Ska Maqedoni pa shqiptarë të lirë dhe as liri në nji Maqedoni të këtillë

Opinione

Ska Maqedoni pa shqiptarë të lirë dhe as liri në nji Maqedoni të këtillë

Nga: Baki Sulejmani Më: 21 janar 2017 Në ora: 07:26
Baki Sulejmani

Kriza politike në shtetin i cili gjindet buzë greminës së saj të  vërtet, dhe si asnjiherë më parë me potencial shumë të mundshëm për riciklim të një rrëshqitjeje drejt situiatave edhe me më shumë të panjohura për vet stabilitetin e saj, sot e kësaj dite në raport me shqiptarët, respektivisht klasat e saja poltike të etnisë sllave sëbashku me popullin e saj nën delirin e patriotizmit artificial të nxitur nga megalomania dhe klika jo vetëm shoveniste por edhe nga ngritja e një morali gjoja revanshues mbi nergun shqipfolës në Maqedoni, mbi bazën e nostalgjisë ndaj të së kaluarës së tyre me popujt tjerë sllav dhe të motivuar nga politika “ helbete -  helbete”-e Rusisë, ata edhe përskaj katandisë së tyre janë shumë të vrazhdë dhe mjaft injorues ndaj kërkesave qofshin edhe nga më minorët kundrejt shqiptarëve.

Shqiptarët për krizën aktuale politike në të cilën gjindet ky shtet, për karakteristikat bazë të këtij sistemi politik, për keqpërdorimet e organeve të shtetit, korupcionin e të gjitha përmasave nga ai privat deri tek ai politik, gjyqe të kapura , për proceset e montuara politike, për likudime dhe atentate politike , për denacionalizime të zhdrejta, për paregullsi zgjedhore, kodin zgjedhor,shtypjen institucionale , frikë  dhe dhunë shtetërore, margjinalizim të çdo përcaktimi dhe kërkese demokratike të shqiptarëve, Fenomenin e Omertës etj.., ishin të paralajmëruar shumë herë si nga faktori i jashtëm ashtu edhe nga shumë faktorë të brendshëm e ndër ta më e drejta , më e zëshmja , më e sakta dhe me më shumë mund dhe sakrifice që ju përkushtua zbardhjes së këtyre devijimeve të shëmtuara ishte pikërisht organi popullor me strukturat e reja të saja të devotshme dhe besnike e quajtur ILIRIDA respektivisht Republika e Iliridës.

Kriza politike në Maqeedoni doli si rjedhojë e mega-skandalit të përgjimeve e kryer nga vet shërbimet e vendit. Shërbime këta të ngelura si mbetjet nga më të poshtërat ish-Jugosllave, organe të cilat sot e kësaj dite po frymojnë antishqiptarisht, antipode te demokracisë, janë po këto organe që jo vetëm se u morën me mua gjatë 10 vjecarit të fundit por edhe me fëmijët e mi të mitur ashtu si me shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Kriza politike doli edhe si rjedhojë e asaj, se klasa e majtë politike në kampin sllav, u ndjej mjaft e rezikuar nga rritja enorme kontrollit të çdo poreje të njerëzve në këtë kamp, edhe pse më të dëmtuar e më të gjymtuar nga politika shovene dhe ultranacionaliste ishin pikërisht shqiptarët. Në këtë rast shum pak dua të shtroj për shtjellim ate se çka ndodhi , por realisht duhet analizuar ate se çka në fakt është duke ndodhur, çtë bejmë ne për veten , dhe kah po shkojmë si shqiptarë në kuadër të konstelacionit aktual politik në vend.

E para që bie në sy , është se a i nxorën shqiptarët e iliridës sëbashku me ekspnentët e saj politik mësimet e duhura nga ky skandal.A e mësuan ata se edhe në rastin më eklatant të survejimit të njerëzve madje me të edhe të montimit të rasteve poltike që janë shumë, sërish shqiptarët nuk gjinden askund as edhe në këtë sferë. A e shihni se sa të mjerë jemi? A nuk ju paralajmëruam bile edhe për përmasat e këtij fenomeni? A nuk e vërejtët nga brendia e atyre maerialeve të publikuara se si na trajtojnë ata me vokabularin e tyre “ madje edhe indianë” . A nuk ju thamë ne juve po edhe shumë ambasadave të huaja në vend të cilët na akuzonin për provokim se nuk provokojmë ne, por janë ata që provokojnë jo vetëm me proceset e montuara të Monstrës, Harun Alit etj .., por ja së fundmi edhe me protestat e mbajtura para selisë së KSHZ-s, ku vjellën mjaft mllef dhe uretje , provokime dhe sharje? A nuk ishit të paralajmëruar se kur ata do ti shohin shqiptarët të bashkuar qoftë edhe për kërkesa kaq të imëta, se dallga trazuese e detit të tyre do të fuqiizohet edhe më shumë ashtuqë ndër nergun e shqipfolësve do ti shtojnë hallkës së rrobërisë edhe nji hallkë lire që të dukemi të lire,? Vallë a duhet të bëhemi të shurdhër kur ministri i financave ia ndalon madje edhe diplomatit të EU –së, hyrjen në trezorin e shtetit – a ma thotë dikush se cili zyrtar shqiptar ka hyrë aty për ta pa dhe për të bërë regjistrim në këtë trezor.? A nuk Ju thamë juve se shqiptarët në rafshin horizontal janë të anatemuar nga Buxheti, financat, bursat ndajrja dhe shperndarja e të mirave publike si ato financiare ashtu edhe ata materiale , se tregtia bazike eshte ekskluzivitet i tyre, etj etj.? Se gjyqësia punon dhe vepron sipas tekeve te padronit vallë u nuk ju thamë që para 6 viteve? E kush më tepër se ne nuk ndaloi së alarmuari për etnocidin e bardhë që po ndodh dy vitet e fundit si rezultat dhe pasojë e heshtjes me dhunë psikologjike ndaj çdo devijimi dhe dhune e terrori shtetërror që rrinia shqiptare filloi shumë mire ta akceptojë dhe mbi bazën e saj morri rrugën e mërgimit ? Po gjuhën shqipe , po Muzeu I Alfabetit në Manastir, po dëmshpërblimet e të të burgosurve politik jo deri ne 1956 por deri më dita sot? A nuk ju thamë në 2010 –tën, se me kësisoj politike shqiptarët do të jenë të detyruar të jetojnë të etno-centruar nëpër muhallat e Gostivarit , Strugës, Tetovës dhe Dibrës si nëpër getot e zezakëve të kohës së Martin Luter Kingut?  Vallë edhe sa kohë duhet me i bë hzymet politikës se shantazhit, korupcionit dhe margjinalizimit? Politkës që vret dhe shanë çdo gje që është shqiptare. Edhe sa kohë ne duhet të mendojmë që kur ti përgadisim Platformat tona të kemi kujdes që pala tjetër të mos reagoj kundër saj , pse a nuk është shteti ai qe duhet të përgadis shtratin sipas shtatit të njerëzve apo ende duhet ti shkurtojmë vetes këmbët qe ky shtrat të jetë sa ne , nga na doli kjo që jo shteti, por njerzit duheshkan ti adaptohet dhe nenshtrohen tij ? Ne të gjithë jemi dëshmitar se si ky shtet din të sjellë ligje njënacionale , siç ishte ligji mbi subvencionimin e lidjes së foshnjës së tretë, se si ky shtet në vitet e “ 90-ta, kërkonte qeveri dhe armatë njënacionale, a ende nuk morrëm mësimet e duhura? A nuk ishin po funksionarët edhe të së djathtës edhe të së majtës sllave që deklaronin deri para pak vitesh “se edhe përskaj nënshkrimit të Marveshjes së Ohrit , maqedonasit ndoshta teknikisht e humbën luftën por politikisht e fituan betejën meqë arritën të rruajnë karakterin unitar të saj”.Ne përshndesim çdo përpjekje për bashkërendim të forcave aktuale politike në skenë pë të çuar mesazhin e optimizmës se diçka mire po pregaditet por realisht produkti i këtij bashkërendimi kozmetik është mjaft i dobët për mos me thënë edhe shumë i matur dhe i gaditur si për lajkat e palës së kundërt.  Pse themi kështu.?Aferat e ndryshme që nga viti 1990 që ndodhën në knglomeratin artificial Maqedoni , si ajo Sina Ptica, ( afera e armëve), rasti i përgjimeve në vitet 1999-2000, Gostivari 1997, lufta e 2001., rastet e freskëta si likudimi klasik pa gjyq i Harun Aliut , rasti Monstra  , Kumanova dhe vetë institucuionet e brishta që janë pjesë përbërëse e sistemit të tërësishëm politik në vend, imponojnë nevojën imadiate se ka ardhur koha që konformizmi i frikshëm i faktorit politik shqiptar në marëdhënie me faktorin politik  maqedonas dhe atë ndërkombëtar të ndërpritet, me qëllim që shqiptarët ta rrimarin veten drejt fillozofisë pragmatike dhe dinjitoze për të ardhmen e vet si komb në territoret e veta, ngase servilizmi i skajshëm i përzier me terme intergruese dhe demokratike si dhe kosmopolitizmi i tepruar nuk kanë asgjë të përbashkët me situatën aktuale, që po përjeton popullsia shqiptare sot në këtë shtet totalitar , unitar, policor e monist pasi bartësit e institucioneve kryesore janë vetëm përfaqësues të një subjekti politik dhe etnik.

Të gjindur para nji situate të këtillë , ku faktori sllavo-maqedon pretendon se luan  rrolin e të madhit në poligonin e ndikimeve Ruso-Amerikane , ku vetëm deklarativisht thumbojnë perëndimin e mënden e kanë te serbo-rusët, a në anën tjetër jemi ne zemra e Perendimit në Ballkan, euro-amerikanë madje sipas disa stufimeve edhe për nga vetë intonacioni i zërit si komb me vlera të djthta dhe progresive, ne patjetër e kemi që të gjithë së bashku të ulemi dhe para të gjithë faktorëve relavant në vend dhe jashtë saj të shpalosim Platformën tone serioze kombëtare , atë të  konfederalizimit apo krijimit të autonomies politike dhe teritoriale të shqiptarëve në Maqedoni  respektivisht themelimit të dy kuvendeve kombëtare dhe Krijimit të Unionit Ilirid – Maqedoni., ku njiherësh maqedonasit nëkuadër të këtijë Unionit do ti mernin të gjitha garancitë pëekzistimin e tyre edhe si komb edhe si emër edhe si shtet.

Ja se çka thotë Sekretari i Komitetit Krahinor për Maqedoninë Veri-Perndimore, Kërste Cërvenkovski në korik të vitit 1943: „… Situata në Maqedoninë perendimore duhet të shiqohet më ndryshe, përshkak se në të vërtet ky territor nuk mund të quhet Maqedoni, me që një pjesë e madhe e këtij territori është i banuar nga shqiptarët. Ai propozon që shqiptarët masovikish të marin pjesë në luftën nacioanal-çlirimtare dhe shqiptarëve tu jepet autonomi njësoj si Kosovës“. (Kjo letë i dërgohet Komitetit Qendrror të Partisë Komuniste të Maqedonisë i nënshkruar me emrin „JANKO‘!

Andaj i laguri ska pse të frikësohet nga Shiu !

p.s “në burgjet e Maqedonisë 68% e popullsisë janë shqiptarë, ne mesin e tyre edhe ata të rastit Kumanova, të cilët nga ky shtet trajtohen si kriminel ordiner. Panvarsisht asaj se si shtetet dhe sherbimet e plasuan këtë rast popullata duhet taj dij se Sokoli me shok iu nis clirimit të shqiptarëve në Maqedoni me shumë zemër , andaj jemi kundër një trajtimi të këtillë ndaj njerëzve të cilët për më shumë tjerë konsiderohen si HERO”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat