Béja në Kryq e jo me abdes!

Opinione

Béja në Kryq e jo me abdes!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 22 janar 2017 Në ora: 12:51
Presidenti Thaçi është duke i shqyrtuar të gjitha llojet e Bésë, por mësohet se ai e preferon që të tjerët (pleqtë) të bëjnë bé për të, që në rast se pleqtë bëjnë bé rrejshëm, ata i dënon Zoti, e jo Presidentin.

- Ku i gjen në ditë të sotit ti 124 pleq normal (n'kry) brenda katundit tënd që të bëjnë bé e rrëfe për ty.

- Presidenti Thaçi është treguar zemërgjërë me kategorinë e pleqve, sepse aq shumë është i sigurt se nuk ia i vrarë vëllain Imer Imerit, sa që i a thënë atij, se jo me 24 pleq siç e lyp Kanuni, po në daç edhe me 124 pleq të bëjë bé qysh të duash.

- Numri i pleqve mund të rritet, varësisht sipas nevojës, prandaj Presidenti e ka lënë të hapur numrin e tyre.

Pleqtë duhet të jenë nga Drenica, se pleqtë e rajoneve tjera nuk mund të bëjnë bé për një njeri që 'nuk e njohin' nga afër. 
Pra, pleqtë duhet të jenë të njohshëm.

Nga Béja, përjashtohen gratë dhe fëmjët, ndërsa në mesin e pleqve nuk mund të përvidhet asnjë plakë, shkaku se Kanuni nuk u beson grave as kur ato të plaken.

Presidenti Thaçi është duke i shqyrtuar të gjitha llojet e Bésë, por mësohet se ai e preferon që të tjerët (pleqtë) të bëjnë bé për të, që në rast se pleqtë bëjnë bé rrejshëm, ata i dënon Zoti, e jo Presidentin.

Kanuni thotë se 'béja i lán gjaqet'!

Janë këto mënyrat e bésë që i ka caktuar Kanuni:

1. Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e mb’Ungjill. 
(Pra, nuk është e vërtetë se Kanuni i Lekës i detyron betarët shqiptarë të marrin abdes para se të bëjnë bé (mos i rreni pleqtë), se atëherë kur u shkrua Kanuni shqiptarët ishin të krishterë dhe betoheshin në Kishë, mbi Kryq e Ungjill.

Ju mund të shkruani një Kanun për myslimanët, ama askund në Kanunin e Lekës nuk përmendet xhamia e hoxha, e abdesi. 
Përkundrazi, Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut, ishte i krishter dhe s'mund të thoshte ndryshe e të fliste si hoxhë.

Prandaj, mos i rreni pleqtë analfabet, nëse doni ta respektoni Kanunin, duhet të shkoni në Kishë dhe Hashim Thaçi me 24 pleq (e jo me 124, sepse ndërhyn në Kanun), duhet të bëjnë bé në Kryq. 
Në daç me t'u pranu béja, jo-jo, shkruaje një Kanun tëndin, për myslimanë.

536. Betarë a Poronikë njehen disà "dorë bejet", qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini).

3. Beja merr gjan e vet!
Kjo bé (e preferuar e imja), e çon Presidentin te varri i viktimës dhe e detyron të sillet tri herë rreth tij (në prani të pleqve) pasi që të marrë dhe e gurë të ftohtë varri e t'i vendos mbi krahun e tij të nxehtë.

§.556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë mbë cupë të krahit e do të siellet tri heresh rreth vorrit të tê dekunit, tuj folë këto fjalë të caktueme per këso bésh:
"Un... kaq e kaq uhà a detyrë kjàj mbi két të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në két e n'at jetë me gùr edhè gjithkah kah kà shkelë kamba e til sà kje gjallë.

4. Béja për derë.
Nëse përcaktohen për këtë lloj të bésë, babai i Presidentit e merr situatën në dorë dhe bën bé në emër të krejt anëtarëve të familjes.

559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpis n'emen të vet e n'emen të giindes së shpis

5. Beja në krye të djemvet.
Kjo është béja më e rëndë, të cilën ia kisha preferuar Imer Imerit për Presidentin.

Ja, qysh bëhet kjo bé 'e poshtër': 
567. Si t'a dajn diten e bés, zhgarkue si do të shkoj tê shpija e të pandehunit, e ky, sà djelm mashkuj të két nen kulm, i mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyne e an bén: "Pasha kryet e djelmvet, nuk t'a kam bâ at rreng, per të cillin më jé beditë e as nuk diej sè kush t'a kà bâ!"

6. Béja me Sedije (S'e dija) 
Jo vetëm që ti nuk e ke vrarë viktimën, por ti s'duhet të dish as kush e ka vrarë (siç i ndodh rëndomë Presidentit, e ka zanat, gjithmonë 'e di' kush-kë e ka vrarë dhe u shkon në shpi njerëzve e u tregon në vesh...por, pastaj fjala e tij (për emrin e vrasësit) hyn në veshin e tjetrit dhe mbetet aty...në heshtjen e shurdhër të 'veshit të tretë'

575. Kur të bahet beja, do të thotë: "as vetë, as kush i shpis s'ême e s’diej sè kush të vodh a të vrau".

- Kanuni e ka ditur se njerëzit bëjnë bé rrejshëm prandaj ka parashikuar gjoba dhe ndëshkime të 'rënda' për këtë kategori pleqsh: 
592. ? Ndeshkînie mbi bérrêjshmin jânë:

a) do ti lajë të zott të gjàs dy per nji;
b) do të lajë kpucët e Kapucarit;
c) ’’100 desh e nii kà, po kje beja më 241 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. ? Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi;
d) do të shkojë tê Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë; 
e) do të lajë kà 500 grosh per krye Poroniku, pse u prini në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. ? Këto të holla cubi (Hashim Thaçi në këtë rast), do t'i lajë mbi eltér per Kishë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat