Kombinati xmk "Trepça" në Mitrovicë - faktor determinues i zhvilimit ekonomik të Republikës së Kosovës

Opinione

Kombinati xmk "Trepça" në Mitrovicë - faktor determinues i zhvilimit ekonomik të Republikës së Kosovës

Nga: Prof. Dr. Nuri Bashota Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:25
Trepça

Kombinati Xehtaro Metalurgjik Kimik "TREPÇA", paraqet një sistem kolosal afarist gjigantesk të Republiklës së Kosovës, në të cilin ishte koncentruar e tërë metalurgjia e metaleve me ngjyra si dhe një numër i madh aktivitetesh tjera ekonomike, jo vetëm në teritorin e Kosovës, por edhe më gjërë. Këtë na dëshmojnë këto fakte notore që kishte arritur Kombinati XMK “Trepça”, para okupimit të Kosovës nga Serbia më 1988.

- Mjetet e avancuar në kapitalin themelor (fiks) në Kombinatin "Trepça" në vitin 1988 (në prag të okupimit të Kosovvës nga Serbia), kishin arritur në 577.558.764 $, me një amortizim vjetor prej 35.231.145$, kishte 22.645 të punësuar dhe siguronte 52% të buxhetit të Kosovës.

- Në prodhimin e plumbit Kombinati "Trepça" e kishte vendin e katërt në Europë dhe të dhjetin në botë, në prodhimin e zingut e kishte vendin e gjashtë në Europë dhe të trembëdhjetin në botë.

- Pas rekonstruimit dhe zgjërimit të Shkritores e të Rafinerisë "Trepça" u krijua mundësia për prodhimi e 173.000 t/v plumb të rafineruar, 80.000 t/v zing elektrolit, 224 t/v argjend të rafineruar, 295 t/v bizmut të rafineruar, 370 kg/v ari dhe 3.000 t/v gurë bakri si dhe prodhime tjera,duke u radhitur ndër 5 shkritoret më të mëdha në botë.

-  Njëherit, Elektroliza e re, pas rrumbullaksimit të investimeve kishte arritur mundësinë që të prodhojë 80.000 t/v zing elektrolit,5.000 t/v oksid zingu e zing pluhur,140.000 t/v acid sulfurik, 368 t/v kandium elektrolit,15.600 t/v lym të Pb-Zn dhe 250 t/v  lym Cu (82% Cu).

Prandaj, Kombinati XMK "Trepça" kishte një rendësi të veçantë si për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ashtu edhe për marëdhëniet ekonomike të Kosovës me botën e jashtme, pasi merrte pjesë me mbi 70% në eksportin e saj. Konkretisht, në vitin 1988 Kombinati XMK "Trepça" realizoi një shitje të produkteve të veta në vlerë prej 401.768.177$, prej të cilave 249.151.077$ në tregun e mbrendshëm dhe 152.617.200$ (38%) në tregun ndërkombëtar. Njëherit, Kombinati XMK "Trpça" kishte rendësi të veçantë edhe për tërë ish RSFJ-në, pasi siguronte më se 77,7% të prodhimit të përgjithshëm të plumbit dhe radhitej në vendin e tretë për nga bilanci i të ardhurave devizore.

Gjithsesi,  kjo ishte pika më e lartë e zhvillimit të sistemit tekniko-teknologjik dhe komercial të Kombinatit XMK “Trepça”, që u arritë duke eleminuar “Jugometalin” e Beogradit  nepërmes të riorganizimit dhe transformimit të këtij gjiganti ekonomik në “Trepça Komers”. Këtë transformim e bëri që nga viti 1971, Drejtori gjeneral i Kombinatit XMK “Trepça”, Veli Deva në bazë të “ Ligjit të Punës së Bashkuar”, në bashkpunim edhe me kuadrat e mirënjohura që punonin në Kombinatin XMK “Trpça”: Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Selatin Kaqaniku, Shyqëri Kelmendi. etj. si dhe me kuadrin e mirënjohur të Institutit Ekonomik të Prishtinës. Me këtë reorganizim substancial, faktikisht erdhi deri të shkëputja e Kombinatit XMK “Trpça” nga kthetrat e Serbisë, e cila nepërmes  të ndërmarrjes “Jugometal” të Beogradit e shfrytëzonte terësisht Kombinatin XMK “Trepçen”, sipas slloganit të njohur: “Trepça radi, Beograd se Gradi” (Trep­ça punon – Beogradi ndërtohet).

Prandaj, në saje të këtij transformimi nga “Jugometali” në “Trepça Komers” , erdhi deri të shkëputja e Kombinatit XMK “Trepqës” nga kthetrat e Serbisë, duke bërë  kështu një kthesë substanciale “salto mortale”, sipas të ciles tani dominonte  sllogani: “Trepça punon – Kosova zhvillohet”. Në saje të kapitalit të Kombinatit XMK “Trepça” të orientuar eskluzivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës, erdhi deri të avancimi i investimeve në zhvillimin e metalurgjisë dhe kimisë në këto ndërmarrje të reja industriale anëembanë  Kosovës : 

- Fabrika e municionit të gjuetisë në Skendraj,

- Fabrika e baterive industriale në Pejë,

- Fabrika  e stolive nga ari dhe argjendi  “FAMIPA”  në  Prizren,

- Metaliku”  në Gjakovë,

- Fabrika e baterive  të Ni-Cd dhe të litiumit në Gjjilan

- Fabrika e  ngjyrave dhe e vernikëve  “Exstra” në Vushtrri

- Fabrika e llamarinës së zinkuar në Vushtrri

- Fabrika e akumulatorëve në Mitrovicë

- Fabrika për prodhimin e paisjeve procesore, makinave për xehtari dhe të rimorkerëve “Trepça”  në Mitrovicë etj.

Prandaj, siq shifet nga këto të dhëna meritore, Kombinati XMK “Trepça”, i  transformuar në “Trepça Komers”, nepërme të këtij dispersioni në suaza të Kosovës, ishte bërë faktor determinues fundamenmtal për zhvillimin e shpejtuar ekonomik të tërë Kosovës.

PËRPJEKJET E SERBISË PËR RIMARRJEN E KOMBINATIN  “TREPÇA“

Edhe pse transformimi organizativ i  Kombinatit XMK “Trepça” në suaza të  “Trepça Komersit”, ishte realizuar nën udhëheqjen e  Drejtorit Veli Deva në bazë të “Ligjit të Punës së Bashkuar” të ish RSF të Jugosllavisë, asnjëherë Serbia nuk hoçi dorë nga pretendimet për ta futur persëri (si edhe tani) nën kthetrat e veta këtë gjigant ekonomik të Kosovës, duke tentuar që në vend të “Trepça Komersit”, të futnin përseri Kombinatin XMK “Trepça” nën tutellen e ndërmarrjes beogradase “Jugometal”. Si pjesëmarrës në përpilimin dhe realizimin e projektit “Trepça Komers” dhe ngritjen e Liqenit “Gazivoda – Ujmanit”,  me këtë rast, po njoftoi opinionin e gjërë për përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për gllabrimin e Kombinatit XMK “Trepça”, si dhe të pengoi ndërtimin e liqenit “Gazivoda  - Ujmanin”. 

Në muajin tetor 1973, më ftoi Xhavit Nimani (Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës), që sëbashkut të shkonim deri të Drejtori i Kombinatit XMK “Trepça”, shoku  Veli Deva – në Zveçn, në takimin e paraparë me Drazho Markoviqin (Kryetarin e Kryesisë së Serbisë) dhe Petar Kostiqin (Kryetarin e Qëverisë së Serbisë). Xhavit Nimani më tha:  “Fjala ëshët për “Trepça Komersin” dhe “Gazivodën”, në të cilat projekte ke punuar dhe i njef gjërat që do të trajtohen në ketë takim. Prandaj, është mirë që të marrish pjesë në këtë takim të lartë”.  Shkova mënjiherë në Kryesinë e Kosovës dhe u nisëm me veturë zyrtare dhe arritëm shpejtë  në Zyren e Veli Devës në Zveçan. Pas gjysëm ore, arriti Drazho Markoviq dhe Petar Kostiq në zyrën e Veli Devës. Pas një përshëndetje të ftohtë, Veli Deva e hapi takimin duke ia dhënë fjalën Drazho Markoviqit (Kryetarit të Kryesisë së Serbisë), i cili parashtroi këto dy kërkesa  urgjente:

1) S ë  p a r i t,  Kryetari i Serbisë - Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për rritjen e çmimit të ndërtimit të liqenit  “Gazivoda”, dhe ate  sipas “shkallës rrëshqitëse” (klizna skala), që e ndërtonin këto tri ndërmarrje beogradase: “Prvi Partizan”, “Tunelogradnja” dhe “M. Milutinoviq”, por të cilin ndërtim e financonte “Banka Botërore” e Mak-Namares, si edhe digën e liqenit “Radoniqi” në Gjakovë. Me këtë rast i parashtrova pyetjen Kryetarit të Serbisë – Drazho Markoviqit: sa është lartësia e rritjes të shkalles rrëshqitëse që Ju kërkoni? Ai mënjiherë u përgjegj: “Rritje për 120% më e lartë”. Mënjëherë Xhavit Nimani më pyeti  “çka të bëjmë”? Unë ia shpjegova atypëraty në fletoren që kishim përpara: “Banka Botërore”, si financuese e këtij projekti, nuk hynë në aranzhmane financiare me republikat dhe krahinat autonome, por vetëm me Shtetin e Jugosllavisë, ashtu që kjo ngritje nuk ngarkon Kosovën, por Jugopsllavinë”. Atëherë Xhavit Nimani iu përgjegj Drazho Markoviqit: “Mirë, pranojmë edhe këtë kërkesë, shkojmë më tejë”. Une mënjiherë shtova kërkesën plotësuese: “me kusht që në këtë çmim të hyjë edhe ndertimi i hidrocentralit në digën e Gazivodës prej 35 MW, që do të furnizoi me energji elektrike Kombinatin XMK “Trepça”.

Mirëpo,  Kryetari i Serbisë - Drazho Markoviq, u habit dhe u shtangua nga qendrimi i Veli Devës dhe kërkesave që parashtruam në atë takim, pasi nuk pati sukses gracka “klizna skalla” që e kishte paraparë Serbia për të ndërprerë ndërtimin e liqenit “Gazivoda”. Faktikisht, Serbai ishte kundër ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, për këto dy arsye: Së parit, me  Sistemin “Ibër – Lepenci” që fillonte me ndërtimin e liqenit “Gazivoda”, zvoglohej sasia e ujit që shkonte drejtë Rashkës dhe Kralevës. Së dtyti, që të pengonin zhvillimin e Kosovës, pasi Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh artificial në Europë, ashtu që liqeni “Gazivoda” në suaza të sistemit “Ibër – Lenenci”,  do të siguroi ujë për popullsi, industri dhe bujqësi në Kosovë, edhe po të mos bjerë shiu vite  me rradhë. Prandaj, edhe tri ndërmarrjet e Beogradit, jo vetëm që e kishin zhagitur dy vite rrsht ndërtimin e dighës, por makinat (bagerët) që i kishin blerë gjoja se për ndërtimin e digës “Gazivoda”, nuk ishin të përshtatëshme për terenin shkambor, por për ranishta (zalishta), që u nevojitëshin për ndërtimin e limaneve në brigjet e Afrikës Veriore, ku kishin marrë punë vite me radhë, duke e anashkaluar dhe zhagitur vite me radhë ndërtimin e “Gazivodës”.       

2) S ë   d y t i,  Kryetari i Serbisë - Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për eleminimin e “Trepça Komersit” dhe kthimin e Kombinatit XMK “Trepça” nën “Jugo-Metalin” e Beogradit. Mirëpo, Veli Deva, kategorisht e rrefuzoi dhe e qiti “ad akta”, si të papranueshëm këtë kërkesë të Serbisë, duke theksuar se “këtë vendim e ka marrë “Këshilli Qenror i Punëtorëve” të Trepçës në baza të “Ligjit të Punës së Bashkuar”, të votuar në të gjitha njisitë punuese”, ashut që nuk mund të ndryshoi këtë vendim. Mirëpo, Drazho Markoviq vazhdoi duke u përpjekjekur që të bindi Veli Deven, duke theksuar: “Shoku Veli, kemi të bejmë me Beogradin - si “velegrad” dhe metropol i Ballkanit, që do ta përparoi “Trepçen”  etj. Mirëpo, Veli Deva ia preu shkurt: “Quj Drazho, samo jedna stvar raste u tugjim rukama”, zavrshen je sastanak”. (Ndigjo Drazho, vetëm një gjë rritet në duar të huaja…Mbaroi takimi”).

Në saje të shkëputjes së Kombinatit XMK “Trepça“ nga kthetrat e Serbisë dhe riorganizimit në “Trepça Komers”,  ky gjigant ekonomik i Kosovës arriti suksese kolosale, që mund të shifen nga analiza përmbledhëse  që po e prezentoi  në vazhdim të këtij  punimi. 

VEPRIMTARIA  AFARISTE  KOMPLEKSE  E  KOMBINATIT XMK "TREPÇA"

PAS RIORGANIZIMIT NË  “TREPÇA KOMERC”

Kombinati XMK "Trepça", si një sistem i përbërë afarist, përfshinte në vedi një gamë të gjërë veprimtarishë ekonomike, që nga prodhimet e metalurgjisë së metaleve më ngjyra, të kimis bazike, të veprimtarisë komerciale dhe të financave e deri të transporti, hulumtimet shkencore dhe shërbimet tjera. Ekspertët për xehe dhe minerale në vitin 2008, kanë vlerësuar se rezervat në “Trep’çë” përfshijnë 425.000 tonelata plumb, 415.000 tonelata zing,  dhe 800 tonelata argjend. Njëherit, rezervat e nikelit arrijnë në 185.000 tonelata dhe të kobaltit  6.500 tonelata. Shiquar globalisht, veprimtaria afariste komplekse e Kombinatit XMK "Trepça" dhe struktura e produkteve  të saj na paraqitet në këto katër fazë:

1) P r o d u k t e   p r i m a r e : xehe dhe koncentrat plumbi e zingu.

2) M e t a l e  m e  n j ë  s h k a l l ë  t ë  l a r t ë  t ë  p a s t e r t i s ë:

plumb të rafinuar dhe aamballazhe të plumbit, argjend, ari, bizmut, zing elektrolit dhe kandium.

3) P r o d u k t e   f i n a l e:

a) Acid sulfurik, acid fosforik, acid fluoro hidrogjenik, plehra superfosfat pluhur dhe granulla, NPK plehra, kriolit, aluminium sulfat, të gjitha llojet e ngjyrnave dhe llaqeve.

b) Akumulatorë starter dhe për motoqikleta, bateri industriale, bateri nikël-kandium, bateri litiumi, llampa dhe trupa ndriçues.

c)Municion gjuetie, gypa dhe tela plumbi, saçme dhe pjesë për ballansim. d)Llamarinë të zingtuar dhe prodhime llamarine, gypa të zi dhe të zingtuar, tela dhe litarë të çeliktë, zinktim diskontinuel, enë emajli dhe tefloni, gozhda, tela rrethoje etj.

e) Materiale elektrokontakti, elemente dekorative, komplete thikash, lugë dhe piruj, atoli ari dhe argjendi.

f) Rimorkio traktorësh, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe paisje rezervë per netalurgji dhe xehtari

4) V e p r i m t a r i a   s h e r b y e s e  d h e   f i n a n c i a r e

b) Trep]a Komersi.

c) Banka "Trepça".

d) Trepça-Transi,

e) Qendra mjeksore dhe

f) Ushqimi dhe rekreacioni.

Në kuadër të Kombinatit "Trpça" bënin pjesë këto ndërmarrje punuese:

1. M i n j e r a t   d h e   m e t a l u r g j i a  e   m e t a l e v e   m e   n g j y r a

Minjera me flotacion "Trepça" në Stan Trg dhe Novipazar; Minjera me flotacion Kizhnica dhe Artana; Minjera me flotacion "Kopaonik" në Albanik; Minjera me flotacion "Shuplja Stena në Plevle; Minjera Tisovik; Lubovija; Minjera me flotacion Rudnik në Rudnik; Metalurgjia e plumbit "Trepça” në Zveçan; Mtelurgjia e zingut "Trepça" në Mitrovicë.

2. P ë r p u n i m i   d h e   f i n a l i z i m i   i   m e t a l e v e   m e   n g j y r a

Industria e akumulatorëve "Trepça" në Mitrovicë; Industria e akumulatorëve "Trepça" në Sombor; Fabrika e baterive industriale "Trepça" në Pejë; Fabrika e baterive Ni-Cd dhe të litjumit në Gjilan; Fabrika e municionit të gjuetisë "Trepça" në Skenderaj; Industria kimike "Trepça" në Mitrovicë; Fabrika e ngjyrave dhe e vernikëve "Exra" në Vushtri; Fabrika e llamarines së zingtuar në Vushtrri; Fabrika për prodhimin e stolive nga ari dhe argjendi "Famipa" në Prizren; Fabrika për prodhimin e paisjeve procesore, makinave për xehtari dhe të rimorkerëve "Trepça" në Mitrovicë; Industria "Meteliku" në Gjakovë dhe Shkritorja e Aluminit në Janjevë. Njëherit, pas vitit 1990, Kombinatit "Trepça" iu bashkangjiten edhe këto organizata punuese: Minjera me flotacion në Medvegje; Minjera me flotacion në Kriva Fej; Minjera me flotacion Rashka; Fabrika e akumulatorëve në Novipazar; Fabrika e akumulatorëve në Beograd; Fabrika e ftohësve dhe nxehmësve në Beograd dhe Fabrika e ushqimit në Kumanovë.

3. S h e r b i m e t   e   p ë r b a s h k ë t a

Organizata tregtare për export-import "Trepça Comers" në Mitrovicë; "Trepça Banka" në  Mitrovicë   (Zveçan); Instituti  për    plumb  dhe  zing  "Trepça"  në  Mitrovicë   (Zveçan); Laboratori Qendror "Trep]a" në Mitrovicë (Zveçan); Qendra logaritare "Trepça" në Mitrovicë; Ushqimi shoqëror dhe rekreacioni "Trepça"; Ndërmarrja transopçortuerse "Trepça Transi" në Mitrovicë (Zveçan); Energjetika "Trepça" në Mitrovicë (Zveçan); Sigurimi i objekteve të Kombinatit "Trepça" dhe Qendra Medicinale në Mitrovicë. 

RIFUTJA  E  KOMBINATIT  XMK “TREPçA”  NËN  KTHETRAT E  SERBISË QË NGA OKUPIMI I KOSOVËS MË 1989 DERI MË SOT

Pas okupimit klasik të Kosovës nga Serbia dhe syprimimit të Autonomisë  së Kosovës më 23 mars 1989, Kombinati  XMK “Trepça”, si edhe të gjitha ndërmarrjet  ekonomike  publike dhe tërë ekonomia e pronës shoqërore në Kosovë, u grabiten nga Serbia, duke u shndërruan në pronë të ndërmarrjeve serbe dhe të shtetit Serb.

Kjo gjendje vazhdoi gjithnjë deri me humbjen e katër luftrave dhe kapitullimit të Serbisë të nënshkruar nga Sllobodan Millosheviqi më 12 qershor 1999 në Kumanovë, krahas çlirimit definitive të Kosovës dhe shpalljes së Kosovës Shtet të pavarur e sovran  më 17 shkurt 2008, të njohur edhe ndërkombëtarisht. Prandaj, që nga ajo datë, Kombinati XMK “Trpça” dhe të gjitha pasuritë natyrore në teritorin e shtetit të Kosovës,  juridikisht trajtohen pronë vetëm të Republikës së Kosovës - si Shtet i pavarur dhe sovran, të pranuar edhe ndërkombëtarisht.

Mirëpo fatkeqësisht, pjesa veriore (25% e teritorit të Republikës së Kosovës), bashk me Kombinatin  XMK “Trepça”, ende ndodhen nën okupimin e Serbisë, për çka edhe po e kundërshton Serbia “Ligjin për Trepçën”, duke u kërcënuar edhe me luftë, siq po deklaronë Presidenti i Serbisë T. Nikoliq dhe basjkpunëtorët tjerë të  ngushtë të “Kasapit të Ballkanit”, S. Millosheviq. Këta lider nacionalsocialist serbomëdhenjë që po përpiqen për formimin e Serbisë së Madhe të kohës së Nemanjiqëve”, nuk u ngopen me humbjen e katër luftrave me shtetet fqinje gjatë vitëve 1990-2000, aparthejdin dhe gjenocidin e tmerrshëm ndaj popullit shqiptar, vrasjen e 130.000 njerëzve (në Kosovë rreth 1.800 njerëz), të dëbuar 4 milion njërëz (nga Kosova  1 milion shqiptarë), krahas shkatërrimit  lemeritës të ekonomisë, djegjen dhe rrënimin e ndërtesave dhe vendbanimeve të shqiptarëve në mbarë Kosovën e okupuar nga fallangat serbomalazeze gjatë vitëve 1989-1999.

KËRKESA E MINISTRIT SERB  I. DAçIQ, NË KËSHILLIN E SIGURIMIT TË OKB-ra  PËR  SHFUQIZIMIN  E  “LIGJIT PËR “TREPÇËN”

Ministri i Jahstëm  I Serbisë - Ivica Daçiq, më 16 nëntor 2016, në Këshillin e Sigurimit të OKB-ra krahas akuzave hipokrite ndaj Republikës së Kosovës, parashtroi kërkesën morbide,që Këshilli i Sigurimit të OKB-ra të shfuqizoi “Ligjin për Trepçqën”, duke u thirrur në këto insinuata dhe të pavërteta: “Trepça është pronë e firmave  të Republikës së Serbisë dhe ate nuk mund të na e marrë askush. “Trepça” është shumë e rendësishme për komunat veriore, por edhe për Graqanicën e Novobërden. Miratimi i atij ligji është goditje për egzistencën e popullit serb në Kosovë  dhe ka tendencë që të ndryshohet struktura etnike serbe”. Njëherit, ka kërkuar  nga Këshilli i Sigurimit të OKB-ra që të shfrytëzojë autoritetin e vet  për ta shfuqizuar ligjin e miratuar nga Prishtina”. [1]

Prandaj, mu për këtë shkak, Serbia nuk po e pranon Republikën e Kosovë – Shtet të pavarur e sovran, duke pretenduar që në këtë mënyrë ta mbaj edhe më tejë në pronësin e vetë Kombinatin XMK “Trepça”, mundësisht edhe pasuritë minerare në këtë pjesë të Kosovës. Mirëpo, Serbia që po kultivon pretendime imperialiste  ndaj teritorit dhe pasurive  natyrore të Republikës së Kosovës,duhet ta ketë parasyshë këtë fakt notor  

K j o  e  d r e j t ë  e  p a t j r t ë r s u e s h m e  e  R e p u b l i k ë s  s ë     K o s o v ë s  p ë r  p r o n ë n   m b i  KXM  “T r e p ç a”, m b ë s h t e t e t  n ë  “R r e g u l l o r e n  N r.1 9 9 9 / 2 4  d h e  2 .0 0 0 / 5 9  t ë O K B –r a, s i p a s   t ë  c i l ë s: “T ë  g j i t h a   l i g j e t  d h e   v e n d i m e t   e   S e r b i s ë  t ë   a p l i k u a r a  n ë  K o s o v ë  g j a t ë  o k u p i m i t  s e r b  1 9 8 9 – 1 9 9 9,  p r a  e d h e  a t o  t ë  p r i v a t i z i m i t  d h e  g r a b i t j a  e  n d ë r m a rr-  j e v e  s h o q ë r o r e  t ë  K o s o v ë s  n g a  a t o  t ë S e r b I s ë, b ë h e n  t ë  p a v l e v s h me”.

Prandaj, si okupimi i pjesës Veriore të Kosovës (25% të teritorit), ashtu edhe grabitja e Kombinatit XMK “Trepça” dhe të pasurive minerare në pjesën Veriore të  Repubiikës së Kosovë nga  Serbia, duhet të marrin fund njëherë e përgjithëmonë. Është hipokrite dhe bizare kërkesa e Ministrit të Jashtëm të Serbisë - Ivica Daçiq:  “që Këshilli i Sigurimit të OKB-ra të shfuqizoi “Ligjin për Trepçën”, krahas kërkcënimeve dhe kërkesave tjera që binë ndeshë me  “Rregulloren” Nr. 1999/24 dhe 2.000/59 të OKB-ra, etj. Njëherit, është për çdo lavdatë, reagimi i Ambasadores së Republikës së Kosovës, Vlora Qitaku, e cila në mënyrë brilante iu kundërvua me fakte kërkesave dhe kërcënimeve absurde të Ministrit serb I. Daçiq, duke informuar Këshillin e Sigurimit me të vertetën objektive për kërkesat abnormale të Ministrit serb I. Daçiq, i cili në vend që të kërkoi falje për aparthejdin dhe gjenocidin e tmerrshëm që bëri Serbia ndaj shqiptarëve, kultivonë edhe më tejë politikën e kasapit të Ballkkanit-  S. Millosheviq.    

Kjo aq më parë, kur kihet parasyshë fakti notor, se edhe 17 vite pas çlirimit dhe 8 vite pas bërjes së Kosovës Shtet i pavarur dhe sovran, pjesa Veriore e Republikës së Kosovës bashk me Zveqanin ku ndodhet pjesa vitale e Kombinatit XMK “Trepça” me 25 njisi punuese (asete), administrativisht ka mbetur e shkëputur nga tërësia e Republikës së Kosovës, me të cilen ende administron Serbia nepërmes të gjandarmarisë dhe MUP-it“ (MPB) serb, të kamuflluara si “Struktura paralele serbe”. Fatbardhësisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës në përputhje me Ligjin  për ndërmarrjet shoqërore, aprovioi “Ligjin për Trepçën” (vetëm të tri aseteve) në  shoqëri aksionare, ashtu që 80% të aksioneve janë të Shtetit (Qeverisë) së Kosovës, ndërsa 20% të punëtorëve të punësuar në “Trepçe”, përkatësisht  vetëm në 3 njisitë punuese: minjerat me flotacion në Stantërg, Kizhnicë, Artanë dhe në Leposaviq. Njëherit, këtë të drejtë e miratoi edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke shpallur kushtetuese Ligjin për “Trepçën”, që u bë valide edhe me nënshkrimin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjithsesi ky ligj parcial si i tillë, duhet të nxisi Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës që me kohë, të nxjerri Ligjin global për terë Kombinatin XMK “Trepça”, duke përfshirë 27 njisitë e veta si një terësi në pronësinë e  Republikës së Kosovës, ku duhet të punojnë bashkarisht shqiptarët dhe serbët, si qytetarë të barabartë të shoqërisë kosovare multietnike.   

Çuditërisht, Qeveria aktuale e Serbisë, bashk me “Listën serbe” dhe përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar “Ligjin për Trepçën”,  jo vetëm që nuk po respektojnë Rregulloren Nr. 1999/24 dhe 2.000/59 të OKB-ra ndaj Republikës së Kosovës, por atakuan rëndë Ligjin për “Trepçën” që ka të bëjë vetëm me tri minjerat me flotacion nga 27 njisi sa ka Kombinati XMK “Trepça”, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese,  sa për t’i shpetuar ato nga likudimi që u kanosej. Ajo që është më groteske, qendron në faktin se  Presidenti i Serbisë, T. Nikoliq, jo vetëm që ngriti zërin kundër “Ligjit për Trepçën”, por edhe është kërcënuar me këto fjalë: “Do të përdorim të gjitha mjetet, pra edhe forcën (me luftë), për ta pamundësuar zbatimin e këtij ligji dhe për mbrojtjen e “Trepçës” si pronë të  Serbisë ?

Kjo tregon fare kjartë, se serbët kanë problem me historinë e tyre  mitromane të mbështetur në trajtime raciste  për popullin e tyre serb, si qenje “hyjnore e qiellore”, me të drejtë që të dominojnë dhe të veprojnë për krijimin e Serbisë së Madhe të kohës së Nemanjiqëve. Prandaj, lidershipi nacional-socialist serbomadh, nuk është në gjendje të pajtohet me hapësirën dhe kohën  në të cilën po zhvillohen  proceset integruese  dhe të globalizimit  në mileniumin e tretë, të mbështetura, jo në okupimin e vendeve të huaja dhe nënshtrimin (gllabrimin) e popujve fqinjë, siq vepruan serbët gjatë tërë shekullit  XX-të. Ketë politikë çfrenuese imperialiste të serbëve, na dëshmon  në mënyrë eksplicite historiani i mirënjohur francez Pierre Behar në veprën  e tij: “Vestiges  d’empires”, të botuar në Paris  më 1999, ku pos tjerash  thekson: “Aneksimi i Kosovës  nga Serbia, mbështetet  krejtësisht  në të drejtën historike të pretenduar, apo në të drejtën e Shtetit Serb që nuk është gjë tjetër, veç se e drejta e popullit serb  për të bërë  si t’i donjë çejfi me popujt tjerë. Pra, një e drejtë që kërkojnë  në emër të miteve  të cilat i rishkruajin sipas fantazive të tyre”. [2]

SERBIA SYNON GRABITJEN E KOMBINATIT XMK “TREPÇA” DHE TË PASURIVE MINERARE , POR JO EDHE ZGJËRIMIN  E TERITORIT

Faktikisht, Serbia si cak strategjik afatgjatë ka grabitjen e Kombinatit XMK “Trpça” dhe të resurseve kolosale minerare me të cilat është e pasur Kosova,  por jo edhe zgjërimin e teritorit që edhe ashtu i ka mbetur  mjaft i zbrazët pa banorë, si pasojë e “mortajes së bardhë – “bela kuga”.  Stagnimi ekonomik dhe rënia e standardit jetësor në Serbi, kushtëzuan një rënie drastike  të normës së fertilitetit. Njëherit, kjo rënje e natalitetit është   edhe  pasojë e humbjes  së katër luftrave të përgjakshme me 4 shtetet fçinje të ndezura nga lidershipi nacionalsocialist (neofashist) dhe klero-nacionalist serb  në krye me “Kasapin e Ballkanit”- S.Millosheviq gjatë vitëve 1989-1999, që kushtëzuan  një rënje  drastike të shtimit të  popullit serb.

Prandaj, Serbia si pasojë të raportit tejet negativ midis normës së  fertilitetit  dhe trendit demografik, është ballafaçuar me këto dy probleme të brendshme me ndikim reverzibil afatgjatë : Në një anë, gjithnjë po rritet popullsia e mplakur mbi 65 vjrçare, krahas zgjatjes  së moshës  së pleqërisë në Serbi. Prandaj,  rreth 13% të buxhetit detyrohet t’i ndajë Shteti serb,  për sigurimin e fondeve të domosdoshme për pensione  dhe sigurimin invalidor, çka paraçet një problem më se urgjent. Në anën tjetër, kriza ekonomike dhe rënja e standardit jetësor, ka kushtëzuar depopullimin (mungesën e banorëve)  që po shndërrohet në një problem socio-ekonomik, kulturor dhe problem të përgjithshëm shoqëror në Serbi. Kur këtyre u shtohen edhe obligimet që ka Serbia për të kompenzuar dëmet të shkaktuara gjatë 4 luftrave të humbura, që aproksimativisht kapin shumën prej disa qindra miljarda Euro. Prandaj, Serbia si agresore, duhet t’u paguaj dëmet e luftës 4 shtetev fqinje – fitimtare të luftës, pas nënshkrimit të kapitullimit mids NATO-s dhe Qeverisë së Serbis në krye me S. Millosheviqin  më 12  qershor 1999 në Kumanovë, atëherë shifet kjartë gjendja kritike shoqëroro-ekonomike në të cilen gjendet sot Serbia, ngatërrestarja e vazhddueshme e Ballkanit Perendimor. Prandaj, Serbia është detyruar që të shesi “Naftagazin”, Kombinatin “Bor”, “Jatin” etj. dhe tani po bënë përpjekje që duke mos njohur Kosovën Shtet të pavarur e sovran, por vetëm si “Juzhna Serbska Autonomna Pokrajina – Kosovo i Metohija”, mundësisht të shesi edhe  Kombinatin XMK “Trepça” dhe pasuritë minerare të Kosovës që vlerësohen në 1.000 miliarda  dollarë.   

Konkretisht, Qeveria e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe “KOS”, nuk e kanë hallin e pakicës serbe dhe të objekteve fetare ortodokse në Kosovë siq theksoi Ministri Ivica Daçiq, por si të grabisin  pasuritë kolosale të Kosovës, ashtu që “manstiret dhe kishat” më të preferuara për Tomisllav Nikoloqin, I.Daqiqin, A.Vuqiqin dhe mbarë lidershipin ultranacionalist serb, për të cilat derdhin “lotë krokodilli”, janë Kombinati XMK “Trepça” dhe resurset natyrore kolosale të Republikës së Kosovës, që pretendojnë t’i grabisin, duke atakuar Ligjin për “Trpçen” dhe duke mos njohur Shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës. Prandaj, vazhdimisht po andërrojnë “me sy hapur” ripushtimin e Kosovës duke e quajtur “Juzhna Srpska Pokrajina Kosovo – Metohia”, që si e tillë ende figuron edhe në Preambullen e Kushtetutës serbe, si pjesë integrale të Serbisë.  

Konkretisht, më 13 nëntor  2012, gazeta  e Beogradit  “Politika” publikoi këto të dhëna për pasutitë minerare të Kosovës, të verifikuara qysh më herët: “Vlera e xeheve të plumbit, zingut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe bakrit në Kosovë, vlerësohen në 1.000 miliarda $ . Ekspertët e korpopratave të Serbisë  për xehe dhe  minerale në vitin 2.008,  kanë vlerësuar se rezervat në Kombinatin XMK “Trepça”, përfshijnë 425.000 tonelata plumb, 415.000 tonelata  zing dhe 800 tonelata argjend. Njëherit, rezervat e nikelit  arrijnë  në 185.000 tonelata  dhe të kobaltit 6.500 tonelata. Në minjerën e “Gremnikut”, në jug të Klinës janë verifikuar  rezerva prej 1.700.000 tonelata boksit, ashtu që nga 4 tonelata boksit mund të fitohen (nxirren) 2 tonelata aluminium. Rezervat e verifikuara të feronikelit  në Kosovë (në Drenas) janë 15.000.000 tonelata dhe vlerësohet se ka  shumë më tepër.Njëherit, sipas studimit të Dr. Mihajlo Stanishiqit të publikuar  më parë. Kështu, vetëm rezervat e linjitit  në Kosovë  vlerësohen  në 500 miljarda $ (dollarë amerikan) “.[3]                                                                       

Nga ana tjetër në Serbi, problemi po bëhet gjithnjë e më akut me faktin  se ka ardhur deri të një ulje drastike e normës së natalitetit (lindshmerisë) dhe zvoglim drastik i popullsisë së re dhe rritjes së të moshuarëve. Këtë na dëshmojnë të dhënat e Rregjistrimit të fundit të Popullsisë në Serbi, të prezentuara nga “Instituti i Shkencave Shoqërore”, Beograd, 2012, faqe 152, ku pos tjerash theksohet: “Në dekaden e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI,  filloi tatpjetja  e shoqërisë serbe, kur qenja serbe morri tatpjetjen (teporzen). Norma e  fertilitetit është  aç e ulët, sa nuk mund të siguroi as nivelin e riprodhimit të thjeshtë të popullsisë,  ashtu që kushtëzoi një normë negative  të shtimit të popullsisë në Serbi. Këtë na dëshmon fakti, se shumë vendbanime, fshtra dhe disa qyteze  kanë mbetur thuaja të zbrazta si pasojë  e “murtajes së bardhë” (bella kuga), rënjes  drastike të natalitetit të popullsisë serbe. Ky problem po bëhet gjithnjë e më akut  me faktin se  ka ardhur  deri  të një ulje  drastike  e normës së lindshmërisë (natalitetit) dhe zvoglimi i popullsisë së re  të domosdoshme për punë dhe mbrojtje etj.”[4]

Prandaj, pushtetarët aktual serb si bashkpunëtorë të ngushtë dhe pasardhës të S. Millosheviqit, që nga Kryetari T. Nikoliq, Qeveria e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe “ KOS”,  po bëjnë përpjekje deshpruese, që këto dukuri akute t’i zbusin, mundësisht edhe t’i mëshefin duke krijuar probleme edhe më të mëdha me Republikën e Kosovës, sa për të mjegulluar ato me të cilat sot po ballafaçohet Serbia. Njëherit, edhe duke ndërsyer popullin e ndoktrinuar serb kundër popullit autokton shqiptarë, duke llomotitur edhe për ripushtimin e “Kosovë – Metohisë”, pra të Luftës së Tretë Ballklanike. Njëherit, këta liderë nacional-socialist serbomëdhenjë, po shërbehen edhe me Planin albanofob - çfarosës “Potkovica”, të hartuar nga Kancellaria e kasapit të Ballkanit S. Millosheviq dhe Akademia Serbe e Shkëncave,  në të cilin plan makabër, pos tjerash theksohet: “Në Serbinë e Madhe, nuk do të ketë vend për shqiptarët. Në Kosovë e Metohi, ndaj 2 milion shqiptarëve do të veprohet ashut që, një million do të dëbohet, 500.000 do të vriten dhe 500.000 tjerë do t’i ndalim përkohësisht, të cilët më vonë poashtu do të dëbohen dhe zhduken”.

Mjafton të theksojmë kërcënimet e Presidentit të  Serbisë, T. Nikoliq gjatë vizitës në Shën Petesburg (Rusi) më 12 tetor 2016, ku pos tjerash deklaroi: “Marrëdhiet midis Beogradit dhe Prishtinës  aktualisht ndodhen në shkallën me të ulët të mundëshme. Aktualisht jemi në nivelin më të ulët të raporteve, meqë ka marrë hov sulmi i administratës së Prishtinës ndaj pronës sonë në Kosovë - Metohi. Dhe kjo mund të zgjidhet me marrëveshje, por  mund të përfundojë po ashtu shumë keq, meqë ne jemi të gatshëm  të përgjigjemi  në çdo mënyrë”. Mirëpo, liderët nacional socialiost serb në keye me T. Nikoliqin, harrojnë faktin. se Serbia ndezi dhe humbi katër luftra me 4 vendet fqinje (Slloveninë, Kroacinë, Bosne – Hercegovinën dhe Kosovën) gjatë vitëve 1990-2000, me 130.000 njerëz të vrarë (15.000 në Kosovë) , 4 milion të shpërngulur (1 milion shqiptarë nga Kosova) dhe shkatrrime lemeritëse materiale etj., për të cilat duhet kërkuar përgjegjësi dhe ngritur padinë në Gjyqin e Hagës dhe inetitucionet tjera merotore ndërkombëtare, të cilat Republika e Kosova ende nuk i ka ngritur.

Prandaj, vuajtjet e këtyre 4 popujve  paraqesin një faqe  tragjike të historisë  së popujve të Ballkanit Perendimor të krijuara nga ambicjet e sëmura të lidershipit ultranacionalist serb, për të krijuar “Serbinë e Madhe” të “Nemanjniqëve”, duhet të vetëdijësojnë  popullin serb për këto tmerre, që i nxiten  dhe i bëri S. Millosheviqi bashk me Tomisllav Nikoliqin dhe bashkpunëtorët tjerë që tani përbejnë Qeverinë e Serbisë. Kjo tregon mentalitetin  e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, që nuk ndryshon  nga e kaluara, duke kultiviar  vazhdimisht të njajtat aspirata të regjimit të kriminelit ordinar Sllobodan Millosheviq ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Krahas mosnjohjes të Shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, Serbia po bënë përpjekje dëshpruese për të mbajtur të okupuar pjesën veriore  të Kosovës, bashk me  Kombinatin XMK “Trpça”, qoftë edhe me “luftë”, siq  kërcënon Presidenti serb T. Nikoliq.

Ajo që është edhe më bizare ndër këto pretendime imperialiste të Serebisë, qëndron në faktin, se Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq,  më 16 nëntor 2016, në  Këshillin e Sigurimit të OKB-ra, përveç tjerash theksoi edhe këtë gënjeshtër ordinare: “Miratimi i Ligjit për “Trepçën” është goditje për ekzistencën e popullit serb në Kosovë dhe ka tendenca që të ndryshohet  strutura etnike serbe”  [5]

Këtë gënjeshtër të kulluar, e demanton vetë fakti, se Serbia për të shndërruar pjesën veriore  (25% të teritorit) të Kosovës në një hapësir të banuar vetëm me popullsi serbe, ndërmuarr këto dy veprime:

 1) Forminin e katër komuna serbe në Kosovën Verioe : Mitrovicën Veriore (duke e coptruar në dysh qytetin e Mitrovicës). Zveçanin, ku ndoshet Kombinati XMK “Trpça, Zubin Potokun, ku gjendet liqeni “Gazivoda – Ujmani” dhe Leposaviçin, ku gjenden minjerat e njohura  të “Trepçës”.

 2) Krijimin e këtyre komunave të shëndërruar në një teritor të banuar vetëm nga serbët. Për arritjen e këtij caku shovenist, Serbia gjatë okupimit (1989-1999) dhe pas çlirimit të Kosovës më 1999, organizoi nepërmes të “strukturave paralele”, përkatësisht MUP-it dhe xhandarmërisë serbe, dëbimin e 1.563 familjeve shqiptare me 11.363 banor shqiptarë vendas, duke mos u lejuar që të kthehen në banesat dhe pronat e veta. 

Mirëpo, është brengosës fakti notor, se  qeveritë e njëpasnjishme të Kosovës, edhe 16 vite pas çlirimit, nuk ndërmuarren asnjë veprim për t’i  kthyer banorët shqiptarë në shtëpitë dhe pronat e veta të grabitura nga serbët vendës dhe kolonistët serb. Me këtë rast, po theksoi qendrimin e IPVQ –se të Kosovës në tubimin official ku mrerrnin pjese edhe përfaqësuaes ndërkombëtar, UNMIK-u etj. , që ishte angazhuar që vetëm serbëve në Veri të Kosovës t’iu ndërtohen banesat, por jo edhe shqiptarëve të dëbuar. Njëherit, edhe pse parashtrpva kërkesën që t’iu mundësohet kthimi dhe rindërtimi i banesat të gjithë banorëve, pavarrësisht nga përkatësia e tyre kombëtare në veri të Kosovës që u përkrah nga pjesëmarrësit, kjo nuk u pranua dhe u refuzua nga Kryetari i IPVQ-se  - mjeku Ibrahim Rexhepi, që mjerisht po vazhdon edeh sot e kësaj dite .

Prandaj,  Serbia në saje të mosangazhimit dhe negligjencës të qeverive të njëpasnjishme të Kosvoës që t’iu kundërvehen këtyre veprimeve imperialiste serbe, ka arritur të mbajë të pushtuar Veriun e Kosovës (ku tani jetojnë vetëm serbët dhe asnjë banor vendas shqiptarë). Prandaj, edhe pas çlirimit më 1999 dhe pavarrësimit të Kosovës më 17 shkurt 2008, Serbia po mbanë nën kthetrat e veta pjesën Veriore të Kosovës të banuar vetëm nga serbët (pasi shqiptarët autokton janë dëbuar),  bnashk me Kombinatin XMK “Trepça”, që ende ka mbetur i ndarë  në këto dy pjesë:

1) P J E S A   V E R I O R E - vitale e Kombinatit XMK “Trepça” në Zveqan, ku janë të punësuar 3.000 punëtorë vetëm serbë, qeveriset dhe menaxhohet nga Serbia, ashtu që, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjensioni Kosovar i Privatizimit nuk kanë çasje dhe as që u lejohet hyrja në Zveçan si dhe as në Kombinatit XMK “Trpça”. Kjo aç më parë, kur kihet parasyshë fakti notor, se këtu përpunohen dhe finalizohen lëndët e para dhe gjysëm fabrikatet, që eksportohen, duke realizuar kështu përfitime kolosale nga shitja e koncetratit të plumbit, zingut, argjendit dhe të rpodukteve tjera finale të Kombinatit XMK “Trepça”, që i eksportojnë. Prandaj, Serbia  për të mbajtur nën kthetrat e veta Kombinatin XMK “Trepça”, po e financon serbizimin e veriut të Kosovës, me ndërtimin e 26 rrokaqejve dhe ngritjen e lagjes serbe të emrtuar “Lugina e Diellit”, me 300 shtëpi në Zveçan për vendosjen e kolonistëve serb nga  Serbia, që të punësohen në Kombinatin XMK “Trepça” dhe në institucionet shoqërore, krahas  shfrytëzimit të pasurive minerare të pjësës veriore të Kosovës,  çka demanton gënjeshtrën e Ministrrit I. Daçiq.

Mirëpo, ajo që është më tragjike, qendron në faktin se në një anë  vërshohet pjesa veriore e Kosovës me kolonist serb, ndërsa nga ana tjetër nuk u lejohet 1.563 familjeve shqiptare me 11.364 anëtarë shqiptarë vendas të dëbuar nga fallangat serbe gjatë dhe pas luftës, që të kthehen në shtëpitë, banesat, lokalet afariste dhe pronat e veta që u janë uzurpuar nga serbët vendas dhe kolonistët serb të ardhur nga Serbia. Faktikisht, banorët shqiptarë të dëbuar, që ishin të punësuar në Kombinatin XMK “Trepça”, në institucionet shoqërore, në dyçanet dhe lokalet e veta afariste etj. në pjesën Veriore të Kosovës, të mbetur që 17 vite papunë dhe pa pronat e tyre të plaçkitura nga serbët, u shëndrruan “në refugjatë” që jetojnë në një gjendje  të mjerueshme, të mbetur rrugëve të pjesës jugore të Mitrovicës, Vushtrrisë, Prishtinës dhe vendbanimeve tjera, duke banuar në podrume, garazha, banesa me çira, të miqët e tyre, të mbetur edhe të papunësuar.

Është brengosës fakti, se si KFOR-i Francez dhe UNMIK-u, ashtu edhe  Qeveritë e njëpasnjishme të Kosovës edhe 17 vite pas çlirimit, nuk ndërmuarren asnjë veprim për aplikimin e sovranitetit të Qeverisë së Kosovës në 25% të teritorit dhe as kthimin e banorëve autokton shqiptarë në pronat e tyre në pjesën veriore të Kosovs të uzurpuara nga serbët vendas dhe kolonistët serb. Të ju përkujtojmë “meritokracisë së imponuar”, që e kanë kapur pushtetin në Republikën e Kosovës  ketë mendim filozofik:   

“H e s h t j a  k u r  e  k e m i  p u s h t e t i n  d h e  p ë r g j e g j ë s i n ë  p ë r   t ë  k u n d ë r s h t u a r   d h e  v e p r u a r, l e  k u p t i m i n  e  p a j t i m i t ”.

2) P J E S A   J U G O R E  e Kombinatit XMK “Trpça”, përfshinë  vetëm këto tri njisi biznisore të Kombinatit XMK “Trepça”: Minjerën me flotacion në Stantërg, minjerën me flotacion në Kishnicë dhe Artanë, që menaxhohen dhe i përgjigjen Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ajo që është më brengosëse, qëndron në faktin, se menaxhmenti i Kombinatit XMK “Trpça” në Zveçan ku janë të punësuar 3.000 serb dhe asnjë shqiptarë, pasi shqiptarët janë dëbuar nga puna dhe pjesa veriore e Kosovës, nuk menagjohet dhe as nuk i jep kurrfarë llogarie Institucioneve legjitime të Rpublikës së Kosovës, të cilave njëherit as që u lejohet vizita në Kombinbation XMK “Trepça” në Zveçan. Kjo don të thotë, se  ato faktikisht nuk kanë sovranitet në  25% të teritorit të Republikës së Kosovës, si dhe as çasje faktike në Kombinatin XMK  “Trpça” që gjendet në Zveçan, përkatësisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Prandaj, pjesa veriore e Kosovës është riokupuar nga Serbia, mu për të mbajtur edhe më tejë Kombinatin XMK “Trepça” dhe grabitur resurset minerare duke i mbajtur nën kthetrat e Srbisë. Gjithsesi, për këtë gjendje, krahas UNMIK-ut, mbajnë përgjegjësi sidomos qeveritë e njëpasnjishme të  Kosovës gjatë këtyre 17 vitëve të përbëra nga “Pushteti  i njrëzve  pa profesion, dije dhe të papërgjegjshëm”, përkatësisht të “Meritokracisë së imponuar”, siq i çuante Presidenti i SHBA –ra Thomas Ëordrov Ëilson (1856 – 1924), këta pushtetar të qeverisjes së këtillë, “ që e  kanë kapur shtetin e Kosovës”.

Pasojat e qeverisjes së Kosovës nga “meritokracia e imponuar” shifen nga  vetë fakti, se edhe 17 vite  pas çlirimit dhe 8 vite që nga bërja e Kosovës Shtet të pavarur e sovran, qeveritë e njëpasnjishme të Kosovës nuk arritën të kenë sovranitet edhe mbi 25% të teritorit legjitim të Kosovës, ashtu që pjesa Veriore e Republikës së Kosovës,  bashk me Kombinatin XMK “Trepça”, ende administrohet dhe shfrytëzohet nga Serbia nepërmes të “Strukturave paralele serbe”, përkatësisht gjandarmërisë dhe “MUP-it” serb. Kjo aç më parë,kur kihet parasyshë ky fakt i mirënjohur notor:

“P a r i m i  i s o v r a n i t e t i t   t ë   n j ë   s h t e t i , ë s h t ë  r r e n j o s u r  n ë  T r a k t a t i n   e   Ë e s f a l I s ë   q y s h   n ë   s h e k u l l I n   X I X” ,     i c i l i p ë r c a k t o n   m o s n d ë r h y rj e n   e   f a k t o r ë v e   t ë   j a s h t ë m   n ë   q e s h t j e t   e   b r e n d s h m e   t ë   n j ë   s h t e t I   t j e t ë r ,   s I   n j ë   p a r i m   f u n d a m e n t a l   t ë   m a r e d h ë n i e v e  n d ë r k o m b ë t a r e ” , t ë  c i l i n  d u h e t   t ë   r e s p e k t o i   S e r b i a.

P r a n d a j ,  s i t u a t a   e  k r i j u a r   n ë   p j e s ë n   v e r i o r e   t ë     R e p u b l i k ë s  s ë  K o s o v ë s,  ë s h t ë  n ë   k u n d ë r s h t i m   t ë 

p l o t ë  m e   A k t e t  N d ë r k o m b ë t a r e  t ë  O K B - r a , “s i p a s     t ë  c i l a v e, g a r a n t o h e t  e  d r e j t a  s o v r a n e  t ë  ç d o  s h t e t i  p ë r     t ’i   s h f r y t ë z u a r  d h e  a d m i n i s t r u a r  p a s u r i t ë  e  v e t a          n a t y r o r e   n ë   s u a z a   t ë   k u f i j v e   t ë   s h t e t i t  p ë r k a t ë s ,   a s h t u  q ë s h t e t e t  t j e r a  n u k  k a n ë  t ë d r e j t ë  t ë k u f i z o j në, t ë  p e n g o j n ë  d h e  a ç  m ë  p a k  t ë s h p r o n ë s o j n ë   s h t e t i n  t j e t ë r  n g a  e  d r e j t a  e  p r o n ë s i s ë  m b i  r e s u r s e t n a t y r o r e  q ë  g j e nd e n  n ë  t e r i t o r i n  e  s h t e t i t  p ë r k a t ë s”.

Njëherit,  kjo e drejtë garantohet me Kraten e OKB-ra të vitit 1945, Paktin e OKB-ra  “Mbi të Drejtën Ekonomike” të vitit 1966, Rezolutën e Asamblesë  së Përgjithshme  të OKB-ra nr. 1514 –XV  dhe 14,12 të vitit 1960, Rezolutën e As. P. nr. 1803 XVII dhe 14.12 të vitit  1961, Rezolutën e As. P. të vitit  1974,  A / RES / 49 / 40 dhe 09 .12. të vitit 1994 etj.

Prandaj, Ministri i Jashtëm serb, I. Daçiq, si edhe Qeveria e Serbisë, duhet t’i respektojnë garancionet e këtilla juridike  ndërkombëtare si edhe ato të brendshme kushtetuese mbi sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës në tërë teritorin e vet dhe të resurseve natyrore, janë shkelur shumë ashpër nga Serbia, edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe shpalljes së pavarrësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008,  gjithnjë deri më sot. Gjithsesi,  për këtë  gjendje janë bashkfajtorë krahas Rezolutës 12-44 të OKB-ra dhe UNMIK-ut, edhe Qeveritë e njëpasnjishme të Kosovës, duke mos ngritur problemin e okupimit të 25% të teritorit të Republikës së Kosovës bashk me Kombinatin XMK “Trepça” nga Serbia, si në  KS të OKB-ra dhe as në Hagë apo Strazburg dhe as në negociatat politike në Bruksell. Të habitë fakti, se perfaqësuesit e Republikës së Kosovës, edhe pse Kosova është fitimitare e luftës, hyri në negociata pa krrfarë parakushtesh dhe kërkesash, duke iu nënshtruar diktatit të Serbisë. Konkretisht, në mars të viti 2011, Kosova dhe Serbia hynë në negociata  për qëshjtje “teknike”, ashtu që në fillim të vitit 2012 bënë zavendësimin e “Republikës me fusnotë”, të cilin zavendësim kriminal, shefja  e delegacionit Edita Tahiri e quajtur me ironi “një fluks bore”. Njëherit, në tetor të vitit 2012, me insistimin e Baroneshës  Ketrin  Ashton, filluan në Bruksell negociata politike të Kosovës  me Serbinë, jo si dy shtete të barabarta dhe të pranuara reciprokisht, duke i mundësuar Serbisë që të përzihet dhe vendos edhe për qështjet e brendshme të Kosovës që Serbia ende në Kushtetuten e vitit 1997 e trajton Kosovën si pjesë integrale të Serbisë etj.   Kjo aç më parë, kur kihet parasyshë fakti, se këto “negociata politike” ia filluan pa asnjë parapërgditje dhe platformë valide  të aprovuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, pa strategji dhe pa cak fundamental, çka e dobësoi tejmase pozicionin e Republikës së Kosovës. Prandaj, këto negociata si të imponuara nga Këshilli i Europës  dhe Baronesha  Ketrin  Ashton të mbajtura në 8 runda, Republika e Kosoës nuk fitoi asxhë nga këto negociata teknike dhe politike  që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, me rezik që edhe Kombinati XMK “Trpça”, të bëhet objekt ii këtyre “negociatave” nënçmuse.

Prandaj, Kosova, jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por defaktorizoi  rolin  e vetë në arenën ndërkombëtare duke devalvuar pavarrësin dhe sovranitetin e vet, kur anuloi Republikën duke e zavendësuar me “Fusnotë” dhe Rezolutën 12-44 të tejkaluar. Përkundrazi, dialogu pa kurrfarë parakushtesh dhe kërkesash decidive, ishte fitore për Serbinë, që në pranverën e vitit 2012  i mundësoi  Serbisë të fitoi statusin  e shtetit kandidat  për të filluar  fazën e “asocim stabilizimit”  me Unionin Europian.   

Përkundrazi, është dashtur që Kosova si fitimtare e luftës, mos t’i nënshtrohet diktatit të Serbisë si humbëse e 4 luftrave, por t’i parashtroi së pakut këto katër parakushte: 1. Kërkimfalje për aparthejdin dhe gjenocidin e tmerrshëm që bëri Serbia ndaj shqiptarëve. 2) Pranimin e Republikës së Kosovës, shtet të pavarura e sovran, ashtu që negociatat të zhvilloheshin midis dy shteteve të barabarta, ashtu që në tavolinën e negociatave sejcila palë të ketë flamurin e shtetit të vetë, por jo kështu “si macja nën sni”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat