Veriu i Mitrovicës (kurban) për Luginën e Preshevës

Opinione

Veriu i Mitrovicës (kurban) për Luginën e Preshevës

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:52
Ragip Guraziu

Këmbimi i territoreve, Veriu i Mitrovicës,me 17 për qind të territorit, ti bashkëngjitet Serbisë, Lugina e Preshevës Kosovës, ishte vitet më parë,ide i deputetit të LDK-së,tani kryetar i komunës së Gjilanit, z.Lutfi Hazirit, duke aluduar sipas vitit 1956 se që atëherë ka qenë ky këmbim.

Dhe e kishte tiutulluar shkrimin e tij kështu;''Do të vij dita për shkëmbimin e territoreve''.Koço Danaj: Më falni, por në ekonominë e tregut është normale të ketë edhe tregtarë tokash, që i shesin apo i blejnë. Por një vend demokratik që zhvillon ekonominë e tregut, ashtu siç pranon tregtarin e tokave, po ashtu ndalon tregtarin e territoreve. Dhe e dyta, akoma territore do të falin shqiptarët, nuk ju mjafton Toplica, Nishi, Vranja, Tutini, Prilepi, Velesi etj., etj.ntervistë me Koço Danaj: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës si Krimeja Rusisë.

Haziri  besonte se ‘vjen një ditë’ kur të gjithë do ta pranojnë si të natyrshme idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, sipas parimit të vitit 1956.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, e arsyeton këtë duke thënë se edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte hezitime të mëdha, por pas 17 shkurtit, bashkësia  ndërkombëtare ishte bindur se pavarësia është zgjidhja më e drejtë.

“Tash, hapi i dytë pas pavarësisë së Kosovës, është rishikimi në tërësi i kufijve, duke mos e prekur Maqedoninë dhe Bosnjën, por vetëm në raport me Serbinë”, ka thënë Haziri për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, thotë se gjendja e tensionuar e krijuar këto vite në veri është duke shkuar drejt një spastrimit etnik të 17 për qind të territorit të Kosovës. Express: Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri edhe njëherë e ka ri-aktualizuar idenë e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ai ka propozuar shkëmbimin e një pjesë të Veriut të Kosovës me tri komunat në Luginë të Preshevës. Sa  është e mundshme një ide e tillë?

I pytur mu për rastin Haziri,Koço Danaj është shprehur kështu;'' Më falni, por në ekonominë e tregut është normale të ketë edhe tregtarë tokash, që i shesin apo i blejnë. Por një vend demokratik që zhvillon ekonominë e tregut, ashtu siç pranon tregtarin e tokave, po ashtu ndalon tregtarin e territoreve. Dhe e dyta, akoma territore do të falin shqiptarët, nuk ju mjafton Toplica, Nishi, Vranja, Tutini, Prilepi, Velesi etj., etj.ntervistë me Koço Danaj: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës si Krimeja Rusisë.

Janë 6 fakte të cilat krahasimin Kosovë-Krime e bëjnë të pabesueshëm. E para, Kosova u aneksua me dhunë Serbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ndërsa Krimeja iu dha Ukrainës në kohën e Hrushovit. Tirana dhe Prishtina duhet të mbështesin me të gjitha forcat për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë. Ideja e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh është sikur e tregtarëve në ekonominë e lirë të tregut. Për të jetësuar idenë e Shqipërisë Natyrale, në pushtet duhet të vijnë shqiptarë që mendojnë dhe të veprojnë kombëtarisht.Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, flet për Express.KOSOVA 30 TETOR 2012

Qosja: Veriu, "Kali i Trojës"

Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as hera e fundit kur Rexhep Qosja prononcihet me rastin e shkëmbimeve të territoreve Veriu i Kosovës me Luginën e Kosovës ?!

 Akademiku Rexhep Qosja ka dhënë  një deklaratë të  në të cilën shprehet pro shkëmbimeve territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se veriu është si “Kali i Trojës” i cili  do  sjellë gjithmonë shqetësime për Kosovën, ndërsa shton se për t’i evituar këto probleme duhet që veriu të shkëmbehet me Luginën e Preshevës. interviste për median kosovare Radio Televizioni 21. Por intervista të ngjashme Qosja vite më parë ka pasur edhe me  Presheva Jonë.

Tani, idenë e akademikut Rexhep Qosja të shpalosur në Zona e Debatit në Klan Kosova, për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, publicisti Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur “budallallëk me brirë”.

Sipas, Qosjes për t’u zgjidhur problemi serbo-shqiptar, duhet të ketë një shkëmbim territoresh, ku Lugina e Preshevës do t’i bashkohej Kosovës e më pas Kosova Shqipërisë, kurse Veriu i Mitrovicës t’i bashkohet Serbisë, por Spahiu tha, në Ora e Fundit në Klan Kosova, se  kjo është një ide fare e pamenduar.Sipas Spahiut Qosja më shumë flet nga inati sesa nga takati politik.“Në çështje politike Qosja nuk përbën një personalitet që vlen t’i dëgjohen ato çfarë ai thotë”.

“Në këto dy vite, Serbia ka intensifikuar provikimet ndaj Kosovës”

Njohësit  e sigurisë dhe analistët politikë kanë theksuar, se ky provokim i radhës i Serbisë, është matës për të parë se si do të reagonte pala jonë dhe hapi i parë drejt jetësimit “defakto” të iniciativës për krijimin e Asosiacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  Ata kanë theksuar për “Bota sot”, se ka ardhur koha që me Serbinë të qartësohen gjërat një herë e mirë, dhe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të ndërpriten menjëherë bisedimet në Bruksel.

Serbia  retorika luftënxitëse.

Ka qenë presidenti serb, Tomillsav Nikoliq  që  mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke thënë se Serbia është e gatshme ta “sulmojë Kosovën” nëse cenohet jeta e serbëve.

“Presidenti serb thotë se Kosova dëshiron luftë pas ndaljes së trenit nacionalist”, është kryetitulli i CNN-it, derisa raporton për afrimin e inaugurimit të Trumpit si presidenti SHBA-ve.

Çka na porositi Ambasadori William Walker

Ambasadori William Walker ne takim me zyrtaret e Kosovës ka thënë se nga përvoja që ka me politikën serbe, ka një porosi, “që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë”.

Ish ambasadori, Wiliam Walker , që bëri kthesë historike për fatin e shqiptarëve Kosovës gjatë kohës së luftës, me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në pamundësi për të vizituar përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, i ka takuar të njëjtin në Komunën e Gjilanit, me ç’rast është interesuar për gjendjen atje, për kushtet në të cilat jetojnë dhe për trajtimin që kanë nga shteti i Serbisë, duke kërkuar angazhim nga shteti Shqipërisë dhe ai i Kosovës për një vëmendje drejtë këtyre komunave.

Wolker, duke i dhënë mbështetje shqiptarëve të Luginës, pati edhe një porosi për udhëheqësit shqiptarë në raport me shtetin serb, por edhe për politikën shqiptare në Kosovë.

“Pasi ka qenë e pamundur që unë të vizitoj përfaqësuesit shqiptarë në Kosovën Lindore, udhëheqësit e atyre komunave sot po i takoj në Gjilan. Nga përvoja që kam me politikën serbe, kam vetëm një porosi, që njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur dialogon dhe bënë çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Unë dikur kam pasur të bëjë me një Serbi të udhëhequr nga Millosheviqi, gjërat kanë mundur edhe të ndryshojnë, por këshilloj të gjitha palët që kanë punë me Serbinë, Beogradin, në marrëveshje me ta, thjeshtë të bëjnë shumë kujdes. Mirëpo duhet nënvizuar se dialogu përherë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka thënë Wolker, pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Kosovës Lindore.

Serbia është e tillë që në një anë dialogon, ndërsa në anën tjetër dërgon provokime, si puna e trenit këtyre ditëve”, ka thënë ambasadori, duke potencuar që ai prej kohësh është i padëshiruar të vizitojë shtetin e Serbisë.

Kurse, kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu ka thënë se me mikun e shqiptarëve, kanë biseduar për hallet, gjendjen në të cilën janë shqiptarët dhe trajtimin që kanë nga shteti Serb në këto tri komuna.

“Ambasadorin Wolker sot e informuam për diskriminimin që bëhet ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore, për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve dhe nga ne ambasadori ka kërkuar unitet të përgjithshëm shqiptarë në Kosovën Lindore, që zëri ynë të jetë më i fuqishëm në kërkesat që kanë shqiptarët atje. Nevojë shumë e madhe është që të ketë një mbështetje të fuqishme të Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët në Luginë”, ka thënë mes tjerash Musliu.

Këmbimi i territoreve, Veriu i Mitrovicës, me 17 për qind të territorit, ti bashkëngjitet Serbisë, Lugina e Preshevës Kosovës, ishte vitet më parë, ide e deputetit të LDK-së, tani kryetar i komunës së Gjilanit, z.Lutfi Hazirit,duke aluduar sipas vitit 1956 se që atëherë ka qenë ky këmbim. Dhe e kishte tiutulluar shkrimin e tij kështu;''Do të vij dita për shkëmbimin e territoreve''.Koço Danaj: Më falni, por në ekonominë e tregut është normale të ketë edhe tregtarë tokash, që i shesin apo i blejnë. Por një vend demokratik që zhvillon ekonominë e tregut, ashtu siç pranon tregtarin e tokave, po ashtu ndalon tregtarin e territoreve. Dhe e dyta, akoma territore do të falin shqiptarët, nuk ju mjafton Toplica, Nishi, Vranja, Tutini, Prilepi, Velesi etj., etj.ntervistë me Koço Danaj: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës si Krimeja Rusisë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat