Hashim Thaçi vetëm me një togë speciale policore të Kosovës e mposhti Serbinë!

Opinione

Hashim Thaçi vetëm me një togë speciale policore të Kosovës e mposhti Serbinë!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:59
Mehdi Hyseni

 *** Në vend të presidentit  dhe të kryeministrit të Shqipërisë,  Hashim Thaçi (presidenti i Kosovës) sikurse dikur Çerçiz Topulli, i vendosur për luftimin e hordhive pushtuese osmane, iu përgjigj kryeministrit të Serbisë : “ Vuçiq, largo ata horrë, se të kuq të bëj me bojë”!
 
Edhe një dështim politik i Shqipërisë me Kosovën
 
Më 14 janar 2017, Beogradi nisi “trenin rus” për në Mitrovicën  “serbe”, me qëllim që të invadonte dhe ta aneksonte territorin verior  të Republikës së Kosovës.  Mirëpo, Triana zyrtare nuk e denoncoi aktin më të ri provokues të “trenit rus” të Serbisë kundër Kosovës. Kjo është, padituri dhe tradhti ndaj Kosovës. –Serbia  provoi të hidhej në luftë për ripushtuar Kosovën, kurse qeveria shqiptare kishte rënë në “gjumë”, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur  e braktisi Kosovën në saçin e kuq të terrorit dhe të gjenocidit  të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
 
Mirëpo, qeveria e Kosovës e parandaloi një agresion të tillë “paqësor” të Serbisë ngase vendosi trupat e saj policore në  Jarinje për të mos lejuar hyrjen e “trenit rus” brenda kufirit të Kosovës, duke kërkuar nga qeveria e Serbisë së kryeministrit Aleksanda Vuçiq, që të ndalonte trenin, të hynte në Kosovë.
 
Duke marrë në konsideratë këtë  vendim të prerë të qeverisë së Kosovës, kryeministri Vuçiq urdhëroi, që “treni rus” të stopohej në stacionin e Rashkës, që të mos lëvizte më tej ngase iu frikësua shpërthimit të konflitktit të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës.
 
Për këtë ngjarje u alarmua tërë opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, sepse  orët dhe minutat ishin në pyetje për shpërthimin e konfliktit të armatpsur. Mirëpo, për keqardhje Tirana zyrtare (duke mos pasur politikën e saj, ashtu sikurse në vitete e 90-ta të shekulli të 20-të), edhe më këtë rast heshti, duke mos mbledhur urgjentisht qeverinë e saj për të marrë masa urgjente për pengimin dhe për tejkalimin e këtij konflikti, të palinifikuar dhe të përgastitur nga qeveria e Serbisë.
 
Kosovën e kanoste rreziku i luftës, kurse Edi   Rama lozte “cicmic” në FB!
 
Gafa e kryeministrit Rama, në vend se zyrtarisht t’i përgjigjej “dostit” të tij, Vuçiq, ai, atë e bëri privatisht përmes   FB-ut : “serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë”. Kjo përgjigje ka domethënien e saj të qëlluar, por nuk ka kurrfarë vlere, sepse është përgjigje  personale private “cirk” në FB, JO PËRGJIGJE ZYRTARE SHTETËRORE SIPAS DETYRËS DHE KUSHTETUTËS NË FUQI!
 
Duke  qenë se për “trenin rus”, Tirana zyrtare ka pasur informacione paraprake, para se  ai të nisej në drejtim të Kosovës, kryeministri Edi Rama, urgjentisht, do të duhej që përmes “telefonit të kuq” të thërriste homologun dhe mikun e tij serb Aleksandar Vuçiq, që të mos lejonte një provokim të tillë nga i cili, do të përflakej  i tërë Ballkani, jo vetëm Kosova dhe Serbia, por, patjetër, do të përfshihej edhe Shqipëria.
 
Nëse kryeministri Vuçiq, do t’i përgjigjej negativisht kërkesës miqësore dhe paqësore të kryeministrit Edi  Rama. Atëherë,  urgjentisht, do të duhej të mblidhej qeveria për të marrë vendim zyrtar lidhur me rastin  e “trenit rus”, duke e vënë në dijeni qeverinë e Serbisë, se ,nëse nuk ndaloni trenin e nisur për “ekskursion” në Kosovë, atëherë, unë, vetë Edi Rama, do të pres  “me lule” në kufirin verior të Kosovës, ashtu si më urdhëron Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”(Neni 8, paragri 1, pika 1).
 
Kjo do të duhej të ishte përgjigjja zyrtare e ligjshme, kushtetuese, demokratike dhe paqësore e qeverisë Shqipërisë drejtuar qeverisë Serbisë, jo  cirku ironizuese privat përmes FB-ut siç ka vepruar  kryeministri Edi  Rama.
 
Kur Shqipëria do ta mbrojë Kosovën nga Serbia?!
 
Pse Shqipëria  nuk reagoi urgjnetisht tek organiztat  dhe institucionet ndërkombëtare: OKB, OSBE, NATO, BE, që të merrnin masa kundër Serbisë për shkak të tensonimit të marrëdhënieve  të saj me Kosovën?
 
Pse, ku ishte ushtria e Shqipërisë, që nuk ishte në vijën kufitare  të Kosovës me Serbinë, por atje vajti një togë speciale policore e Kosovës, që përballë e priste konfrontimi  me mbi 2000-3000  forca speciale serbo-ruse?
 
-Dersia ushtria shqiptare ka të drejtë luftojë krahpërkarh me aletatët tanë (NATO) në Irak, në Afganistan etj., pse të mos ketë drejtë (të cilën ia garanton Kushtetuta e Shqipërisë), t’i mbrojë edhe shqiptarët  e rrezikuar jashtë kufijve të Shqipërisë?
 
Pse Tirana zyrtare dhe disa “analistë” injorantë, të cilët kryesisht ushqehen me “fusnotat” e politikës, të propagandës shtetërore, kishtare dhe masmediale serbomadhe,  në mënyrë fanatike dhe injornate e mbështetin “Dialogun e Brukselit (2011-2017), kur ai është burimi kryesor fatkeq, që  gjeneori jo vetëm “trenin e parë rus”, por,  ai rrezikon, që të sjellë edhe aeroplanë  luftarakë rus?ë dhe kinezë  për ta pushtuar jo vetëm Veriun e Kosovës, por  edhe më gjerë, duke mos  kursyer edhe kufijtë e Shqipërisë londineze (1913).
 
Shpresohet se, pasi Shqipëria të aderojë në BE, dikund në vitin 2030 të shekullit XXI, atëherë (ndoshta), do të krijoheshin kushtet reale, që Tirana zyrtare, sipas Kushtetutës në fuqi (nëse nuk e ndryshojnë për shkak të  mos prishjes së marrëdhënieve të mira miqësore, ekonomike, tregtare e diplomatike me Beogradin) të vitit 1998, Neni 8, paragrafi 1, pika 1,  t'i marrë në mbrojtjje  shqiptarët e rrezikuar në hapësirat e Shqipërisë etnike.
 
-Qeveria e Edi Ramës, as Parlamenti I Ilir Metës e as Persidenca e Bujar Nishanit nuk e denoncoi zyrtarisht “Trenin turistik rus”, që më 14 janar 2017 nga Beogradi ishte mësyrë për të hyrë në Veriun e Kosovës, saktësisht në Mitrovicë, me qëllim që të ndizte luftën kundër shqiptarëve. Mirëpo, Tirana, edhe kësaj here nuk pati vendim as qëndrim zyrtar për ta denoncuar këtë  “agresioni  paqësor” të Serbisë, por heshti, ashtu sikurse në vitet e 90-ta të shekullit, kur ushtritë dhe policitë serbe të Slobodan Milosheviqit e dogjën Kosovën dhe vranë e masakruan mbi 12.000 mijë shqiptarë, si dhe mbi 1 milion i shpërnguli jashtë Kosovës. Ndërkaq, Shqipëria ëndërronte se si të hynte në BE (e cila, edhe sot ndodhet jashtë saj, duke pritur Godon), duke harruar se edhe ata ishin shqiptarë, dhe prisnin ndihmën dhe mbrojtjen ushtarake  nga Shqipëria meme.
 
Sa ia vlejnë analizat, komentet dhe panelet e ndryshme të portaleve, të gazetave, të televizioneve dhe të radiove në Tiranë dhe në Prishtinë, që e komentuan rastin e “trenit rus” të datës 14 janar 2017, kur as Qeveria, as Kuvendi e as Ppresidenca e Republikës së Shqipërisë (sipas detyrës) nuk reaguan me ndonjë vendim zyrtar kundër  Serbisë, e cila përmes trenit rus  kishte përgatitur një “invadim  atraktiv paqësor” të Kosovës, me moton “Kosovo je Srbija”, të shkruar në 21 gjuhë të huaja dhe të dekoruar me ikona kishtare, me manastire dhe me piktura mitologjike religjioze, që simbolizonin “thesarin” e identitetit historik të rremë dhe të flsifikuar sderb në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat