Presidenti Rugova, dje si mbret e sot si profet!

Opinione

Presidenti Rugova, dje si mbret e sot si profet!

Nga: Dedë Preqi Më: 24 janar 2017 Në ora: 10:04
Ibrahim Rugova

Njerëzit e mëdhenj të dijes dhe kulturës, njerëzit e filozofisë dhe urtisë, njerëzit e humanizmit dhe paqës, edhe këta vdesin, por nuk vdes kurrë vepra e tyre, e cila është ushqim i përjetshëm shpirtëror e njerëzor për gjeneratat e reja, të cilët mund të drejtohen kah e vërteta dhe jeta reale.

Në këtë domethënje, që i përketë njeriut të rrallë të epokës tonë historike, me epitete të cilësisë së mirëfilltë njerëzore, do ta gjejmë te përsonaliteti i  Ibrahim Rugovës, te njeriu i natyrës paqësore, që depërton thellë në historinë kombëtare dhe historinë e njerëzimit mbarë. Besimi i tij për të ardhmën dhe Kosovën e pavarur, ishte një realitet edhe pse trupi i tij ra viktimë e sëmundjes, zëri i ëndrrës së tij ishte i drejtë dhe një qëllimsynimi i vërtetë.

Janë të rrallë ata njerëz që mund të arrijnë madheshtinë njerëzore madje edhe në kohën kur vdekja mund të kërcënonte në çdo hap nga regjimi i kohës, apo duhej heshtur, dhe në rrethana të tilla ishte e pamundur të realizohej diçka e kapshme, apo të depërtojë dhe të kthehet në fitore. Këtë guxim dhe këtë synim e realizoj vetëm Presidenti Rugova, në kohën kur krijoj programe dhe plane demokratike në Kosovë, në sistemin paralel të kohës.

Ekzistojnë mjaft shembuj të natyrës heroike të dr.Rugovës, të cilat dëshmojnë se regjimi mund të tejkalohet, acarimi mund të shtypet, ndërsa njeriu mund ti ruajë vetëm gjurmët dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, qëndrimin e njeriut të fortë në rrethana të jashtëzakonshme, madje edhe në ato kushte tmeruese të shtypjeve psikike e fizike, që i ka përjetuar bashkë me popullin e vet.

Brengë të madhe në jetën e vet dr.Rugova e kishte Kosovën dhe popullin e saj, për të cilën ka akumuluar një oqean ndjenjash dhe ideshë në programin e tij politiko-paqësor, për të realizuar lirinë e popullit të vet dhe Kosovën e pavarur. Politika e Rugovës ka qenë e pastër e bazuar në strategjinë paqësore, dhe mbi të gjitha, duke e ruajtur substancën kryesore, shmangien e një eleminimi gjithëpopullor nga regjimi serb i Millosheviqit.

Presidenti nuk e ka humbur kohën me u marrë me thashethënme dhe komentimet e njerëzve, sidomos atyre që mashtronin e shantazhonin njëri-tjetrin, por edhe vetë Rugovën. Presidenti nuk i kishte për qejfi njerëzit mashtrues dhe matrapaz të politikës së përditshme si dhe njerëz me doza të problemeve kriminale.

Përveq të tjerave, merita e Rugovës ishte që të mbajë popullin unik dhe u jepte kurajo për ditë më të mira, fjalët e të cilit u bënë realitet. Dhe ishte i vendosur se, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, dhe e prektoratit ndërkombëtar, edhe pse shumë pesimistë dhe laikë, ia kishin zili fjalët e tij.

Presidenti Rugova ishte një mbret, jo mbret sundimtar, që i robëronte dhe sundonte njerëzit, por një mbret i paqës, një mbret i tolerancës dhe lirisë njerëzore, të cilin e lakmuan tërë bota. Presidenti Rugova ishte një ndër figurat e rralla të kombit, që e pranojë dhe e adhurojë bota me vepren dhe vizionin e tij human dhe profecian, duke e bindur botën se Kosova dhe populli i saj e meriton të drejtën e vet për liri, demokraci dhe për vetëvendosje.

Presidenti nuk e premtonte popullin së koti, nuk mbante fjalime patriotike dhe teorike, apo me kërcënime, të cilat e frikësonin, apo e nxitënin popullin në mitingje, por gjithmonë e mbante popullin me dashuri dhe me buzëqeshje e afronte rreth vetës, me çrast edhe populli ishte përkrah këtij paqësori dhe njeriu të dashur.

Fatkeqësisht, Kosova nuk e ka sot vizionarin e madh të kombit në krye të vendit, kur ditët e ëndërrës së tij ma në fund erdhën, por e mundi ajo më e keqja dhe e drejtoj në rrugën e vetë të amshimit, pa e shijuar mirë pavarësinë e Kosovës. Ndoshta do ta kishte brengë të përhershme edhe në ato momentet e fundit, sikur ka dëshiruar të bëjë me mija herë në ëndërrat e tij, vetëm e vetëm të kuptojë se Kosova do të jetë në rrugë të mbarë, ashtu sikur e ka ëndërruar dhe dëshiruar vetë më parë.

Vepra e Presidentit Rugova, nuk përfundon me një shkrim, apo me një libër që i kushtohet atij paqësori të madh, nëse nuk e kuptojmë mirë, apo nuk e zbërthejmë vepren e tij në mënyrë të sinqertë dhe në thellësitë e saj të gjejmë cilësitë, të cilat në natyrën e tyre nuk kanë kurrfarë përzierje dhe plasaritje të qenjës njerëzore, por vetëm një racë të ndershme, që i përketë të gjitha grupeve shoqërore.

Presidenti Rugova, e ka merituar epitetin e mbretit të Kosovës, i cili përveq tjerash, preferonte marrëdhënie të mira me gjitha  vendet e botës, por në miqësi të përjetshme me SHBA-të, dhe në integrimet euroatlantike.

Ndërsa, përjetimet dhe zhgënjimet e sotme janë diçka tjetër dhe nuk është çuditshme gjakftohtësia e njerëzve të kategorive negative, që e kanë në gjak tradhëtinë, kriminalitetin dhe dyftyrësinë, përshkak të cilave njeriu i tillë i turpëruar, do të kishte dëshirë të fshihej prej rrethit ku jeton, që të mos dëgjoj  asgjë nga e kaluara.

Dhe në një mënyrë, deshën, apo nuk deshën të perkulen para varrit të profetit Ibrahim Rugova, kinse për të fshehur marrëzirat dhe mëkatët e tyre, që i shkakëtuan dhe po i shkakëtojnë këtij vendi akoma, që ndoshta Presidenti Rugova, nga zemra e tij prej paqësori, do ti kishte falur njerëzit e tillë, sikur të mos veprojnë kurrë më kundra popullit dhe vendit të vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat