Individi jo-politik dhe plaga emocionale

Opinione

Individi jo-politik dhe plaga emocionale

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 17:52
Blerta Haxhiaj

Çështja që shtrohet është se si femrat dhe adoleshentet tregojnë një gatishmëri për të qënë të përgatitur që të ndjekin rrymat politike. Funksioni seksual dhe funksioni social është shumë i afërt mes represionit seksual dhe qëndrimit të rrymës politike. Problemi seksual është problemi ma pikant mirëpo kjo nuk tregon interes e cila duhet të utilizohet për revolucionin social e cila kërkon sakrifica të mëdha. Ndoshta masat arrijnë lirinë seksuale mënjeherë pasi që fitojnë ndërgjegjien e shtypjes seksuale? Çështja është të interesi seksual dhe mizeria seksuale e masave e cila përkthehet si një takim i madh i ngatërruar brenda veprimit social kundër sistemit e cila e krijon këtë mjerim.

Pushteti më i madh që mund të ushtrohet si politikë është të individët jopolitik. Një punëtor i cili është i paqartë për pozicionin e tij politik për shkak të pozicionit të tij social dhe që u përkasin masave të tëra si ai është më e pranueshme dhe i përdorshëm për rrymën politike. Gabimi që ndodh është se të jesh një qënie jo-politike është si kusht i psiqikes pasive ku përkundrazi është një qëndrim i lartë, një mbrojtje kundër së keqes dhe paralajmërim i përgjegjësive sociale. Ky qëndrim përmes shumë aspekteve të sjelljes jopolitike të masave është se goditja intelektuale e cila ‘nuk bën çdo gjë me politikë dhe përmes politikës’ është e motivuar nga interesa ekonomik dhe kërkon të qëndrojë e pavarur nga opinioni publik. Koncepti i politikës është e ‘pandërgjegjshme’, e lidhur me konceptin e dhunës dhe rrezikut trupor e cila me një frikë intense tenton të mbrohet nga orientimi realistik. Duke u munduar të mobilizohet individi jo-politik politikisht duke përdorur ndërgjegjjen e tij për interesa ekonomik tregon se këta individë nuk janë të dhënë pas bisedave ekonomiko-politike por ata janë të gatshëm të rrëshqasin në frazat mistike e cila nuk ka shumë për sa i përket ekonomise dhe politikës. Kjo ka një shpjegim se si konfliktet seksuale nga pandërgjegjia e tyre infiltrohet në mendimin racional dhe të zhvillimin të përgjegjesive sociale. Një program politik nuk ndryshon shumë nga një program tjetër politik por ideologjia e përdorur kap momentet e tensionit të brendshëm sepse në të pandërgjegjshme ai jep një forme të re konfliktit dhe kërkon ta zgjidhë. Individ i papërgjegjshëm shoqërisht është ai individ që është i absorbuar në konflikte seksuale. Duke u munduar që ai të jetë i përgjegjshëm shoqërisht ai vetëdijësohet se si duhet të përdore rezultatin e mjerimit të tij seksual.

Si rend i ri social është identik me pyetjen se si është karakteri i struktures së masave jopolitike, iracionale e cila influencon shtresën punetore. Ky eksperiment i realizuar social është treguesi i një dështimi të masave të individit. Ata e riprodhojne ideologjine dhe i japin formë jetësore përmes rrymave politike që ky afrimitet mund te jetë steril. ‘Duket që nuk ka shprese, edhe në parim’ ky qëndrim duhet të kuptohet që jo vetëm jo-populloret por edhe jeta e rrezikshme paraqitet shume ekzistuese ndaj iluzionit ku masat jane të afta për liri dhe ata duhet që tashme ta jetojnë parajsën mbi toke. “Pa-aftësia për liri nuk është diçka natyrore, njerëzit jo gjithmonë janë të aftë për liri, në parim ata bëhen të aftë për Liri. Mekanizmi që i bën masat të afta për Liri është supresioni social i dashurise gjenitale dhe jetes te femijët, adoleshentët dhe te të rriturit.” Presioni social është zhvilluar me patriarkalitetin dhe në parim ajo hidhet tutje. Si mekanizem qëndror i karakteristikave të strukturave të paafta për liri gjërat nuk janë edhe aq deprimuese. Shoqëria ka dispozitivin për të eliminuar të gjitha të keqijat shoqërore që quhen ‘plage emocionale’. Rrymat politike në çdo forme dhe me të gjitha format e saj tentohet të reduktohet në një plage emocionale e cila është zhvilluar që nga patriarkaliteti autoritativ.

Një rend i ri social nuk e konsumon vetën në elimimin e institucioneve të autoritetit social apo në krijimin e institucioneve të reja. Ankorimi i karakteristikave të absolutizmit autoritativ te masat e njerëzve është e eliminuar duke hequr masat edukative dhe higjenen mendore. Përgjithësimi i koncepteve të Marksit dhe Engels – konceptet e tij në “Origjinën e familjes Prona Private dhe Shteti” - Engelsi e shkatërron besimin te ‘shteti i përjetshem dhe absolut’, në kontekstin tone, e panevojshmja e lidershipit autoritativ të shoqërise. Organizimi i klaneve të shoqerisë arrin në këto përfundime ku Shteti jo gjithmone ka ekzistuar :”Dhe një institucion i tillë doli. U shpik shteti” (“Origjinën e familjes e Pronës Private dhe e Shtetit” – fq- 162                                               

Ka pasur shoqëri që kanë funksionuar edhe pa Shtetin, ato kanë funksionuar pa asnjë gjurmë dhe gjendje të pushtetit të Shtetit. Kur shoqeria rreshqet në klasa dhe diferenca mes tyre kërcënon ekzistencën e tërë shoqërisë atëherë gjendja e shtetit zhvillon ‘domosdoshmërinë’, shoqëria në mënyrë të shpejtë afrohet gjatë zhvillimit të prodhimit ku ekzistenca e klasave jo vetëm që paraqitet si e domosdoshme por bëhet edhe një zamke aktuale e zhvillimit të prodhimit. Pa një trup përfaqësues nuk mund ta imagjinojmë demokracinë, jo vetëm atë por edhe demokracinë proletare, por duhet ta mendojmë demokracinë pa parlamentarizëm nëse kritika e shoqërisë nuk është komplet një frazë boshe për ne, nëse dëshira për të tejkaluar rregullat është deshira jonë serioze dhe e sinqertë dhe jo vetëm një slogan elektoral për të kapur votat e nënshtetasve. Funksioni seksual dhe funksioni social në përafërsinë e tij nuk duhet ta represionojnë njëra– tjetrën, individi ligjërisht fiton të drejten e votës në moshën 18 vjeçare dhe është i përgjegjshëm psiqikisht e fizikisht për rrymën e tij politike që dëshiron të zgjedhe dhe të zgjidhe. Arrihet liria seksuale – ushtrohet liria zgjedhore – si individ jopolitik ushtrojnë një pushtet të fuqishem politik. Femrat dhe adoleshentët ndoshta mund të quhet individe (të pandashëm) jo-politik por ata përbëjnë një pjesë të popullsise shumë të rëndësishme për të ashtuquajturin elektorati zgjedhor sepse e tashmja jonë është e ardhmja e tyre.

(THE MASS PSYCHOLOGY OF FASCISM By WILHELM REICH)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat