Hashim shko bëj be në Hagë me 124 pleqë!

Opinione

Hashim shko bëj be në Hagë me 124 pleqë!

Ajet Avdyli Nga Ajet Avdyli Më 28 janar 2017 Në ora: 17:14
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi në Drenicë bënë be, «me 124 pleq«, por mbetet shihet, se me sa gjyqtar do të bëjë be, në Hagë.

Në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, kanë filluar lëvizjet nëpër territorin e Kosovës, që po tentojnë ti shfrytëzohen si të rastësishme, për të u takuar me familjar të atyre që janë vrarë në pabesi dhe pas shpine, gjatë luftës.

Që ti ‘legjitimonin’ vrasjet e aktivistëve të LDK-së, në opinion hidhnin propagandën se e vramë një bashkëpunëtor të Serbisë. Këto vrasje edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, janë të definuara si dy vrasje, në njërën anë vritet anëtari i familjes, kurse në anën tjetër, vritet komplet familja, me etiketime, të paqëndrueshme para opinionit vendas. Kjo dukuri e shëmtuar që pikërisht ka ndodhë pas përfundimit të luftës, mendoj se në të ardhmen do të jetë një kaptinë e veçantë, e trajtimit të historisë në Kosovën tonë.

Vrasja e tretë në këtë rast e kemi të Haki imerit aktivist i LDK-së, kur viktima e pafajshme e vrarë, për motive politike, tani, një tendencë për të manipuluar me familjen e të vrarit, duke i dhënë epitete, bile duke shkuar edhe më larg duke e shpallur hero të Kosovës.

Mendoj se ky absurditet i pa parë ndonjëherë, dhe i pa dëgjuar, është një rast eklatant e një tendencë për të manipuluar me familjarët e viktimave mu në prag të fillimit të punë së Gjykatës Speciale.

Tendenca që nëpërmjet Kanunit të Lekë Dukagjinit, ta lajnë vetën e tyre është një rast, që na jep me kuptue, se sa e sa raste të tjera deri më tani janë provuar, për ti bindur dëshmitarët që të dëshmojnë ndryshe. Këto raste janë një presion i drejtpërdrejtë, e kërcënim që familjarët e dëshmitarët të heqin dorë nga dëshmitë e tyre, me çka situata të tilla kemi pas boll, bile edhe në Gjykatën e Hagës, në rastin Haradinaj dhe Lima.

Rastet e tilla kur familjarëve të viktimës u thuhet se unë të bëjë be: «me 124 pleqë», nuk janë asgjë tjetër pos një kërcënim, ku sipas Kanunit, njihet si larje e vetës, por edhe kërcënim i drejpërdrejtë për palën e dëmtuar, se unë të kam bërë be!!!!, e ti kujdes me veprimet e tuja dhe dëshmitë tuaja.

Hashim Thaçi para disa kohësh,  me dekret të nënshkruar, kërkoi nga Prokuroria e shtetit që të filloj hetimet, për të gjitha vrasjet e pas luftës në Kosovë. Por tendenca që një kryetar shteti, kërkon që nëpërmes të drejtës kanunore të manipuloj me viktimat e vrara pas luftës, është diçka që këtë shoqëri  e kthen mbrapa, te Kanuni, te kabilet e te komuniteti primitivë, me çka para botës dhe para opinionit  dalim shumë qesharak dhe jo kredibil për të drejtue me shtetin. Rastet e tilla kur një president betohet para Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjeter betohet edhe para Biblës e Kuranit, por edhe bënë be!!!,  “me 124 pleq”, është një rast për tu mbajtur në mend një kohë të gjatë, me që raste të tilla, jo vetëm që nuk kemi patur, por edhe janë të veçanta, më që as që kemi dëgjuar.

Presidenti bëri be në Drenicë, «me 124 pleqë», por sa do të ketë mundësi, dhe se a do ta toleroj Gjykata Speciale të bëjë be në Hagë, «me 124 gjyqtarë», mbetet të shihet!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat