Lamtumirë President Obama

Opinione

Lamtumirë President Obama

Nga: Binak Maxharraj Më: 19 janar 2017 Në ora: 07:27
Presidenti Barack Obama

Nesër(e premte) Presidenti i deritanishëm Barak Obama "fytyrë bardhë"e lëshon Shtëpinë e Bardhë, në të cilën ka qëndruar rrafsh dy mandate ose tetë vite

Para disa dhjetra viteve pak kush e besonte, por gati ishte edhe e pamundur në SHBA të garon dhe bile të fiton garën një njeri me ngjyrë. Por kësaj punë me shumë mjeshtri, zgjuarsi dhe mençuri ia doli njeriu me ngjyrë  z.Barak Obama, bile në atë garë duke i lanë pas edhe shumë figura të njohuara publike të jetës amerikane, bile e pate mundur në mandatin e parë edhe Hilary Clinton.

Presidenti Barak Obama e nise mandatin e tij me plot mençuri dhe profesionalizëm dhe më shumë mençuri, sepse ishte betuar në vehten e tij se si njeri i parë me ngjyrë nuk do t’i dëshpron zgjedhësit e tij. Bëri reforma të thellta të brendshme në shumë fusha të jetës si në ekonomi, duke e shtuar punësimin, në sigurinë e shtetit, por ajo se çka ishte shume premtuese në garen parazgjedhore ishte premtimi se do të  bante diçka në sigurim shëndetesor të klasës  së mesme, por edhe të atyre që nuk ishin të punësuar. Me plot mund, por ia doli në krye me projektin e tij'Obama care", me të cilin projekt e fituan të drejtën e sigurimit shëndestësor mbi 12 milionë amerikanë. Për të gjitha këto ndryshime autoriteti i Obamës  rritej për çdo ditë, këtë e tregojnë  edhe sondazhet e shumta. Pra, për amerikanët filloi të bahet për çdo ditë ma i dashur.

Obama edhe në politikën e jashtme punoi me mençuri,urët dhe me trimëri, i zvogëloi  trupat amerikane në Irak dhe Avganistan,e zuri  kriminelin Bin Laden, nuk deshti që Amerika të hyjë edhe në një lufte të re në Siri, por atë e ndihmojë  në mënyrë indirekte.

Për të gjitha këto të bame ai fitonte autoritet gjithnjë e ma shumë  të amerikanët e sidomos të masa e vegjelisë. Mu për këtë arsye Obama e fitoi, pothuajse pa vështirësi edhe mandatin e dytë të cilin me plot  krenari pasnesër e përfundon dhe del nga shtëpia e Bardhë ashtu siç thuhet zakonisht"faqe bardhë" Ani pse amerikanët ishin  të rezervuar me rastin e zgjedhjes se ti si njeriu i parë me ngjyrë në SHBA, sot shumë amerikan shprehin keqardhje  për largimin e tij nga shtëpia e Bardhë. Bile aq autoritet pate marrë se po të kishte të drejtë kushtetuese do ta fitonte edhe mandatin e tretë.

Nesër, pra në vend të Obamës në Shtepinë e Bardhë hyn një njeri me shumë  të pa njohura që pak kush ka besue se do t’i fitojë, pra ku është multimiliardeti Donalt Trump. Une, si shtetas amerikan i uroj suksese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat