Z.Thaçi deklaron se mosratifikimi i Demarkacionit po na ndëshkon shtetin e Kosovës

Opinione

Z.Thaçi deklaron se mosratifikimi i Demarkacionit po na ndëshkon shtetin e Kosovës

Nga: Ali Kelmendi Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:32
Ali Kelmendi

Është më së e vërtëtë së shteti ynë është ndëshkuar për mosratifikim të Demarkacionit të kufirit më Malin e Zi por, dihet se kush është shkaktari i këtij ndëshkimi. Me ju thënë të vërtetën, ju vetë po na e nxjerrni më zor gjuhën prej gojë për të folur e për të thënë të vërtetën mbi mosratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Z. Thaçi , shkaktari numër një jeni ju përsonalisht, qe krye në veti e keni caktuar Komisionin shtetëror në krye me Murat Mehën, drenicak tëndin, për matjen e kufirit. Në atë Komision edhe sipas Kanunit është dashur të zgjedhën njerëzit, që e dinë mirë kufirin e Vjetër Çakorr – Zhleb e ata të janë ekspertë Rugovas së bashku me ekspertë të tjerë kosovarë. I njejti gabim u bë edhe me Komisionin e dytë në krye me  Kryetarin e Akademisë së Shkencave.

Gabimin tjetër e bërë prap ti duke e nënshkruar Marrëveshien e Komisionit shtetëror me Malin e Zi në Vienë duke e shkelur i pari Kushtetutën e vendit dhe, pa e ratifikuar Marrëveshien në Kuvendin e Kosovës. Ju kujtohet mirë se si e larguat Kryetarin e shtetit të Kosovës z. Fatmir Sejdiun, se ai e paska pa shkelur Kushtetutën qe ka mbajtur dy poste; atë të shtetit dhe atë të LDK-së. Pastaj e larguar edhe z. Pacolli se edhe ai gjoja e paska shkelur Kushtetutën.  Kur e shkele vetë Kushtetutën a ke menduar se herëdokur duhet të japësh llogari para popullit tënd!!!

Image

Tani në takim me krerët Europian në Bruksel, konkretisht me presidentin e Komisionit Europian z. Jean–Cloude Juncker, me te cilin paske biseduar edhe për liberalizimin e vizave duke të premtuar se e kanë në konsideratë por, po u dashka së pari të kryhën dëtyrat shtepiake, si obligim ndaj BE-së e kjo sipas jush na qenka ratifikimi i demarkacionit gjatë këtij muaji me Malin e Zi dhe, të hiqet kushti për liberalizim te vizave?!

E gjithe popullata e di së Çeshtja e demarkacionit është kërkuar nga ju liderët tanë dhe, është kthyer në kusht për liberalizim të vizave, mirëpo asnjëherë nuk po thuhet e vërteta se Çfarë lloj demarkimi është në pyetje e në interes të mbrojtjes së sovraniteti të shtetit tonë. Ne, kosovarët me ndihmen  e SHBA-së dhe të Be-së kemi dale fitues nga lufta, kemi shpallur Pavarësinë tonë dhe në fund ka ardhur koha për ratifikimin e kufijve me fqinjet tanë. Me fqinjet përrreth shtetit tanë nuk kemi patur ndryshime të kufinjëve në periudhat e viteve 1945 gjër ne ?lirimin e vendit në vitin 1999. Në rastin konkret i kemi trashëguar kufinjtë ndërshtetërore të Serbisë me Malin e Zi.

Gjatë kësaj përiudhe kohore nuk ka patur kurrfarë ndryshimi të kufinjëve në mes të Serbisë dhe Malit të Zi. Serbia është deportuar nga Kosova dhe kufinjtë e saj kanë ngelur të njejtë e të pandryshuar. Nëse do të kishte ndodhur ndonjë kërkesë për ndryshim të kufinjëve ndërshtetërorë , patjetër është dashur qe ratifikimi të bëhej në të dy Kuvendet; si të Kosovës ashtu edhe të Malit të Zi. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Mirëpo kur komunën e Pejës e qeverisnin kuadrot malazeze ka pasur tentime për ndryshime kufijsh, por projektet malazeze nuk kanë patur sukses. Kur është vendosur të rishënohën vijat kufitarë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi dhe është bërë takimi i te dy Komisioneve ndërshtetërore, pala kosovare flitët se u është drejtuar palës (Komisionit malazez) se këta tanët nuk kanë dokumentacione të mjaftueshme dhe nuk i kanë kuotat. 

Atëherë, pala malazeze ua ka dhenë ato dhe, këta e kanë kryer (shkarravitur) punën vetëm, pa palën malazeze dhe e kanë zhdjergë kufirin  në Kuqishte dhe Savina Vodë duke mos e respektuar vijen e Vjetër kufitare;  Çakorr – Hajlë e Zhleb, të shënuar në vitin 1945) Në Kosovë kam sjellë mjaft harta dhe dokumentacione  valide nga Enciklopeditë jugosllave të botuara në Entin Leksikografik“ Mirosllav Kerlezha „ në Zagreb.  Harta nga Atllase të ndryshme botërore ku Çakorri gjithnjë është rrugëkalimi ndërkufitar në mes të RS të Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës dhe se kufiri i vërtetë i përshkon Majat e Bogiqeviqe  Çakorrit, Hajlës dhe Zhlebit.

Dhe sot po ua sjelli edhe një hartë të Kosovës nga „Enciklopedija ushtarake jugosllave , botimi i II-të, e botuar në Beograd në vitin 1972.

Në këtë hartë shifët qartë vendkalimi kufitar në Çakorr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat