Teoria e letërsisë në kuvend kur “shitet” si politikë

Opinione

Teoria e letërsisë në kuvend kur “shitet” si politikë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 14:14
Kalosh Çeliku

Ali Ahmeti nuk ka problem me palën “maqedonase”, por me bërllokun shqiptar, që vite me radhë i ngatërrohet nëpër këmbë dhe  i është ulur këmbëkryq te pragu i Shtëpisë. Vit për vit u shkruan letra “dashurie” BE, NATO -s dhe ambasadave ndërkombëtare. Edhe, kush: “intelektualë” dhe analistë të arratisur nëpër parti politike.  

Fajin e ka vetë si politikan që zbriti nga mali, shkaku se: gjithë bërdhoqet e rrugëve, dje komuniste, sot neokomuniste e “muslimane” i strehoi në partinë e vet politike - “demokratike”. Edhe, nuk la njeri të ish partive komuniste e nekomuniste e “hoxhallarë” pa i marrë nën sjetulla. Qofshin ato: si këshilltarë politik, deputetë e ministra në Qeveri.

Edhe, sot ia hapi shtegun LSDM -ës propozojë si kryeminstër “shqiptar” Muhamed Zeqirin (Mukin)?! Bota sot, shkruan: “Formimi i shumicës parlamentare në Maqedoni duket se po has paksa në vështirësi për shkak se që nga dita e takimeve të presidentit Ivanov në rezidencën e tij në Vodno me liderët e partive politike dhe me kumtesën ku tha se do i jap mandatin atij që do më dëshmojë se ka shumicën parlamentare për formimin e qeverisë asnjë lëvizje mes partive në drejtim të njëra tjetrës.

Ndërkohë që disa parti më të vogla shqiptare kanë thënë hapur se do mbështesin Zoran Zaevin për të formuar shumicën parlamentare dhe qeverinë nëse e pranon platformën shqiptare mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për dhënie të nënshkrimeve të deputetëve për LSDM, ndërkohë që në të njejtën vijë është dhe BDI e cila sipas informacioneve ka takime të nivelit më të ulët me LSDM por që publikisht deri më tani asnjë detaj.

Në anën tjetër, LSDM e Zoran Zaevit po e mat pulsin e shqiptarëve. Sonte në rrjetin social facebook ka nisur një fushatë në të cilën `promovon` kulltukun e kryeministrit duke dhënë shenja se është e gatshme që në krye të këtij posti të ulë një shqiptarë, mirëpo nga rradhët e saja. Ndoshta kjo do të jetë një trik i rradhës nga ajo vetëm për të `mashtruar` partitë shqiptare vetëm për t`i afruar ato pranë vetes. E nga kampanja që po shihet tashmë e sponzorizuar në facebook, si kandidat potencial që mund të ulet në kolltukun e kryeministrit po shfaqet deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri.

Provokim i radhës për “Abazin” e Malit dhe Ali Ahmetin e Fushës, BDI -inë dhe popullin shqiptar. Dudumët e “vëllezërve” të Njerkës, në Kuvend u “shesin” Teori të Letërsisë, e jo politikë. Shkaku, se: ky  halldup “musliman”, që fatkeqësisht mbanë edhe emrin e Hazreti Muhamedit a s. është prodhim melez (hibrit) i Ali Ahmetit dhe BDI -së. Gjatë gjithë kohës përsa ka qene kryeredaktor në ALSAT - M. më parë ka promovuar përçarje të popullatës shqiptare dhe organizime festive fetare, sesa aktivitete arsimore e kulturore shqiptare. Sojin unikat të të cilit, jo vetëm në Shkup, por edhe në gjithë IRJ të Maqedonisë, fatkeqësisht e kemi me qerre.

Mendimi im personal, po të isha kryetar i ndonjë Partie Politike Shqiptare (çelësin e “bombës” politike ta kisha në dorë, siç e ka Ali Ahmeti), këtij debili politik do t’ia mundësoja postin e kryeministrit “shqiptar” në Qeverinë “maqedonase”. Propozimin politik të LSDM -ës do ta përqafoja si rrugë për “dalje” nga kriza politike. “Bombën” politike do t’ia lija në dorë t’i pëlciste mu si “komandantit” të tij partiak në mjetet e informacionit, “shpëtimtarit” të shqiptarëve ende pa e hudhur në “istikam”.

Populli e ka një thënje antologjikre: Atë, që do ta mbjellësh në Pranverë, edhe do ta korrësh si “bereqet” në hambarë për Dimër. Ali Ahmeti, sot po i korrë të mbjellurat e tij me argatë të arratisur fushave shqiptare. Punë tjetër është ajo se, ç’farë ka hudhur me hebet krahut arave, në Pranverë?! Argatët e tij “besnik”, siç duket farën me hebet në krah e kanë mbjellë në tjetër arë, matanë Vardarit e Anadollit.

Prandaj, edhe te Pragu i Shtëpisë, sot po na mbinë ferrat e Gomarit...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat