Pse brengoset Berat Buzhalla?

Opinione

Pse brengoset Berat Buzhalla?

Nga: Zejnulla Salihi Më: 22 janar 2017 Në ora: 19:37
Zejnulla Salihi

Pas nënshkrimit të Deklaratës së liderëve të partive politike të Maqedonisë të dakorduar në Tiranë e Prishtinë për të “folur me një zë” në qeverinë e ardhëshme të vendit në Tetovë dëgjoheshin  zëra se gazetarë e intelektualë të kurdisur të disa mediumeve të caktuara në Tiranë e Prishtinë do të vehen në shërbim të Ali Ahmetiti për të krijuar një frymë pozitive në opinion që të hapet rrugë për vazhdimin e koalicionimit midis miqëve të vjetër VMRO-DPMNE-BDI.

Madje edhe “haxhillëku” I Ali Ahmetit jashta vendit edhe takimet “shtetërore” sy më  sy , me  presidentin Nishani dhe funksionarë tjerë synimin e kishte që ai të pranohet si I pari I shqiptarëve  sepse sipas tij  “doli fitues” në zgjedhjet e 11 dhjetorit zemra I “digjej flake” ti bashkojë shqiptarët e dalur “humbës” të mëdhenj në këto zgjedhje. Dhe duhet pranuar se në një masë të vogël ia arriti por pak më vonë sharra I hasi në gozhdë sepse Lëvizja Besa dhe Alenca për shqiptarët ia paten shkruar një letër të madhe me 7 kushte paraprake që partneri maqedonas do të duhej ti përmbush në mënyrë që të bëjë qeveri.

Reduktimi I dukshëm i 7 pikave të Deklaratës së përbashkët nga ana e  BDI-së në katër pika e ve në dyshim ekzistencën e mëtejme të dokumentit dhe shkallën e besueshmërisë midis liderëve politikë shqiptarë në të ardhmen.

Përderisa Ali Ahmeti ,”fituesi i zgjedhjeve” po i bënë gjimnastikat e tij të “analizave”  gazeta Express nga Kosova dhe drejtori i saj Berat Buzhalla si dhe disa “analistë” si Ernest Luma  sëbashku me Nikoll Lesin e “Koha jonë” po ia shtrojnë udhën me asfaltë Gruevskit që ti mundësojnë atij edhe më tej ta vazhdojë koalicionin e quajtur të tenderave me arsyetime banale se gjatë kohës së tij na qenkan punësuar 30 mijë shqiptarë dhe  saherë Buzhalla e kalonka kufirin e Elez Hanit policët vrapojnë pas tij dhe i folin shqip që dëshmon se paskemi shumë policë shqiptarë!

Mirë është që Buzhalla i paska veshët e larë dhe i dëgjonka fjalët shqip të policëve por duket se me sytë paska problem dhe nuk e ka parë se në mes të Tetovës ku 72% të popullatës janë shqiptarë policët në gjoksin e tyre mbajnë shkrimin „????????„ dhe “police” duke e dijtur fare mirë se në këtë qytet nuk jetonë anglofonë por shqiptarë. Ai gjithashtu nuk e paska ditur se në gjykatat tona lajmërimet  nëpër monitorë për caktimin e emrave të gjykatësve nëpër zyra janë krejtësishtë në gjuhën maqedonase adhe atje ku shqiptarët janë shumicë e madhe dhe se proceset gjyqësore kur pala dhe gjykatësi janë shqiptarë bëhen me përkthim prej maqedonishtes.

Ai numër i Buzhallës prej 30 mijë të punësuarve është imagjinatë e thjeshtë dhe jo realitet sepse çdo vit Sekretariati për implementimin e MO-së ka punësuar deri 400 persona partiakë të BDI dhe poqese këtë e shumëzojsh me 14 vite sundimi atëherë ajo shifër nuk e arrin as një të tretën e asaj që është shkruar. Duhet përkujtuar zoti Buzhalla se që para nënshkrimit ë MO-së me ndërmjetësimin e OSBE-së me nismën e PPD-së dhe PDSH-së vetëm për 2 muaj janë punësuar dhe trajnuar 550 policë!

Çudi si Buzhalla ka marrur guximin ta lëvdojë Gruevskin për tërhjekjen e investimeve të huaja kur në ato fabrika të përmendura si Xhonson Kontrolls (tash ka ikur nga Maqedonia!) dhe Vanhool kur numri i të punësuarve shqiptarë në të dy fabrikat nuk arrin as në 10. Sa për ilustrim në Vanhool , një fabrikë  me 800 të punësuar punojnë “nga komunitetet e vogla” siç thotë Gruevski vetëm 2 shqiptarë , një turk dhe një rom përderisa për ta ndërtuar këtë fabrikë vetëm qeveria ka dhënë 17 milionë euro dhe vetë pronari Vanhool 14 milionë euro duke mos i llogaritur edhe shumë beneficione tjera.

Po ti lëmë të gjitha këto fakte anësh çudia më e madhe është se Buzhalla më tepër është i brengosur se poqese Ahmeti nuk do të koaliciononte me VMRO_DPMNE “…kjo do të ishte hera e parë që në mënyrë skematike, të pandershme, do të dhunohej vullneti i shumicës së maqedonasve, të cilët kanë vendosur që prapë t’ia japin besimin partisë së Gruevskit. Për këtë të fundit kanë votuar shumë më shumë se sa për Zaevin” siç e shpreh brengosjen e tij të madhe Berat Buzhalla.

Sa për kushtin që Gruevski mundtka t’ia plotësojë Ahmetit dhe ta pranojë që kryetari I Kuvendit të jetë shqiptar I BDI-së mendoj se nuk do të jetë ndonjë e arritur e madhe sepse edhe në kohën e komunizmit tridhjet vite më pare, kemi pasur një shqiptar të LKM-së për kryetar të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat