Diplomati

Opinione

Diplomati

Nga: Genc Drini Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:04
Genc Drini

Po risjellim për botim shkrimin “Diplomati” të Genc Drinit i botuar në gusht 2005 në gazetën “The Albanian”, Londër që e sheh politikën serbe egërsisht agresive edhe në të ardhmen dhe krejt jasht iluzioneve të fqinjësisë së mirë dhe të politikave evropiane që ëndërronin dhe ëndërrojnë disa politikanë shqiptarë. Sot në janar 2017 edhe kryetarja  e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi J.Miliq pohon:” Serbia kurrë gjatë kohës së Vuçiqit nuk ka qenë e orientuar drejt Evropës... dhe ai tani ka nisur të realizojë politikën antiperëndimore dhe t’i kthehet në tërësi Rusisë”.

Krimi

Po shkëlqimi i diplomatit vjen i plotë dhe verbues kur me shkathtësi të paparë zhduk përfundimisht nga fjalori diplomatik, politik dhe ndërgjegjëja e tij fjalën ‘’krim’’. Edhe nëse ajo fjalë për këdo përplaset si një tog germash gjakatare rrënqethëse dhe që ka marrë ngjyra tipike serbe në këtë dhjetvjecar, për Drashkoviçin fjala krim nuk ekziston fare. Për të nuk ekziston vetë nocioni krim në politikë. Përpara akuzës për krimet serbe në Ballkan nuk i bën syri tërr dhe me elegancën e letrarit diplomat këtë akuzë e bën inekzistente duke arritur vetëm në një përfundim “konçiz” që në Ballkan është derdhur shumë gjak…dhe për këtë dikush duhet të paguaj! Të duket sikur po kërkon drejtësi, dënim për shkaktarët, por jo aspak. Ai sikur don të vërtetojë “folozofikisht” se në histori asnjëherë nuk ka pasë krime, por vetëm gjak të derdhur, dhe mbi këtë arsyetim pohon vetëm atë që ndjen, që është derdhur shumë gjak dhe sigurisht ka parasyshë vetëm gjakun serb të rrjedhur kot! E për këtë duhet të paguaj dikush! Duhet të paguaj Milosheviçi sepse megjithë sasinë e madhe të gjakut që derdhi (është fjala për gjakun serb, se të tjerët nuk përfillen), dështoj dhe nuk arriti plotësisht atë që prisnin të gjithë serbët dhe mes tyre dhe vetë diplomati serb pasionant….! Ai kishte shpresuar fillimist kur Milosheviçi  rrëzoj planin  ‘’2K’’ për Krajinën dhe Kosovën si të papërshtatshëm për “statusin njerëzor” të Kosovës dhe nuk pranoj tu lëshojë asnjë fije peri shqiptarëve. Po pastaj u ndje i zhgënjyer kur Miloseviçi shkaktoj dështimin e serbëve dhe thotë që po ai duhet të paguaj për humbjen serbe! Por sipas tij duhet “të paguajnë” edhe viktimat e serbëve!? Asnjë vrarje ndërgjegjeje për krimet serbe sepse për të serbët nuk kanë bërë dhe as bëjnë krime.

Krime mund të bëjnë vetëm ata që vrasin pa patur qëllime madhore, e veç për ndonjë grabitje, thjesht për vrasje ordinere. Ndërsa serbët kanë shkaktuar lufta,  kanë vrarë masivisht dhe kanë bërë genocide mbi popujt tjerë,  kanë pushtuar territore, po gjithmonë janë nisur nga “synime të larta” për popullin serb..! Gjykuar mbi këtë bazë sado vrasje që të kenë bërë, asnjë serb nuk është as kriminel dhe as i keq! Nuk bindeni? Pyetni klerikun më të lartë ortodoks të kishës serbe ne Bosnjë, kryepeshkopin Pavle se ku fshihet krimineli i luftës së Bosnjes dhe ai deklaron me sytë drejt qiellit se “Karagjiçin e mbron vetë Zoti..!” Pra jemi në përfundimin që serbët “as kanë bërë dhe as nuk bëjnë krime”. Ka vetëm tre kategori serbësh, të zotët, jo aq të zotët dhe të pa zotët. Të pazotët janë atë që nuk arrijnë të përmbushin plotësisht qëllimet serbe. Në këtë periudhë presioni në vazhdim mbi Serbinë, (që filloj me një sulm ushtarak të forcave të NATOS), ata serbë që nuk arritën të përmbushin misionin serb në Ballkan qenë të pa zotë dhe duhet të paguajnë për pazotësinë e tyre, po vetëm si haraç për ti shërbyer Serbisë me sakrificën e tyre ”.

objektivat e qarta dhe të pa ndryshueshme kurr ripërtrijnë forcën serbe

E kishte veçuar vetëm për vdekjen përcaktimin “përfundimtare” një nocion që mbart dhe ‘’përhershmërinë’’ po në deklaratën e tij kërcënuese që “shqiptarët do mbesin përfundimisht nën Serbinë e përherëshme’’shohim se vdekja e ndan tashmë  fronin e saj të përherëshmërisë  me Serbinë :” ekzistojnë vetëm dy ‘’përhershmëri’’ ajo e  Serbisë dhe ajo e vdekjes…si dy të vërteta përfundimtare. Pas kësaj shpallje solemne të ‘’ monopolit të përhershmërisë serbe përballë të gjithë popujve të tjerë “të përkohshëm” rrezaton fuqi dhe sukses triumfalist mbinjerëzor dhe Drashkoviçi padyshim eshtë në majat e rolit të tij. Ai demostron nga nivelet e politikës, qëndrimin kulmor filozofik të ambicies njerëzore që i kërkon të gjitha, në këtë rast për Serbinë dhe për vete. Ata popuj që nuk e kanë këtë ambicie, le të shpërthiqen, copëzohen për interesa të ngushta vetjake materiale, krahinore ideologjike, fetare apo kudi se çfarë dhe si rrjedhojë ti nënshtrohen në rrjedhën e historisë…ciklit të pafundmë të dhunës përbuzëse dhe zhdukëse të popujve “të fortë” si serbët. Për Drashkoviçin politika serbe është e fuqishme e ripërtritëshme dhe kjo ngase objektivat e veta kombëtare i ka të qarta dhe të patjetërsueshme për të gjithë brezat. Çdo brez ecë në të njëjtën rrugë, e bën punën e vet ia lë stafetën brezit tjetër për të fituar. Vetë Drashkovici të bën të mendosh seriozisht se politikanët serbë nuk janë as rinokë dhe as parveny në politikë. Jo ata kanë ndërtuar një filozofi politike të qëndrueshme, të përherëshme, të patjetërsueshme në mbështetje te synimeve ekspansive të kombit serb ashtu siç e mendojnë ata, e përcjellin brez pas brezi metodikisht dhe nuk e ndrojnë kurrë me asnjë lloj ideje ekstraserbe, europeistike, globaliste apo çfardo tjetër filozofije politike që u serviret nga koha a nga të tjerët dhe të adaptohen si fluger nga ti marrë era ashtu siç veprojnë ata mikronëpunës shqiptarë që aksidentalisht ndodhen në karriket e politikanëve, të diplomatëve, të ministrave të jashtëm, të kryeministrave shqiptarë a të presidentëve.  Diplomacia serbe bën vetëm një gjë dhe pikërisht atë që duhet të bëjë, ajo ofron me forcë të palëkundur qëllimin e vet si argument. Kjo nuk mund të jetë e lehtë por bëhet e mundur nga liderët serbë si Drashkovici që nuk është nga ata persona që rrezaton lumturi dhe përjarget nga kënaqësia që është bërë ministër i jashtëm i Serbisë dhe bën çdo lëshim edhe në kurriz të kombit të vet vetëm e vetëm që të përfitojë ca gjëra. Por është i lumtur që edhe si individ edhe në rolin e ministrit përpiqet me të gjithë forcën, pathosin e ndërgjegjes dhe energjitë e tija ti shërbejë maksimalisht kombit të vet. Ai është një me interesat e kombit të vet! Kjo klasë politike serbe me këtë mendësi dhe formim të pa epur agresiv do jetë muri i pa kalueshëm në të cilin do përplasen gjithmonë “shqiptarët faktor stabiliteti me ëndrra symbyllur nga naiviteti po dhe nga rehatia iluzore” në Ballkan.

Prizreni

Një disonancë e vetme shfaqet në formën e një dhimbje të madhe në vrapin optimist kalorsiak të Drashkoviçit dhe është ky momenti që ai ndron natyrën e skërmitjes së dhëmbëve. Është çasti kur përmend qytetin shqiptar Prizrenin që e quan ‘’periferik’’ duke dashur ta etiketojë si periferi provinciale të mendimit politik. Ai deklaron dhe pohon se “në periferi ka filluar shkatërrimi i Serbisë që po vazhdon edhe sot”. E ndjen se në Prizren zu fill dhe përfundimisht u ngrit barriera ideore dhe veprimtare shqiptare kundër ekspansionit “të natyrshëm” serbo sllav,“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” filloi të pengojë etjen ekspansive serbe drejt detit. Megjithatë qe politika pansllave ortodokse e Rusisës që nga Kongresi i Berlinit e në vazhdim që i dha serbëve e të tjerëve gjysmën e trojeve shqiptare. Po kështu dhe në Luftat Ballkanike me fitore të tjera po që nuk shkuan deri në fund. Kujton me nostalgji deklarimin e Ministrit të jashtëm rus të carit të fundit, i cili dhe një vit para revolucionit të 1917-ës kishte përsëritur qartë se sllavët do të relaksohen për pak kohë vetëm pasi ti hudhin shqiptarët det.. e kështu  deti Mesdhe nga  “mare nostrum”, do bëhej ‘’mare nasha’’. Drashkoviç e ndjen se ai vetë me serbët tjerë qenë kontribues në dhjetëvjecarin e fundit kur filluan ta bëjnë realitet atë që kërkonte ish kolegu i vjetër carist fillimisht pastrimin përfundimtar të Kosovë nga shqiptarët, gjithmonë me synimin që në momentin e përshtatshëm ti shkonin planit sllav mëse njëmijëvjecar që të arrinin përfundimisht Adriatikun. Shqiptarët rezistuan fort dhe fati gjeostrategjik qe përkohësisht me ta. Ndodhi dështimi, po diplomacia serbe do ti hapë përsëri rrugë luftës.e njëjta gjë

 Në rolin e këshilltarit të mirë për serbët diplomati tregon se po në periferi u krijua dhe ideja e ‘’Serbisë së madhe” po mendon se në rrethanat aktuale në formë ajo ide ndjehet arkaike ngaqë tingëllimi agresiv eshtë tepër i lexueshëm dhe jo në përputhje me forcën aktuale që mund të zhvillojnë serbët. Kështuqë diplomati i zgjuar largohet vetëm formalisht nga togfjalëshi ‘’Serbi e Madhe’’që nënkupton “zgjuarësinë” e forcës për ta realizuar. Dhe përdor zgjuarësinë kalimtare dhe me dhelpëri shprehet: “ serbët nuk janë kuptuar drejtë, ata kanë kërkuar vetëm bashkimin e popujve, vetëm këtë kanë dashur të realizojnë…! As i bën syri tërr se bota pa e lemeritur se cila qe “dashuria” serbe e bashkimit të popujve. Ai imagjinon shtrirjen e ambicionit Serbi nëpërmes bashkimeve tejet më të mëdha si dikur në ish Jugosllavinë e pse jo në rikrijimin e një perandorie ala Stefan Dushan apo bizantine me vulën serbo ortodokse! Gazetari i mirënjohur italian Demetrio Volçiq pasi në librin ‘’Sarajeva, historia që vret’’ ka demostruar rrugët e tmerrëshme të krimeve nëpërmes së cilave serbët u përpoqën për “bashkimin e popujve” ka vu re dhe përmasat e kësaj psikoze anormale të pa fre: ‘’ E si mund të merresh vesht me një popull që kur pinë shlivovicë thonë që edhe Zoti është serb dhe në rast se nuk është serb ai nuk egziston!?’’ Serbia dhe vullneti serb kthehen në argument dhe për vetë Zotin ! Ky është moderniteti i përjetshëm “demokratik” që mund të ofrojë politika serbe në bisedime me shqiptarët dhe të tjerët rreth tyre.përpëlitje dhe përjekje për përçarje.

Mesazh i fundit i diplomatit përshkohet nga një dhimbje e fshehur po “jo pa shërim” kur parasheh se bashkimi i pashmangshëm i shqiptarëve mund ti japë fund “përkohësisht” ëndrave perandorake serbe. Po prap nuk dorëzohet dhe bën diversion. Për dështimin “e përkohshëm” të projektit të “Serbisë së Madhe” që duhej bërë duke pushtuar territore dhe popuj të tjerë ai gjen një ngushëllim dhe kërkon mbështetje tek ai që e quan “brez i ri i talentuar” i politikanëve shqiptarë që sipas shembullit të Esat Pashës ka hequr dorë nga ideja e ‘’Shqipërisë së Madhe’’ e cila filloj “ah!” në qytetin’’periferik’’të Prizrenit . Se ç’ndjen një farë keqardhejepër të kur sheh se shterrja e forcave e shtyn diplomatin me mjekër që shkatërrimin e shqiptarëve që nuk mundën ta realizojnë vetë serbët me shpatë, ta realizojnë me politikanët “e talentuar” ose dritë shkurtër shqiptarë. Më kot prêt që Zoti tua marrë mendjen shqiptarëve dhe të mos bëjnë atë që u takon të bëjnë  të shkohet drejt bashkimi kombëtar të shqiptarëve, dhe që Shqipërisë së plotë nuk ka pse i shtohet pas sasijori madhe e vogël sepse flitet për troje shqiptare. Kjo duhet të përgatitet dhe të punohet për të ndodhur vetëm në momentin më optimal.“erërat” dhe shqiptarët.

Për të gjithë shqiptarët, qyteti i Prizrenit me ‘’Lidhjen e Prizrenit’’ ka qenë dhe është jo periferik por vetë kryeqendra e shqiptarëve . Aty u ngjiz thirja shqiptare dhe programi madhor për shpëtimin e të gjitha trojeve shqiptare nga pushtuesit e tërbuar dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe territoreve në një shtet. Lidhja e Prizrenit rrezaton tek shqiptarët thirjen e madhe për të drejtën kombëtare, bashkimin kombëtar që do të realizohet tashmë me përpjekje të mëdha dhe në përputhje me frymën europerëndimore të shekullit të ri. Ky është roli i politikanëve patriotë vërtetë të talentuar shqiptar.

Të gjithë e dinë mirë se me shekuj në këto troje që kur nuk mban mend historia, iliro-shqiptarët kanë vënë gjokset e tyre si argumenta para heshtave të të gjithë ardhacakëve si dhe të ardhacakëve të vonë agresivë serbë. Edhe në ditët tona shqiptarët kanë demonstruar se nuk kanë nevojë për argumenta të tjera më të mira se bashkimi i shqiptarëve dhe gjokset e tyre, prandaj kur erdhi ora i thanë Europës që po ngurronte : ‘’Unë nuk pres ma si kujton’’. Ky ishte dhe sinjali i dhënë në kohën e duhur po dhe i pritur dhe nga perëndimi. Perkonte me kohën kur dhe bota perëndimore ishte ngopur tejmase me etjen e pashuar serbe të kuqe si gjaku, për tu sajuar si qendër ekspansioni dhe vendosjeje ballkanike apo dhe mesdhetare në ortakllëk me rusët në veri lindje.  …. Dhe kështu ndodhi shpërthej fuqishëm vullneti i shqiptarëve për të realizuar qëllimet e patjetërsueshme për liri dhe bashkimin e kombit, duke ofruar dhe sakrificat sublime në luftë në gjithë trojet shqiptare në ish Jugosllavi. Kurrë më nuk do mund të ecë diversion serb mbi kurrizin e shqiptarëve. Ky kapërcyell shekulli ka bërë për shqiptarët dhe është një tendencë e periudhës për vënien në jetë të parimeve të një morali të ri modern politik në përputhje me qetësinë e nevojëshme në Ballkan. Besojmë se mund të vazhdojë, po a do ti shfrytëzojnë shqiptarët në kohë këto erëra të favorëshme perëndimore që nga përtej Atlantikut dhe nga brigjet veriperëndimore të Europës këtu ku jemi ne, si dhe nga krejt Europa përendimore? Po për të kapur momentin ne duhet të kuptojmë se koha bëhet e shqiptarëve nëse e kuptojnë se koha urdhëron ngjeshjen e së tyre të pashmangëshme. Për këtë përgjegjësia e çdo shqiptari për të kapur dhe shfrytëzuar momentin historik duhet të jetë e jashtëzakonëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat