Ramush Haradinaj,nga kryehero i luftës, u shndërrua edhe ne kryehero të shumëfishtë të paqes

Opinione

Ramush Haradinaj,nga kryehero i luftës, u shndërrua edhe ne kryehero të shumëfishtë të paqes

Nga: Sali Ramadani-Uskana Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:55
Ramush Haradinaj

- Por edhe në Kryehero dhe Kryelider të të Gjithë Shqiptarëve…

Në vend të faqeve dhe vëllimeve të tëra,qoftë edhe me preokupimet e njohura stereotipe shumëvjeçare:shkencore-publicistike-zhurnalitike,mund të mjaftonte edhe vetëm me mbititullin,TITULLIN dhe nëntitullin,për tu kupëtuar dhe nënkupëtuar e tëra e këtij preokupimi të rëndomë nga aspekti i ndërsjellë…

Mirëpo,për shkak të respektit të madh ndaj opinionit lexues,sidomos të pjesëmarrëseve me qindra-mijëra dhe të pafund,veçanërisht në Prishtinë,por edhe në tërë botën (sic?!), duhet precizuar në mënyrë më të mundëshme rreth këtij tubimi madhështorë,i cili i entusiazmoi të gjithë shqiptarët e ndershëm,por dhe ndërkombëtarë,duke i tmerruar armiqte e përbetuar të tërë Kombit Shqiptar dhe të atyre më reakcionarë dërkombëtarë (sic?!).

1. Çështja e shqiptarëve në përgjthësi dhe ajo e atyre të Kosovës Martire, në veçanti,për shkak të specifikave historike,mbetet tejet e vështirë, diskutabile dhe ende e pazgjidhur definitivisht!

2. Shqiptarët si komb paqësor në kontinuitet gjatë gjithë kohës së historisë së tij të lavdishme,ia kanë parë sherrin vazhdimisht dhe për këtë shkak, duke i keqpërdorur qëllimrt e tyre paqësor,por kjo në kontiniuitet i është shndërruar në bumerang të pashtershëm,pikërisht nga ato elemente regresive,edhepse kanë pësuar humbje të konsiderueshme,sepse iu ka “has sharra në gozhë”dhe kanë mbaruar me marre të zezë,edhepse edhe sot e kësaj dite nuk kanë siklet për këto elemente negative dhe antinjerëzore,sepse janë të tillë në kontinuitet…

3. Rasti i Ramush Haradinajt,vetëm si pretekst për të iu kudërvënë në vazhdimësi shqiptarëve,duke kërkuar edhe gjenezën e plote me te cilat,si Popull dhe Komb i ndershëm,nuk mund të iu biejnë në fije se ku qëndron esenca e vërtetë e problemit,ashtu siurse edhe kryeautori dhe bashkautorët, të cilët kanë nevojë për bashkëveprim me elementet më cilësore shqiptare,por edhe ndërkobëtare,për t’i shqyrtuar të gjitha difektet historike dhe rezonuar në baza të plota shkencore për ta eliminuar më të keqen e mundëshme njëherë e përgjithmonë!

4. Çka kanë antishqiptarët,por edhe ca nga ndërkombëtarët, me shqiptarët kaq të ndershëm,kaq fisnikë,por edhe kaq të pa fat?!

5. “Rasti” i Ramush Haradinajt,sikurse edhe shumë të tjerëve më heret  dhe sot e kësaj dite është një sinjal se ndërgjeja kombëtare dhe ndërkombëtare,duhet të reagojë urgjentisht,duke ia imponuar edhe opinionit të gjerë ndërkombëtar,se pikërisht në Ballkan mund të ndodhë  edhe më e keqja e Tretë dhe më e rrezikshmja,njerëzit me kokë normale nuk duhet të veprojnë indifeentë!

6. Krahas Jasharajve Kryelegjendarë,nga familja më e nguhtë dhe më e gjerë  rreth 55 sish,Reçakut me 45 viktima të  tmershme,pa fijen e fajit dhe pa fijen e ngacmimit,vetëm nga një familje e ngushtë e dy vikimave të Luftës së v.1998/99 dhe të tretin gjatë”paqjes”, me dy kryeheronj të mbetur gjallë dhe shumë aktivë,Ramush Haradinaj(sikurse edhe i vëllai) i paepur,nga një Hero,i shndërrruar në Kryehero dhe nga një personalitet u shnëdfrrua në Kryepersonalitet dhe Kryehero të shumëfishtë,është një sinjal për shqiptarët dhe tërë botën,se diç me shqiptarët në tërësi dhe ata të Kosovës Kryeheroke në veçanti,diç po vlon dhe diç po çelbet në “Tokën Daneze”,siç do të thoshte Shekspiri i Madh dhe i pakalueshëm! Kjo mbetet enigmatike dhe duhet ndërmarre masa të fuqishme historike!

7. Pa marrë parasysh se kush i nxit apo ndërsen,pa marrë parasysh se kush i provokon dhe inskenont,sado të “fuqishëm”që të  jenë dhe kushdo që të jenë, për shkak të motiveve të fuqishme hisotrikr dhe praktike,për ta mbrojtur Kombin,sikurse edhe gjate gjithë historisë së lavdishme të Popullit dhe Kombit Shqiptar,do të përfunbojnë me fiasko të plotë dhe të pashmangëshme,duke iu kthyer si bumerang Historik!

Prandaj…

Kujdes!

Dhe…

“Më mirë,vonë se kurrë”,sepse,për punët e mira,nuk është vonë KURRË!  

Me respekt për shqiptarët dhe atdhëtarët,vdekje nga Zoti për antishqiptarët,mercenarët dhe tradhtarët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat