga: Fehmi Rama Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:17
Fehmi Rama

Shteti është sovran në kuptimin e plotë të fjales, atëherë kur e kontrollon territorin e tij cep më cep. Ruajtia e integritetit shtetror, rendit kushtetues dhe ligjëshmerisë në kuptimin e plotë të fjalës mund të arrihet kur përveq akterëve ekzistues të sigurisë të u shtohet dhe ushtria. Në këtë kohe dhe rrethana, formimi  ushtrisë po has mes tjerash dhe në vështirësi kushtetuese, atëherë duhet shikuar për të gjetur modalitete të tjera, psh, formimi i një njesie elitare në kuader të FSK-së. Shumë pjestarë të FSK-së janë vlerësuar lartë gjatë stërvitjëve të ndryshme ndërkombëtare, andaj njerëz të tillë jo vetëm që do t’i kontribojnë shtetit të tyre por edhe paqes në vënde të ndryshme.

FSK-ja ka bashkpunim të shkëlqyer më NATO-në prej të cilës monitorohet, andaj veprimi më inercion ndaj rreziqëve të cilat i kanosen shtetit të Kosovës, është obligim nacional i strukturave përkatëse të FSK-së, në kordinim më NATO-në.

Organogrami i MFSK-së të ndryshohet, butësisht

Udhëheqësit politik në nivel vendi të cilet janë të thirrur për siguri, duhet të u shtohet dhe më vigjilenca. Marrja e një vendimi nga akterët relevant për formimin e kësaj force elitare është interes nacional. MFSK duhet të procedojë në Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, një ndërrim të but të organogramit, duke shtuar dhe njësin elitare. Në përbërje të këtijë njësiti të shërbenin forca elitare si ato: intervenuese, operative, dhe të reagimit të shpejtë. Thënë më mire FSK e ka të domosdoshme formimin e një batalioni më tre kompani.
Ky njësit do i shërbente ruajtjes së paqës në nivel vendi, karshi cenimit të integirtetit shtetror dhe rendit kushtetues.

 Aktualisht FSK-ja, funksionon më njësit vartëse të sajë si: Komanda e Logjistikës, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Forcat Tokësore, dhe Garda Kombëtare. Në kuader të Shtabit të Përgjithshëm: Akademia Ushtarake, Policia Ushtarake, Kompania e Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm dhe Kompania e Komunikimit Strategjik.

Serbia të ndalet së provokuari

Yshtjëve të  fqiut tonë verior tek qytetaret kosovar të komunitetit serb, që për qëllim kanë cenimin e sovranitetit dhe integritetit shtetror të Kosovës, duhet përgjigjur më maturi dhe inercion.

Ushtria dhe xhandamëria serbe në qdo mekanizem të tyre, janë duke punuar më intensitet të shtuar kohëve të fundit. Deklarimet e elites politike serbe dhe ruse për ruajtien e popullatës serbe në Kosovë respektivisht sipas tyre aty ku ka serb nuk bënë të këtë shqiptar, janë vazhdimësi e politikavë pushtuese të tyre dhe jo progresive për bashkëjetesë mes popujve. Historikisht është dëshmuar, që as Serbia e as Rusia, karshi interesave nacionale të tyre nuk janë të dhëna për mbrojtien e qytetarëve të tyre, por vetëm shfrytëzimin e tyre qofte dhe me jetë.

Shqiptarët kanë mbijetuar historikisht, serbet gjatë gjithë historisë së atakimëve me shqiptar kishin Rusin prapa

Liria e Kosovës është projektë i vëndeve demokratike perëndimore, andaj dhe ruajtia e lirisë së vendit në kordinim me to u përgjigjet interesave të përbashkëta, strategjike.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte guerilja më e sukseshme sipas James Pettifer. Kjo ushtri arriti të  ruaj kohezionin e sajë gjatë luftës ndaj forcave okupuese të cilat ishin pakrahasimisht më të fuqishme dhe me të stërvitura. Populli shqiptarë ka aftësi të larta luftarake, në malet e Çyqavicës në Majin e 1999, pothuajse ka qenë e pamundur të takoheshë me ndonjë qytetarë të asajë treve pa e par t’paktën me një bombë dore dhe një fashë, shto këtu që popullata në gjithë territorin e Kosovës tashmë është distancuar nga filozofia pacifiste.

Popullata shumicë në Kosovë e ka dëshmuar vetën për respektimin e të drejtave të komunitetëve pakicë, si në luftë po ashtu dhe në paqe. Populli krenar shqiptar ka dëshmuar se si din të bëjë luftën, ashtu din të bëjë paqen, dhe e themë më bindje të plotë qe si asnjëherë më pare gjatë historisë do din ta ruajë paqen dhe shtetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat