Ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës t'i marrë ''frenat'' konformë Kushtetutes, edhe në Veri të Mitrovicës

Opinione

Ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës t'i marrë ''frenat'' konformë Kushtetutes, edhe në Veri të Mitrovicës

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 janar 2017 Në ora: 09:47
Ragip Guraziu

Nuk do të jetë ''befasi'' edhe në rastse, Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE  ' që ende nuk e kanë konfirmuar shtetësinë e Kosovës, do ta bëjnë tani në vazhdime, një kohë shumë të afërt, pasi rrugdalje tjetër ska, pasi kaluan disa vite pas lufte dhe jemi në prag të festimit të 9-të të 17 shkurtit 2008 kur Kosova shpalli pavarësin e Kosovës, dhe pas pak muajsh edhe Kushtetutën e saj.

Duke përcjellë zhvillimet?!

Ska dilem se me insistimin e SHBA-ve, Natoja nga ajri ndihmoj UCK-në për ta larguar armatën e Sërbisë nga territori i Kosovës. Me këtë nuk u larguan edhe kriminelët dhe shërbimi sekret serbe nga Kosova.

Trupat e Natos u vendosën në tërë territorin e Kosovës, mirëpo  në veriun e Kosovës,teritor të cilin e synon Serbia –jo rastësisht u vendosën trupat franceze! Dhe kjo le të kuptoj se ndoshta ka një marrëveshtje apo ka patur një marrëveshtje tincare në mes fuqive të mëdha.

Me vendosjen e trupave franceze në veri të Kosovës,tashmë e dimë se çfarë ndodhi dhe si rrodhën ngjarjet . Dhunëtishtë para syve tanë dhe të gjithë botës u dëbuan rreth 12000 mi shqiptar. Ato shtëpi-banesa të cilat nuk mund t`i blejnë personat fizik, i paguan Serbia,bile edhe me çmime më të larta se normalja. Qëllimi dihet.

Ky ishte Amerika tani?!

Amerika dhe NATO, me aleatët e tyre detyruan ushtrinë e Serbisë të largohet nga Kosova,por jo edhe nga Veriu i Mitrovicës sepse KFOR-i Francez u stacionuar aty ende pa u vendosur mirë në shtëpit e veta shqiptarët të cilët u debuan nga trojet e tyre dhe u shkepet katër anët e Botës.

Ah-tisari deklaron:”menjëherë të bëhet përmirësimi i kushteve jetësore të pakicave në Kosovë,sepse kjo është parakusht i zgjidhjes së statusit të Kosovës”.Mrekulli.

Ne shqiptar, të përndjekur nga regjimi serb dhe serbët e Kosovës,të cilët asnjëherë nuk hezituan ta përkrahin atë regjim, të shkapërderdhur nëpër botë ishin me mia veta.Kur u kthyen në Kosovës,shumica e tyre nuk patën ku të strehohen pasi asgjë nuk ju kishte mbetur nga bandat serbe duke djegur shtëpi,kafsh të mbetura, e çdo send tjetër.Tani ishte për çudi,si ishte e mundur që Ah-tisari deklaron;''  se duhet të përmisohen kushtet e pakicave, ne rastse dojmë një Kosovë shtet të pavarur dhe me kushtetut. Duke harruar të gjitha të zezat që serbet ju bënë shqiptarëve mu në shtetit e Kosovës në shtëpit e veta.

Viti 2006-të

"F. Tajms": Rusia dhe Kina bindin SHBA-të se nuk do të bllokojnë pavarësinë e Kosovës

Rusia dhe Kina i kanë transmetuar SHBA-ve se nuk do të bllokojnë pavarësinë e Kosovës, shkruan gazeta britanike "Fajnenshëll tajms" ("Financial Times"), duke u mbështetur në një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

U tha se  sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ka biseduar për Kosovën në Uashington me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe me atë rast ka marrë premtime se Moska nuk do të pengojë pavarësinë, i ka thënë burimi i njëjtë gazetës britanike. Besohet se Rusia dhe Kina do të abstenojnë me rastin e votimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, me të cilën Kosovës do t'i jipet statusi i pavarësisë, shkruan "Fajnenshëll tajms".

Administrata e Bushit e ka bindur Moskën dhe Pekinin se statusi i pavarësisë për Kosovën është "unik" dhe nuk do të ishte precedent për Çeçeninë, përkatësisht për Tajvanin apo Tibetin, territore për të cilat pretendon Kina.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po bëjnë presion mbi Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërkaq Rusia, e cila për shkak të Çeçenisë më herët kishte vërejtje, po lëshon pe në kërkesat e saj, nënvizon "Fajnëshëll tajms".

Gjithnjë Rusia ka tradhtuar Serbinë për interesat e veta

Pse moe të besojmë se edhe kësaj radhe,(për interesat e saj),Rusia ta njoh Kosovën dhe ''këmbët e ariut'',edhe kësaj radhe t'ia lë Serbisë në duart e tyre.

“Rusia mund të njohë Kosovën për një marrëveshje me SHBA-të..” është ky lajmi me i ri në arenën ndërkombëtarë që padyshim ka lënë gojën hapur serbet, çka secili në Beograd po pranon se kjo është shuplaka e radhës e Rusisë Serbisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar mediave ruse. Ndoshta edhe kjo është arsyeja e takimit të parë në mes presidentit Amerikan Trump dhe ati Rus Putin në Beograd.

Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, botuar më 21 janar, duke menduar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij do të vë një marrëdhënie mes  Amerikës dhe Rusisë mbi një marrëveshje të re mjaft te rëndesishme, citon “Presheva jonë”.

Meri Dejevski takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, e cila takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë, dhe sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë se ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri ne këto qaste  në mënyrë të vendosur ishte kundër njohjes së Kosovës. Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga Amerika, kanë pranuar me kohë pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur, por shumica e atyre janë nga Amerika e Jugut, Azia, dhe rreth gjysma e vendeve afrikane. Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Beogradi konsiderohet një aleat i ngushtë i Moskës.

Mirëpo tani presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan FAZ në tekstin me titull, “Putini shkelmon serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij.

Putin u përgjigj se ai mendon që vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre iu është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anulon atë të drejtë.

Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull, ka thënë Putin.

Kjo deklaratë, gjithmonë sipas FAZ, ka detyruar disa politikanë serbë që të mundohen të justifikojnë Putinin, kinse ai nuk po heq dorë nga mbështetja e dhënë deri më tani për Serbinë sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Deklaratat e Putinit të viteve 2005-2006

Këto deklarata të Presidentit rus Vladimir Putin, rreth njohjes të së drejtës së vetëvendosjes të shqiptarëve të Kosovës,realitet që, sipas tij, askush nuk mund ta anulojë, është njohje de facto, qoftë edhe për interesa, të një realiteti të gjykuar dhe të mbështetur ndërkombëtarisht. Deklarata e Presidentit Putin do të marrë kuptimin e një pranimi të sinqertë të realitetit kosovarë vetëm atëhere kur Rusia ta njohë de jure Kosovën, si shtet i pavarur e sovran, kur të mbështesë në Këshillin e Sigurimit të drejtën e Kosovës për t`u bërë anëtare e OKB – së, gjë që do të ishte, njëkohësisht, një rikonjucion në qëndrimet dhe raportet e e politikës dhe diplomacisë ruse ndaj kombit shqiptar, çka do të shënonte braktisjen e reminishencave kundërshqiptare!

Çka u tha për Putinin rreth këtyre deklaratave të viteve 2004-2006?!

''Putin me kete deklarate po behet gati per dy ngjarje te rendesishme. Njëra është njohja e Kosoves si balancë për një situatë të re ne Ukrainë ku do kemi ose pavarsim të disa territoreve të saj siç janë Republika Autonome e Krimesë ose federalizimi i saj mes Ukrainasve dhe Ruseve. Ne varesi te situates dhe reagimit te politikes Ukrainase do ndodhe ose jo njohja e afert e Kosoves. Republika Autonome e Krimese ka shume gjasa ta mbaje Referendumin per Pavaresi nga Ukraina edhe si presion per vendosjen e nje situate te re politike lojale ndaj Rusise ne Ukraine dhe federalizimin e saj.

Nuk do të jetë ''befasi'' edhe në rastse ,Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE  ' që ende nuk e kanë konfirmuar shtetësinë e Kosovës,do ta bëjnë tani në vazhdime,një kohë shumë të afërt,pasi rrugdalje tjetër ska,pasi kaluan disa vite pas lufte dhe jemi në prag të festimit të 9-të të 17 shkurtit 2008 kur Kosova shpalli pavarësin e Kosovës,dhe pas pak muajsh edhe Kushtetutën e saj.

Rusia, deri ne këto qaste  në mënyrë të vendosur ishte kundër njohjes së Kosovës. Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga Amerika, kanë pranuar me kohë pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur, por shumica e atyre janë nga Amerika e Jugut, Azia, dhe rreth gjysma e vendeve afrikane. Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat