Gënjeshtrat e pushtetarëve dhe e vërteta e ndalimit të trenit

Opinione

Gënjeshtrat e pushtetarëve dhe e vërteta e ndalimit të trenit

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 22 janar 2017 Në ora: 19:25
Idriz Zeqiraj

Përtej 10 ditësh, nuk kanë pushuar gënjeshtrat përlavdëruese të pushtetarëve tanë, lidhur me autorësinë e ndalimit të trenit, jo në Veriun e Mitrovicës, por, saktësisht, në Rashkën e Serbisë.

Synimi për të përvehtësuar meritat dhe lavdinë e pamerituar, ishin dhe mbetën, në stilin e njohur të "komandantëve të Rognerit", për ta përvehtësuar luftën e bërë nga FARK-u i Ibrahim Rugovës, kolonelëve heroikë: Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj, komandantëve trima: Sali Çekaj, Agim Ramadani, Smajl Hajdaraj dhe gardës tjetër komanduese të vrarë dhe të gjallë, të vijës institucionale.

Nga burime konfidenciale, ende pa autorizim për t`i publikuar, ka një të vërtetë krejt tjetër:

Urdhëri për  ndalimin, madje, pa kushte, të trenit në Rashkë, e dha një shtet evropian. Shteti në fjalë është mik i sinqertë i popullit shqiptar, madje, kudo që jetojnë shqiptarët. Por, ky shtet nuk ka asfarë miqësie e respekti për kastën aktuale pushtetare. Përkundrazi, i konsideron hajna zyrtarë, vrasës serikë, jo të serbëve, por të shqiptarëve, përgjatë luftës dhe pas saj, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Dhe, ktë e kanë bërë me gjakftohtësinë më të madhe, mjerisht, para syve  dhe heshtjes, pothuajse, aprovuese të UNMIK-ut.

Gjithnjë, sipas burimeve të këtij shteti, krerët pushtetarë, me bandat e tyre, që nga çlirimi i Kosovës, nga pakti-NATO, kanë nxjerrë në rrugë turmat militante të partive të tyre, për t`i mbrojtur nga drejtësia vendore e ndërkombëtare "komandantët" e shumtë vrastarë. 

Ky shtet nuk ka asnjë koordinim apo bashkëpunim me pushtetarët kriminelë shnqiptarë, por është fort i lidhur me veprimtarë autoritarë të Mërgatës Shqiptare, Shteti në fjalë vazhdon ecejakët në Bruksel, duke e fajësuar, gjithnjë, Serbinë për provokimin e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat