Territoret shqiptare zgjojnë apetitet e armiqve...

Opinione

Territoret shqiptare zgjojnë apetitet e armiqve...

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:30
Ragip Guraziu

Veriu i Kosovës , pas shumë dilemash se si duhet qasur kësaj problematike shumë domethënëse, duhet sajuar nga këndvështrimi politik, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe historikë, për të pasur një pasqyrë sa më të mirë, e që historiografia duhet ta trajtoj më gjerësisht, për të mos mbetur dilemat për brezat e ardhshëm.   

Vet pozita gjeografike ku shtrihen territoret tona, zgjoi epshet e pushtuesve, si nga Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë, tani edhe në Shekullin e 21 epshet e Serbisë dhe Rusisë, aleatit të Serbisë, po e donë pushtimin e Veriut të Mitrovicës, në të gjitha format e mundshme të tyre, por kotë se koti e kanë dhe kanë për të dështuar, se tani shqiptarët nuk kanë tokë për të falur më.      

 Në Krizën e Lindjes, Perandoria Otomane kërkon ndihmë nga Britania e Madhe, për të pasur ende ndikim në territoret e pushtuara. Mirëpo, dy popuj ishin që më së shumti i sjellin kokëçarje kësaj Perandorie, e njëri nga ta janë shqiptarët, prandaj Mbretëria Angleze i ofron ndihmë dhe kjo shihet në prag të kongresit të Berlinit me 1878. Ajo do ti ndihmojë Bizmarkut dhe sllavët në dëm të tokave shqiptare. Do të merret çdo vendim të Kongresit në dëm tonin dhe do të bëhet forcë garantuese e zbatimit të “ndarjes së drejtësisë”. Duke iu falënderuar kësaj “drejtësie” të superfuqive Evropiane, njihen Serbia dhe Mali i Zi si shtete, të cilave edhe iu njoh sovraniteti mbi territoret shqiptare, të marra në mënyrë të dhunshme, duke spastruar jo vetëm popullimin nga shqiptarët, e populluar me element serbo malazezë, por shkatërroi gjithçka që kishte të bënte me identitetin e banorëve, për të humbur çdo gjurmë të shqiptare të më hershme. Të mirat materiale i përvetësoi duke u shpërndarë ardhacakëve (kolonëve), të cilët më vonë do të jenë edhe një lloj parzmore e politikës shoveno- sadiste serbe.

Kjo politikë do të mbështet edhe më vonë nga shtetet e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Greqia, pra edhe në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe në luftën e Parë e të Dytë Botërore. Sikurse sllavët edhe grekët e italianët dëshirojnë të kenë hise të vet në këtë nën qiell shqiptar, jo vetëm për shkak të pozitës gjeopolitike e gjeostrategjike, por edhe për shkak të pasurive nëntokësore, klimës së përshtatshme për kultivimin e kulturave bujqësore dhe bregdetit shqiptar, ngase kufizoheshin me tokat tona. Gjithë këto të mira që i ka territori shqiptar, ishin dhe janë kriza lufte për dominim territori.

Kufiri i ndarjes për herë të parë tek ura e Ibrit

Serbia kishte filluar me një politik afatgjate të punonte në drejtimin e shtrirjes së politikës së vetë megalomane të sundimit dhe gjetjes së formave për të dalë në ujërat detare. Ndërtoi hekurudhën Beograd- Tivar, planifikoi ndërtimin e korridorit ujor nga Danubi për në Vardar, përmes Luginës së Preshevës dhe forconte pozicionin në Mitrovicë nëpërmjet popullimit me kolonë të rinj, në emër të vëllazërim- bashkimit.

Dy pika strategjike të Serbisë, që janë edhe do të mbetën pika konflikti në mes shqiptarëve dhe serbëve, nëse nuk arrijmë të rikthejmë territoret tashmë të pushtuara, Mitrovica dhe Lugina (si terminologji na paraqitet gjatë luftës në mes këtyre dy kombeve, por që në topografinë gjeostrategjike fillon të njihet që kur planifikohet korridori lundrues nga Danubi në Vardar), ndihmohen edhe sot nga shumë shtete Evropiane, gjithnjë me bekimin e elitave politike shqiptare.

Me gabimin e KFOR-it Francez po shpopullohej nga shqiptarët pjesa veriore dhe zëvendësohej me forcat paraushtarake e kriminel lufte

Me ndalimin e marshit popullor për të shkuar në Mitrovicë, e cila me ndihmën e KFOR- it Francez po shpopullohej nga shqiptarët në pjesën veriore dhe zëvendësohej me forcat paraushtarake e kriminel lufte, që do të përgatisnin terrenin për ardhacak, të cilët më vonë edhe do të jenë strumbullar i të gjitha forcave të errëta mesjetare dhe një çerdhe bukur e fort e politikës megalomane serbe, së cilës do ti jep ndihmë të pa kursyer UNMIK dhe do të bëhet zëdhënëse e politikës koloniale serbe. Sepse policia e Kosovës bashkë me atë të UNMIK- ut, gjithnjë janë pozicionuar në buzë të lumit Ibër, sa herë që serbëve iu ka tekur të ngritin zërin për diçka. Këto forca të ruajtjes së rendit, sikur na kanë siguruar neve që paraushtarakët e kriminelët serb të mos dalin në këtë anë të Ibrit! Asnjëherë politika institucionale dhe opozita, nuk ka ngritur zërin për këtë fenomen, madje edhe tash kur kanë filluar ti kthejnë delegacionet serbe prapa, pa lejen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përsëri ndalesa u bëhet te lumi Ibër! Athua politika institucionale u pajtua me këtë “vijë” kufiri dhe ngadalë e pa zhurmë tërhiqet nga kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë, aty ku ishin kufijtë administrativ, sikurse ndodhi me pranimin e vijës kufitare në mes Maqedonisë e Kosovës!  

Duke u nisur nga këto gabime edhe politika Ruse ka parë pajtueshmërinë e të dyja palëve, ndonëse jo zyrtarisht, përmes Kryetarit të Odës Ekonomike, e dikur diplomat i njohur, shprehet publikisht, por besojë jo dhe pa bekimin e Serbisë, që Serbia të merr Veriun e Kosovës dhe me këtë të përmbyllet ky konflikt!

Të tjerët po i njohin vlerat tona, derisa ne nuk kemi ditur t'i çmojmë vlerat tona

Sikur të mos kishin peshën gjeostrategjike, gjeopolitike dhe pasurit nëntokësore nuk do të kishin investuar serbet me dhjetëvjetësha në këto dy pjesë të territorit shqiptar, që njëherit paraqet edhe tkurrjen territoriale të shqiptarëve në vazhdimësi, duke mos zgjedhur mjetet për zbatimin e elaborateve të shumta në të gjitha planet, duke filluar nga likuidimet fizike.   

Serbo malazezët për kolonizim të tokave shqiptare kanë ndjekur politikën e mbijetesës së kolonëve, duke i vendosur ata nëpër vendet më pjellore, e pastaj me ndërhyrje të shtetit për të ngritur edhe kapacitete shfrytëzimi e prodhimi të të mirave materiale. Nëse ky ka qenë parimi i politikës serbe, atëherë ne duhet pasur kujdes në artikulimin politik dhe mos të lejojmë që pjesë të atdheut të dalin në aeropag, siç kanë dalë gjithnjë pas luftërave të zhvilluara për çlirim kombëtar.

Serbia gjithë këto veprime nuk i ka të momentit, por gjithnjë në kuadër të ndryshimit të raporteve politike në rajon, ka nxjerrë platforma politike dhe është munduar ti zbatojë ato. Në momentin kurrë ne menduam se kemi demokracinë perëndimore në mbështetje dhe u kënaqëm duke kaluar në ekstazë, Ahtisari si njëri nga figurat qendrore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore ortodokse në Evropë, i zgjati dorën atyre, sepse akademia e shkencave serbe kishte platformë të gatshme në këtë plan.

 Tragjedia më e madhe është se ne si komb kurrë nuk kemi ditur të çmojmë pozitën gjeopolitike dhe gjeostrategjike të truallit tonë, nuk kemi ditur kurrë edhe të llogarisim në faktorin njeri, por gjithnjë të joshur nga pozitat e ofruara i kemi anashkaluar këto dhe e keqja më e madhe është se ende nuk kemi një platformë politike kombëtare.

Veriu i Kosovës , pas shumë dilemash se si duhet qasur kësaj problematike shumë domethënëse, duhet sajuar nga këndvështrimi politik, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe historikë, për të pasur një pasqyrë sa më të mirë, e që historiografia duhet ta trajtoj më gjerësisht, për të mos mbetur dilemat për brezat e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat