Loja me Ramushin apo Ramushi me lojën?!

Opinione

Loja me Ramushin apo Ramushi me lojën?!

Nga: Haki Bunjaku Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 18:38
Haki Bunjaku

Ngjarja me dhe  për Ramushin ka marrë konotacione turrlifare. Në esencë çështja rreth Ramushit është ngarkuar me pirgje sekretesh.

Politika nuk e ka në dorë edhe ligji jo! Po kush hamamin pra?!-

Hoxha s’po të don, popi s’po të pranon, ani ku po shkon?!!!

Në Ramushin, sipas rradakes sime, janë implikuar shumë agjenci sekrete dhe secila e do për vete, apo pre të vetën, zoti na ruajt!

Versioni më i besueshëm dhe njëherit më i dëshirueshëm është që të kthehet si autoritet suprem mbi institucionet tona.

Opsioni që të kthehet gjeneral lufte nuk është i pranueshëm, sepse rinia dhe populli nuk janë të gatshëm të futën në luftë për hatrin e askujt.

Boll i qiti në pritë dhe i preu në besë, i pabesi Hashim Thaçi, duke i bërë kurbanë të Serbisë, që vetë të vije tradhtisht këtu ku është.

Lirimi i Ramushit nga Haga e ka bishtin mbrapa, mbasi qysh atje kanë ndikuar agjencitë sekrete për ta liruar, por i kanë bërë “regji” të gabuar, që kur erdhi prej andej me yrysh kërkoi postin e Kryeministrit.

Thaçi ia shtroi qilimin e kuq, por ia bëri sherrin e zi, që ia dogj për trohe kartën e autoritetit.

Dyshimet në vendimin e GJND-së në Hagë, dy Pallatet luksoze në Prishtinë, që sëmbojnë qiellin dhe

Reketimi me çka u ndërtuan Pallatet nuk i japin Ramushit notën e mirë për lider.

Përzierja në kriminalitete të organizuara, përmes Dautit, për përfitime të majme, si rasti i Kumanovës, mund ta nxjerrin para Speciales.

Feriz Llovca (Qerimi),nga Gjilani, që ishte shok me Dautin dhe reketonte për të; me 17 plumba në trup ,nga nën dheu, thërret për drejtësi dhe për apostrofimin e dorasit.

Nëse i kemi parasysh këto e shumë të tjera të pa cekura; -puna e Ramushit na del shumë më e komplikuar, sesa që e kemi menduar.

Rusia dhe SHBA-ja po tentojnë t`i thyejnë shtizat në Kosovë, por po u duhet Ramushi nën lëkurën e Hashim Thaçit që ta viktimizojnë popullin për interesa të huaja.

Luftë edhe vdekje u ngimë, por bukë jo.

Me atë kutin tim të vlerësimit, asnjë për be nga “Komandantët” e luftës nuk po del i pastër, pra edhe Ramushi.

Mirëpo, mbajtja e tij në izolim nuk po përputhet me asgjë nga mjetet sanksionuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat