Varfëria dhe krimi nuk zhduken me protesta jakobine!

Opinione

Varfëria dhe krimi nuk zhduken me protesta jakobine!

Nga: Sali Leka Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:18
Edi Rama dhe Ilir Meta

Me 23 qershor 2013, populli shqiptar u besoi dhe votoi Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deri tani juve Edi Rama dhe Ilir Meta besimin e popullit e keni vlerësuar, votimin e popullit e keni shpërblyer dhe nuk i keni diskriminuar as socialistët e betuar, as demokratët e pezmatuar, se u bërtet Basha, u kanoset si larasha! Mosdiskriminimi politik i juaj është kontribut i çmuar me jehonë të lartësuar, por akoma më kontribut i madh sublim, jetik është puna juaj e mirë e madhe 32 mujore, bashkë me stafin tuaj, me çdo strukturë organ dhe diakster që e keni nën kompetencën tuaj.

Kurse organet juridike gjyqësore e penale nuk i keni në kompetencën tuaj ligjore dhe për punën e këtyre strukturave, do të shkruajë ditë tjetër, por sot do të theksoj: E kam obligim me ju falenderuar që keni avancuar për të plotësuar reformën në drejtësi me vullnet dhe përkushtim, nën tutelën e tërë shkelsave dhe keqbërsave antidrejtësi që as e kanë dashur as duan që breforma e dobishme të funksionojë dhe të triumfojë mbi krimet dhe korropsionin galopant.

Kontributi juaj shembullor historik shumë i dobishëm është edhe formimi dhe funksionimi i Autoritetirt Kombëtar për hapjen e Dosjeve të Sigurimit komunist.

Tani të burgosurit e vërtetë politikë demokratë antimizoristë e kanë dikasterin e tyre për të demaskuar ingranazhet sofistike enigmatike të sigurimit.

Unë kam shkruar një letër të hapur drejtuar anëtares së parë të këtij Autoriteti znj. Gentian Sula dhe e botoi një redaksi gazete, por nuk e botuan të tjerat. Unë nuk jam dëshpëruar nga ky cesurim dhe diskriminim edhe tani në epokën e bardhë të demokracisë që aq shumë kemi kontribuar neve shkrimtarët dhe intelektualët e përkushtuar, të kulturuar, por edhe specialistët e aftësuar.

Unë kurrë nuk jam dëshpëruar edhe në kohën kur Shqipëria e quajtur Socialiste, u sundonte nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Nuk u dekurajova, as nuk u shtanga as nuk u fsheha por kam shkruar me vullnet vital 85 libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme, të vërteta, të dobishme, por nuk i botuan, i mbyllën, i censuruan, në magazinën e kartonave në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” Tiranë.

Edhe kur isha i burgosur nuk jam dëshpëruar, por akoma më shumë jam vitalizuar, duke shkruar tregime dhe poezi brilante të mahnitshme, lirike erotike dhe eposike aroamtike nekarike. Edhe tani shkruaj i palodhur, i papërtuar dhe shumë i gëzuar. Kam shkruar një letër për stafin e Autoritetit Kombëtar për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit komunist dhe nuk do të dëshpërohem nëse nuk e botojnë redaksitë e gazetave, por do të shkruajë akoma do të shkruajë:

Juve Edi Rama dhe Ilir Meta i keni mbajtur të tëra premtimet e vitit 2013 por vetëm një premtim që nuk e keni bërë e keni shkelur, nuk u keni mbushur trastat kusarëve, aq sa e kanë oreksin ata, por ama juve të dyve, kështu iu don populli u beson dhe iu voton!

Edhe unë isha dhe jam me popullin shqiptar, fisnik, human, demokrat vigan, i mençur, i ditur shembull e model i nderuar në Ballkan.

Juve Edi Rama dhe Ilir Meta keni një mijë e katërmbëdhjetë ditë që jeni përballur fort me shpifësit e gangrenizuar, me spekulantët e hipokrizuar, me gënjeshtarët dhe zuzarët e shtrembëruar dhe me kusarët e egërsuar, se duan të vjedhin akoma më shumë.

Kurse unë me shokët e mi jemi skandalizuar me logjikëtharët e skremuar. Tharja e skremuar  e logjikës mendore u ka filluar në vitin 1987, kur ushqeheshin me bukë thatë me racion, me vezë, qumësht dhe kafe me tollon. Akoma më keq, zemrat e këtyre logjikëtharëve janë plasaritur dhe tronditur nga krismat e mitralozave dhe granatave tetëmbëdhjetë muaj ditë dhe natë, mnars 1997-tetor1998.  Akoma shumë më keq këta njerëz me zemra të plasaritura të tronditura deri në palcë dhe gjak janë zhuritur edhe nga shpirtërat  nga shpërthimi i minicioneve në Gërdec me 15 mars 2008.

E kam obligim me iu sugjeruar Edi Rama dhe Ilir Meta, mbas 18 qershorit të ndërtoni në Tiranë spitalin me 15 kate, në Vorë spitalin me 8 kate, për t’u mjekuar dhe shëruar këta djem dhe burra vajza dhe gra që kanë 26 vjet që rendin vrapojnë nëpër mitingje protesta dhe demonstrata pa vision demokratik as program historik për zhvillimin, progresin dhe përparimin kombëtar. Duhet edhe një spital tjetër specifik, se janë përhapur sëmundje monstruoze dhe kam dëshirë dhe vullnet vendin e këtij spitali ta caktoni juve Edi rama dhe Ilir Meta, se janë sëmurë rëndë disa doktorë shkencash dhe gjyqtarë tendash, disa prokurorë dhe sekserë spekulantë të hipokrizuar.

Akoma më keq janë sëmurë dhe duhen shëruar medoemos disa deputetë Pëdistë që përmallohen dhe mallëngjehen për banditët vandalistë zuzaristë, kusaristë që vrasin njëri-tjetrin, se nuk i ndajnë me barazi marksiste fondet monetare të vjedhuratë grabitura. Këta deputetë të Basho Larashit ulërijnë në sallën e Kuvendit: O burra, o gra, dilni, në protesta më 18 shkurt dhe ngrihuni ta rrëzojmë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin përpara 18 qershorit. Ta zhdukim krimin   dhe varfërinë që na e pllakosi Edi Rama. Ta zhdukim kanabisin që na e mbjellin policët e Saimir Tahirit. Ta kapim drogën që na e shesin trafikantët e Edi Ramës.

Këta deputetë të Larashit janë aq të skremuar dhe nuk kuptojnë se edhe po ta rrëzojnë Edi Ramën më 18 shkurt e ngrenë lart populli më 18 qershor 2017!

Këta deputetë larashistë janë shumë të dobësuar anemikë se janë ushqyer me bukë thatë në kohën e komunizmit dhe nuk kuptojnë se krimi dhe varfëria nuk zhduken me protesta dhe demonstrata që Enver Hoxha I kishte ndaluar rresptësisht dhe nuk mund të lëvizje as gishtin.

Krimin dhe varfërinë i zhduk, i eleminon zhvillimi, progresi dhe modernizimi i atdheut, duke mbjellë pyje, vreshta dhe pemë frutore, por këto pasuri kolosale kombëtare janë bitisur dhe shkretuar të tëra dhe një ditë edhe drutë e zjarrit do ti blejmë në Mongoli. Këto pasuri jetësore kapitale të çmuara nuk i ka shkretuar Edi Rama dhe Ilir Meta me qeverinë e tyre, as Sajmir Tahiri me policinë e tij.

Nëse ka varfëri nuk mund të zhduket edhe sikur të përgjysmohet rroga e deputetëve, që e kanë njëzet herë më të lartë se punëtorët  dhe pensionistët, dhejtë herë më të lartë se intelektualët, profesionistët dhe specialistët e afëtsuar të përkushtuar për zhvillim dhe progres.

Atdheu, Shqipëria, Kombi dhe Historia ishin dhe janë bashkë dhe nuk mund të ndahen nga askush. Shqipëria dhe Populli shqiptar ishin përpara ditës 8 nëntor 1941 dhe përpara datës 12 dhjetor 1990.

Demagogët dhe llafellogët narcizistë, megalomanët dhe sharlatanët zuzaristë të këtyre dy dative nuk kanë mundur as do të mundin me e përdorur Shqipërinë si bejlikun e tyre privat, as popullin shqiptar me e shtypur me e diskriminuar si varfanjak pisanjak. Kurrë jo! Kurrë jo!

Shqipëria sot ka PS dhe LSI dy fidanishte moderniste progresiste. Këto dy parti kanë meritë të madhe kombëtare historike, se kanë formuar elitën e intelektualëve, të profesionistëve dhe të specialistëve të aftësuar të kualifikuar, të përkushtuar për zhvillim, progres e përparim.

Kurse megalomanistët dhe sharlantanistët e skremuar të 12 dhjetorit 1990 as e kanë formuar këtë armatë të dobishme as kanë për ta formuar as në vitin 2025.

Me shumë gëzim, vullnet dhe admirim Edi Ramës dhe Ilir Metës ju uroj punë të mbarë ME Faqe të bardhë ashtu si deri tani. Bashkë me intelektualët, shkrimtarët e kulturuar specialistët dhe profesionistët e kualifikuar, studentët dhe profesorët e angazhuar në fushën e dijes dhe progresit, që kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë për të forcuar drejtësinë dhepër të konsoliduar demokracinë shqiptare.

Koha punon për modelet demokratike dhe jo për krundet transitive, që po dalin në ankandin e keqbërjes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat