Ftesë - me shkronja të trasha!

Opinione

Ftesë - me shkronja të trasha!

Nga: Sami Gashi Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 11:31
Sami Gashi

Që në fillim, të sqarohemi dhe  të (mirë)kuptohemi: është kjo një thirrje, një apel, një ftesë, madje me shkronja të mëdha, për pjesëmarrje sa më masive në këto votime që mbahen, këto ditë, kudo në Zvicër. Afati për mobilizim është më se i  ngushtë: 12 shkurti është nesër, jo pasnesër. Me këtë rast, votohet për përshpejtimin dhe lehtësimin e integrimit të bijve e të bijave tona, atyre  të gjeneratës, brezit ë tretë, pra, nipërve tanë. Kjo ftesë është e rëndësishme. jetike mund të thuhet së këtij brezi, të kësaj gjenerate të tretë, ku u kanë lindur edhe prindërit e tyre, të integrohen sa me shpejt e, sa më mirë, në shoqërinë e mjedisit ku kanë lindur. Nuk është ftesë për asimilim, larg asaj, është ftesë për pjesëmarrje në votime, që brezit të tretë, ia mundëson natyralizimin, por integrimin, sa me lehtë këtu. fjala është për të drejtën e natyralizimit të përshpejtuar dhe e integrimit, për të qenë, edhe të huajt e këtij brezi, pra,të barabartë me qytetet e tjerë të Zvicrës.

Çështja të cilës i kushtohen këta rreshta, është mjaftë e koklavitur, e komplikuar,  e “trazuar”, do të thosha. Do të bëj përpjekje maksimale të sqaroj e kthjelloj, në vijim,  sadopak, çështjen lidhur më këtë temë.   

Më dymbëdhjetë shkurt, (ky vit), pra, qytetarët e Gjenevës ftohen  të bëjnë korrigjimin (evitimin) e një anomalie. Individët, që kanë lindur në Zvicër dhe kanë njëzetepesë,  ose më pak vjet, masterin e kryer të ndonjë gjuhë kombëtare, pasi të kenë ndjekur shkollim gjegjes, të paktën për pesë vjet, duke i pasur prindërit ose, së paku njërin prej tyre (babën ose nënën), që kanë jetuar ose jetojnë në Zvicër, të paktën dhjetë dhe të këtë ndjekur shkollë gjegjëse këtu, se paku  pesë vjet, duke qenë të mëdhenj, (bir ose mbesë) emigrantesh, të cilët kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Zvicër dhe të trajtohet si çdo i huaj  para ligjit. Të realizojnë sa më shpejtë e sa më mirë statusin e tyre, të drejtat kushtetuese: shkollimi, punësimi e të tjera.

Është e palogjikshme, e pakuptueshme, kujtoj, pse njerëzit (populli) nëpër kantone, nuk e kuptojnë se natyralizimi automatik i të huajve, i të rive dhe të rejave, të  brezit të tretë, në këtë rast, në të mirë (në favor) të integrimit  lehtësues (të përshpejtuar), është në interesin e tyre, siç e thashë, jetik.. Me një fjalë: të bëhesh shtetas helvetik, gjithmonë duhet në mënyrë të qartë të paraqitesh kërkesë autoriteteve gjegjëse (kompetente) të shtetit zviceran. Një tjetër pikë e rëndësishme: edhe në qoftë se është kështu, kantonet dhe komunat do të jenë ende në gjendje të vendosin mbi rastet e paraqitura. Natyralizimi i lehtësuar justifikohet për ata që janë tashmë të integruar mirë dhe që të jetojnë si qytetarë zviceranë. Të huajt, tre breza, që i përkasin grup-moshës  njëzet e pesë vjeçe e më pak, që plotësojnë kushte shumë të rrepta (lexo paragrafin e parë të Kushtetutës), rreshtohen në këtë kategori. Sa janë ata? Shumë janë dhe kapin shifrën prej 24.650 në deri në rreth 2 milionë të huaj që jetojnë në Zvicër, ose 1.23%. Kush janë ata? Kryesisht qytetarë të Evropës Jugore (Itali, Spanjë, etj), si janë ilustruar gjallërisht e gjerësisht ne statistikat e ocp.

Dymbëdhjetë shkurti 2017, shënon afatin e fundin të një trajtimi të pabarabartë. Disa kantone (Gjenevë, Vaud, Neuchâtel, Jura, Fribourg, Bern dhe Zurich) në ligjin e tyre kantonal, kanë futur tashmë një natyralizim të thjeshtuar për të huajt e brezit të tretë. Pse një kërkues natyralizimi nga Valais apo St. Gallen, po e zëmë, nuk mund të përfitojnë të njëjtat të drejta me ata në kanton të Gjenevës ose Vaudit?

Me këtë votim, të huajt e brezit të tretë t’i bëjë, si të tjerët. Me pasaportë me kryq të bardhë. Tani është koha që ata mund të votojnë, të zgjidhen dhe të marrin pjesë plotësisht në jetën politike të vendit të tyre. Duke u bërë shtetas zviceran, këta individë do të ketë detyra të reja vis-à-vis atdheun e tyre të dytë, por pa e harruar asnjëherë origjinën e tyre amtare! Si për shembull: detyrimi për të shërbyer në ushtri. Një detyrim që nuk paraqet problem për personat e natyralizuar.

Në vitin 2014, një studim i Institutit Federal i Teknologjisë në  Cyrih,  zbuloi se, madje 60% e rekrutëve të rinj nga emigracioni, ishin të motivuara për të ikur nga shërbimi ushtarak i obliguar. Zvicra duhet të ndërtojë të ardhmen me të gjitha forcat e saj. Edhe të huajt e brezit të tretë, me siguri, janë pjesë e kësaj ardhmërie të shtetit me te mire ne botë, sikurse është, pra, shteti Helvetik. Andaj konsideroj se duhet te votohet ne favor te brezit te tretë në Zvicër dhe - pikë!

Autori është komisar për rregullimin e çështjeve lidhur me pasaportave zvicerane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat