Kur sulmohen përsëri bijtë e Kalavrit!...

Opinione

Kur sulmohen përsëri bijtë e Kalavrit!...

Nga: Sali Leka Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:52
Sali Leka

Sot, për fat të keq, përpunimi i opinionit publik, me anë të sajimit të një pjese të fakteve dhe mohimit të një pjese tjetër, janë kthyer në vijë e përditshmërisë shqiptare; disa studio televizive janë kthyer në magazina të grumbullimit të gënjeshtarëve, spekulantëve dhe intrigantëve.

Ekziston një mendësi e kthyer me sa duket në një platformë gjysëmkonspirative: mbrohen persekutorët e artit, madje rreket t’iu veshin “rrobat” e disidentëve dhe sulmohen të persekutuarit, viktimat e kalvarit të kuq gjysëshekullor.

Në kohën e diktaturës shpifësit, spekulantët, gënjeshtarët dhe intrigantët kanë vepruar fshehurazi, tinzisht, ndërsa tani veprojnë hapur, publikisht me shkrime nëpër faqet e gazetave dhe me sajime dhe trumbetime në studiot televizive, se askush nuk u kundërvihet shpifjeve dhe gënjeshtrave të tyre.

Kurse unë gjithmonë kam shkruar të vërtetën dhe falenderoj lexuesit e mi me vullnet të aftësuar, të arsimuar, të kulturuar duke iu premtuar se do të shkruaj akoma tregime të vërteta për ngjarje që kanë ndodhur gjatë 45 viteve të mizorizmit të diktaturës antihumaniste e komanduar, e sunduar nga klika gjakatare vampiriste enveriste-ramiziste.

Por edhe sot mbas 25 vitesh, masakrat e llahtarshme dhe krimet e tmerrshme të mizorizmit enverist-ramizist nuk tregohen, përkundrazi enveristët dhe ramizistët e vegjël narcizistë, zuzaristë, mbushin faqet e gazetave me sajime, shpifje dhe trillime kundër shkrimtarëve humanistë, modernistë, demokratë progresistë të betuar, por të burgosur, të masakruar nga vandalizmi dhe vampirizmi i egër enverist-ramizist deri në vitin 1991, por tani jemi në dekadën e dytë të shekullit 21 dhe na dalin nëpër gazeta dhe televizione enveristë dhe ramizistë të vegjël si gjembi dhe gremthi i shtrembur dhe me ligësinë e urithkëve zvarraniken akoma nëpër ingranazhet e ndryshkura të ish-diktaturës.

Në një debat publik me shkrimtarin Kapllan Resuli, unë tregova për shpifjet dhe shtrëmbërimet që ka bërë enveristi i vogël Arben Progonoti në 6 faqe gazete të mbushura me trillime dhe sajime të rëndomta kundër shkrimtarit Sali Leka. Unë e ftova Arben Progonatin, autorin e një shkrimi të sajuar me ngut kundër meje me u takuar, me biseduar, i caktova edhe vendin ose një vend tjetër ku të donte ai, por Arbeni nuk po bën as gëk, as mëk, as nuk ka telefonuar ashtu si më kanë telefonuar 252 lexues të arsimuar, të kulturuar, që duan të dijnë akoma më shumë rreth të vërtetave të përcjella në këtë debat me të nderuarin Kapllan Resulin.

Tani del pyetja: Është i arsimuar, i kulturuar Arben Progonati? A ka botuar libra Arbeni apo di vetëm të shkruajë trillime për shkrimtarin Sali Leka, që ka botuar 4 libra dhe ka edhe 103 libra të tjerë për të botuar?

Ashtu si Arbeni janë edhe mjaft të tjerë, që nën hijen e anonimatit, të vetshpallur shkrimtarë, por nuk kanë libra por kanë trasta me sajime, përcjellin nëpër faqet e gazetave dhe në institucionet televizive vrerën e tyre kundër të persekutuarve në letërsi dhe art. .

Si Arbeni janë edhe 4 grentha të tjerë: Minella Aleksi, Kadri Ykaj, Mexhit Prenci dhe Fatbardh Rustemi. Këta 4 skurrikë enveristë dhe ramizistë janë vetshpallur kritik kompetent për letërsinë, artin dhe kulturën.

Unë jam shkrimtarë dhe poet me 107 libra dhe nuk e quaj veten kritik kompetent për letërsinë, artin dhe kulturën ashtu si 4 skurrikët e shtrembur: Minella Aleksi, Kadri Ykaj, Mexhit Prenci dhe Fatbardh Rustemi, që nuk kanë botuar as dy libra të katërt së bashku por kanë 22 artikuj me shkrime të gjata me nga dy faqe gazete plot 44 faqe gazete me gënjeshtra, sajime dhe trillime të bezdisura, neveritëse.

Kritiku skurrik Farbardh Rustemi ka shkruar 2 faqe gazete me trilime dhe shtrëmbërime kundër shkrimtarit të përsekutuar Kapllan Resuli dhe 2 faqe gazete me llomotitje të gëlbockta kundër shkrimtarit ish i burgosur, i censuruar nga klika e botimeve komuniste, Sali Leka, por unë nuk jam merakosur, as dëshpëraur se librat e mia të pabotuarjanë të mrekullueshëm, të shkëlqyer, brilantë, të larmishëm, të dobishëm, të mahnitshëm me tregime të vërteta dhe nuk lëkunden nga gëlbockat e pista të Fatbardh Rustemit dhe Arben “Grenthit”, që e kam pritur dhe e pres të takohet me mua.

Edhe Fatbardh Rustemin e ftoj të takohet me mua me biseduar se është nga Lushnja e Myzeqesë. Me Lushnjën unë kam shumë ngjarje nga koha e diktaturës mizoriste më shumë sesa kanë shkrimtarët Myzeqarë: Gezim Hajdai, Shpend Sallaku, Halili Jacellari, Vasil Bozo, Sherif  Bali dhe Kapllan Resuli, shkrimtar Kosovar, por ka punuar në Lushnjë dhe aty e arrestuan mbasi e survejuan, e persekutuan sistematikisht, egërsisht dhe tmerrësisht.

Edhe mua në Lushnjë më kanë arrestuar. Aty ishn dy shkrimtarë dhe dy gazetarë dhe ata duhet të shpifin kundër shkrimtarit Sali Leka, por ata nxisin, instruktojnë Fatbardh Rustemin të shkruajë shpifje dhe trillime kundër meje që në ato vite ai ishte në shkollën 7-vjecare.

Prandaj e këshilloj Fatbardh Rustemin të largohet nga instruksionet e këtyre zuzaristëve të zgërdhecur dhe mos të shkruaj gënjeshtra nën ndiktimin e narcizistëve të mizorizmit enverist-ramizist.

Nëse do të bëhet shkrimtar, atdhetar, humanist dhe modernist kombëtar, Fatbardh Rustemi, le të shkruajë tregime të vërteta, me ngjarje ashtu sic kanë ndodhur dhe të mos shkojë mbas gëlbockave të Mexhit Prencit, Minella Aleksi, Kadri Ykaj.

Mexhit Prencin e njoh  që në kohën e diktaturës, ndërsa Kadri Yken nuk e njoh, as Minella Aleksin dhe nuk i ftoj  me u takuar, vetëm nëse ata më ftojnë mua.

Kurse Fatbardh Rustemin e ftoj të takohemi, të bisedojmë për letërsinë, artin, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë.

Ne, shkrimtarët, duhet të takohemi, por edhe të bashkohemi. Kemi më shumë pika që na bashkojnë, pavarësisht nga muret e së kaluarës, se sa që na ndajnë. Unë isha dhe jam për bashkimin e shkrimtarëve, edhe me shkrimtarë që nuk janë burgosur, as nuk janë internuar dhe persekutuar nga mizorizmi antihumanist i diktaturës enveriste-ramiziste.

Shkrimtarët në Shqipëri i ka ndarë dhe egërsuar midis tyre diktatura 45 vjeçare mizore dhe zuzare enveriste –ramiziste, por fatkeqësisht edhe mbas vdekjes së Enverit dhe Ramizit, ndarja, ligësia dhe egërsia e shkrimtarëve ka vazhduar akoma dhe del pyetja: Deri kur do të vazhdojë mosbashkimi i shkrimtarëve në Shqipëri? Deri kur do të sulmohen viktimat e kalvarit dhe do të mbrohen apogjetët e të keqes gjysëmshekullore në Shqipëri?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat