Shërbimet Sekrete serbe në Kosovë

Opinione

Shërbimet Sekrete serbe në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:10
Milazim Maraj

Këto shërbime kanë punuar gjithnjë, por tani sikur  Nikoliq dhe Vuqiq iu ka dhenë detyra shtesë. Efekti i këtij kushtrimi serb dhe i bërë publik,  ngjason sikur hajnat në autobus të thërrasin! “ruani xhepat së hynë hajnat”, për të  zbuluar, në cilin xhep i kanë kuletat. Megjithatë kjo gjendje nuk do alarm, sepse edhe vet alarmi është sukses i tyre. Do të duhej të i shohim pikat tona të ndjeshme ku mund të sulmojnë dhe të ndikojnë. Spiuni serb para ca ditësh publikon instruksione për shërbimet BIA.

Ai këshillon së për ta eliminuar shtetin shqiptar mjafton të merren ca veprime të lehta si : Vrit një shqiptarë të besimit katolik dhe akuzoje një të besimit islam. Vrit një gegë dhe akuzoje një toskë. Spiuni  serb këshillon që vrasjet mundë të behën edhe në mes të subjekteve politike shqiptare. Janë shumë të interesuara këto shërbime që të rikthejnë hakmarrjen e cila u varros një herë nga populli shqiptarë të Verrat e Llukës nën udhëheqjen e intelektualëve patriot Anton Qeta dhe Zekria  Cana etj,  bashkë më të rinjtë  aktiv që kishin dal nga burgjet serbe. Aktet më peshë kombëtare nuk duhet të i harrojmë.

Këto akte duhet të respektohen nga të gjithë, pozitë dhe opozitë, subjekte politike, shoqata, shoqëri civile dhe media. Këto akte duhet të jenë program për arsimin dhe edukimin patriotik të shqiptarëve. Duhet të jenë program edukativ edhe në institucionet teologjike të shqiptarëve. Gjatë rrugës tonë të gjatë,të mundimshme dhe mjaft tragjike, kemi pas vendime shumë të rëndësishme ndonjëherë në momentin e fundit, por që në saje të këtyre vendimeve kemi shpëtuar dhe ekzistojmë si komb shembull; për vlera humane dhe për kulturë të përgjithshme.  

Një nga këto akte është pajtimi i gjaqeve. Këtë plagë okupatoret tonë e kanë mbajt të hapur më disa shekuj. Kjo plagë ishte burim i fatkeqësive të pa ndërprera në nivel familjar dhe kombëtar. Në etapa të ndryshme të kohës Serbia kishte zyrtar të caktuar, për të mbajtur hapur gjakderdhjen në mes të shqiptarëve si dhe për inskenime të pa para dhe pa ndërprera që i realizonte për mes rrjetit që e krijonin këta zyrtar përmes të  shkive, serbeve kolon dhe shqiptarëve të verbër që nuk dinin dëmin që krijonin vetës dhe mbar shqiptareve. Për këtë profesion në vitet 1940-50  dallohet Tomo Zhariqi.

Projektet bëheshin më detale, rezultatet ishin tragjike dhe për shpërnguljet ndihmonte shteti. Kështu fillimisht  përgatitej dhe nxitej eksesi. Eksesi  i projektuar më dezinformata mundë të ishte: sulm në krenarinë e individit apo të familjes, ngacmim më kufij të pasurisë,rrugë të quajtura sezonale, shpifje për amoralitet,për spiun, dëmtime pasurie, kallje stanesh, prerje pemësh, dëmtim i kulturave bimore, kallje,  stallash më bagëti, ngacmime sekrete dhe përshkrime sikur këtë e bëri dikush tjetër, nxitje urrejtje në mes të familjeve të mira dhe të forta, vrasje të fshehta dhe përshkrim se vrau njeriu të cilin ata e fiksonin etj. Për këto qëllime përdorej propaganda komprometuese dhe nëse nuk nxitej dikush që ata e kishin fiksuar, atëherë fillonte vet UDB-ja merrte në pyetje dhe e lëshonin më propagandën së (ky është njeri i jonë) e rrafnin dhe pastaj e akuzonin gjeja për dezinformim të organeve hetuese.

Kështu mbanin mërin, të ndezur në mes të shqiptarëve. Vritnin  besimin ndër shqiptarë që askush të mos i besoj kujt. Nxitjet ishin shumë profesionale dhe kështu të projektuara i mbështetnin në Kanunin e Lekë Dukagjinit për të hequr çdo dyshim për autorin sekret të projektit. Bazuar në këto tradita kundërshqiptare dhe kundërnjerëzore filluan projekte të reja. Por këto si që vlerësonin UDB-ja ishin më të kushtueshme së shqiptaret tani ishin të shkolluar. Në vitet e nëntëdhjeta shoqata shoviniste serbe “Bozhur” e udhëhequr nga Momqillo Bullatoviq  në Fushë Kosovë  kishin propozuar vrasjen e 25 fëmijëve serb për të akuzuar shqiptaret për terrorizëm. Por kjo doli e pa suksesshme pasi nuk ishin gatshëm për sakrificë të fëmije të vet.

Në këtë mbledhje kishte arritur të futej edhe një pjesëtar i policisë së Kosovës. Ai lajmëron këtë plan të rrezikshëm. Plani dështoj por Bullatoviq dhe kriminelet e Bozhurit nuk u burgosen. Plan tjetër  ishte Xhorxhe Martinoviq më shishen e birrës që i futën në anus. Më vonë u zbulua së këtë akt të turpshëm e kishin bërë  shërbimet sekrete serbe.  Projekti i  vitit 2004 ishte planifikuar dhe dizajnuar nga eksperti i UDB, Stanishiq ishte mega projekt kundër shqiptarë. Kosovën e dëmtoj shumë si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Projekte tjera vazhdojnë të prodhojnë shërbimet sekrete profesionale ruse dhe serbe.

Tani si më aktive është qendra emergjente ruso serbe në Nish. Këtë qendër e udhëheq  Dragana  Tripkoviq. Rrjeti i sajë është i shpërndarë në shtetet e ish Jugosllavisë. Veprimet e kësaj qendre dështuan në Mal të Zi por jo edhe në Kumanovë. Dështoj futja në Kosovë e trenit rus më Serbinë brenda por pompat e benzinës Rusia i vendosi  në veri të  Mitrovicës ato ende qëndrojnë aty bashkë më planin e tyre kundërnjerëzor. Serbet janë ngushtë të lidhur më Rusinë jo shumë që e duan, por për shkak të bashkëpunimit të gjatë dhe tradicional. Për shkak të projekteve të përbashkëta kriminale, të sponsorizuara dhe përkrahura nga Rusia. Një numër i konsiderueshëm serbesh do të dilnin kundër këtij vasaliteti më Rusinë por kanë frikë. Ata e kanë provuar Rusinë në Beograd në vitin 1944/45.

Në Ravna Gora  stërviten jo vetëm serbet por edhe terroristet e ISISIT nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Ajo që do të duhej të bënim do të ishte: Rezistenca e mençur e Dr. Ibrahim Rugovës. Me  aktivizim të tërë potencialin tonë intelektual dhe profesional.

•Të mbrojmë besimin  të njeri tjetri.

•Të përgatisim brezin e ri të jetë vigjilent dhe patriot.

•Të ruajmë miqësinë e natyrshme më perëndimin.

•Të kontrollojmë tensionet në mes veti.

•Të mbështetmi në drejtësi dhe të mos hakmerremi kur të zbulohen vrasjet, nga se nuk është shumë i rëndësishëm dorasi sa eprori i tij. Kam drejt të flas, së e kam përjetua vet  plumba të tillë dhe e di çka do të thotë. Këtë shteg të dhimbshëm do ta përdorin shërbimet sekrete serbe.

•Paramendoni një hakmarrje për 1800 vrasje ku do të përfundonim si  popull dhe si Kosovë.

•Mediet tona elektronike dhe të shkruara të jenë në shërbim të unitetit të popullit të vet.

•Kur nuk janë në rregull, të reagojmë më maturi dhe më mjete adekuate(argumente).

•Të kemi respekt dhe konsideratë për pasurinë tonë të përbashkët.

Të kemi respekt për institucionet tona.

Ta mësojmë mirë dhe drejt historinë tonë të lavdishme.

Në fund do të ju tregoj një kujtim, që për herë të parë po e tregoj në këtë formë. Ishte vrarë  nismëtari dhe veprimtari i pa lodhshëm Shaban Manaj.

E kisha shok dhe u mërzita shumë sa do që mundohesha ta mbaj dhembjen dhe zemërimin, ai sa vije dhe me shtohej. Pyesja vetën çka duhet bërë tani ? Çka pasi të zbulohet dorasi ?. Vendosa të shkoj të Presidenti  Dr. Ibrahim Rugova. Shkova në Rezidencë dhe lajmërova takimin. Më pranojë. Sa hyra brenda e pash në krye të shkallëve që po më priste. U ulem pran oxhakut të tij filloj biseda. Pasi e përshëndeta i shpreha ngushëllime për Shabanin. U falënderua për ngushëllimin dhe pasojë një heshtje plot dhembje. Këtë heshtje e theva më komentin tim(Kryetar, na vranë na sosën).

 Kryetari kthej kokën në anën e tjetër. Pas, një pauze disa sekonda ,që m’u duk  shumë e gjatë dhe as shqimin nuk e mbante të unë, u ndjeva keq. U kthye ka unë dhe  më  drejtohet më këto fjalë ” Serbisë i konvenon një luftë civile në Kosovë, që të mos i bije ndërmend kujt për pavarësinë e Kosovës. Në jemi partia më e madhe dhe na takon të behëm të fort. Nga LDK duhet të sakrifikojmë për Kosovë, assesi nga Kosova për LDK”. Pohova duke e shikuar në sy dhe asgjë nuk e pyeta më.

Çdo gjë për mua ishte e çartë. Kosova është mbi të gjitha. Në duhej të sakrifikonim, ne duhej të duronim sepse duhej të fitonim luftën që e kishim filluar bashkë më Shabanin dhe dëshmoret dhe martiret tjerë. Forca më e madhe doli të ishte ajo e fjalës së urtë. Këtë forcë e përdori Presidenti jonë. Më këtë forcë ai mundi armikun tonë më  të dhunshëm dhe më të ndytë në historinë e njerëzimit. Presidenti Rugova kishte energji magjike për unitetin e kombit shqiptar. Ai udhëtoj në Amshim por energjia e tij qëndron më ne. Tani të gjithëve na bashkon pranë varrit të tij. Më përkujtime, lutje  dhe urime që ushqejnë unitetin tonë. Tani kujtojmë patriotet shqiptar.

Ata që sakrifikuan pasurinë,familjen dhe vetën  e tyre për lirinë dhe lumturinë e popullit të vet. Kujtojmë dëshmoret e shkollës shqipe nga Dhaskal Todri dhe deri të Dëshmoret e shkollës shqipe në Uçë. Kujtojmë fjalën  e urtë të Thimi  Mitkos “Më vrisni o Shqiptarë; por ruani gjakun tim që fëmijët tuaj t’i shkruajnë shkronjat e gjuhës shqipe më te” të gjitha këto i kujtojmë pranë Varrit të President Rugova. Arkitektit  të Pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë masakrat që nga Nishi, Bihori, Tivari e deri të Prekazi . Kujtojmë dhe kërkojmë angazhim përgjegjësi dhe përkushtim të institucioneve tona.

Kërkojmë arrestimin e kriminelëve serb që vranë, masakruan dhe ishin në shërbim të krimit, e tani shëtitën lirshëm para syve të viktimave herë si zyrtar, herë si pelegrin. Kërkojmë që Kosova të jetë shtet i zhvilluar Simpatik dhe Demokratik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat