Fryma haxhiqamiliste e deputetit vehabist Gëzim Kelmendit

Opinione

Fryma haxhiqamiliste e deputetit vehabist Gëzim Kelmendit

Nga: Nexhat Haziri Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:23
Nexhat Haziri

Diskursi i tij politik, është i ndertuar mbi doktrina dhe ide antishqiptare, si ajo e Haxhi Qamilit, i cili organizoi kryengritje për ti goditur themelet e brishta të sapongritura të shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, duke kundërshtuar shtetin shqiptar si evropian, dhe përpjekjet e tij për ta lënë atë si vilajet të përandorisë osmane, nën sundimin e Sulltanit, heqjen e flamurit shqiptar  të Gjergj Kastriotit, rivendosjen e flamurit osman me tri hëna dhe vendosjen e ligjit të Shariatit

Diskursi i tij politik i deputetit vehabist Gëzim Kelmendi që e shfaqi së fundi në një  debat televiziv,për Kosovën si vilajet i Turqisë së diktatorit Erduan, dhe në raport me personalitetet historike me peshë kombëtare siq është kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti në vigjilje të 549 vjetorit të vdekjes së të Gjergjit tonë, e bënë të afërt apo të njejtë me diskursin politik të Listës "Serpska", që nuk e njehë Republikën e Kosovës dhe i referohet si pjesë e Serbisë.

Ky diskurs i tij, i cili është i njohur tashë e një kohë të gjatë për publikun, është i pakuptueshëm tolerimi që po i bëhet këtij ekstremisti fetar,Gëzim Kelmendit, duke lejuar qe edhe nga foltorja e Kuvendit te Republikes se Kosoves, jo njëherë por në vazhdimësi të fyejë historinë kombëtare dhe heronjët tanë,ku cdo herë ai merrë në “nishan” të fyerjevë të tij kryeheroin kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotin,  të nxisë urrejtje ndërfetare në Kosovë, me një fjalor karakteristik për një lider taliban dhe me idetë dhe veprimet e tijë të rrezikoj rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe i definuar vullnetshëm në Kushtetutë  nga të përzgjedhurit e popullit si shtet laik.

Po ashtu është për tu habitur se si mediat i krjojnë hapsirë dhe mundësi një personi të tillë që bën thirrëje radikale islamike dhe përhap ideologji urrejtje dhe përqarëse, një soj  palaço të oborrit që leh sipas urdhrit të padronit që e paguan, e si duket padroni i tij është jashtë kufive të Republikës së Kosovës, diku andej nga Azia e vogël, apo edhe nga shkretirat arabe. Një shoqeri që toleron të fyhet dhe që e pranon këtë publikisht, kemi të bëjmë me një shoqëri indiferente daj përhapjes të së keqes si metastazë patologjike.Gezim Kelmendi nuk përfaqson asgje tjeter,perpos tendencen e tij për islamin politik të përfaqsuar dhe të shtrirë në të gjitha institucionet e Republiës së Kosoves, i cili perben rrezik  për të tashmën dhe të ardhëm e Republikës tonë dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Diskursi i tij politik, është  i ndertuar mbi doktrina dhe ide anti shqiptare, si ajo e Haxhi Qamilit, i cili organizoi kryengritje për ti goditur themelet e brishta të sapongritura të shtetit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, duke kundërshtuar shtetin shqiptar si evropian, dhe përpjekjet e tij  për ta lënë atë si vilajet të përandorisë osmane, nën sundimin e Sulltanit, heqjen e flamurit shqiptar  të Gjergj Kastriotit, rivendosjen e flamurit osman me tri hëna dhe vendosjen e ligjit të Shariatit.

Dhe si duket kjo doktrinë e ndërtuar dhe e konceptuar në bazë të interpretimit të islamit burimor, që prodhon injorancë, varfëri dhe primitivizëm, dhe të gjitha këto bashkë terrorizëm dhe vuajtje të njerëzimit, ishte burim frymzimi edhe për t’paudhët e tjerë si hoxhën e Sllupçanit, Bin Lladenin shqiptar, Jakup Asipin, i cili njejtë si edhe Haxhi Qamili, mallkonte themelimin e shtetit shqiptar dhe vajtonte për ndarjen nga perandoria osmane, si imami Shefqet Krasniqi, që fyente të shenjtën e mbarë njerëzimit, bijën më të madhe të kombit tonë Nënë Terezën, apo si i gjindosuri tjetër, imami i Prizrenit Irfan Sali, që mohonte ekzistimin e popullit shqiptar në Kosovë para pushtimit nga perandoria osmane. Qëndrimi i tij edhe me tutje si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është fyerje për të gjithë brezat e heronjëve që ranë për liri dhe pavaresi të Republikes se Kosovës. Andaj duhet që Komisioni për Mandat, Imunitet dhe Rregullore i Kuvendit të Republikës së Kosovës, konformë dispozitave dhe rregullorës, ti propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës, që vehabistit |Gëzim Kelmendi ti mirret mandati i deputetit .“Shkatërrojeni farën e së keqës, nëse nuk doni të rritet dhe të ju rrënojë” ka thënë poeti i lasht grek EZOPI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat