Pozita dhe opozita duhet të jenë më të përgjegjshme karshi temave nacionale

Opinione

Pozita dhe opozita duhet të jenë më të përgjegjshme karshi temave nacionale

Nga: Hysni Gashi Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 08:51
Hysni Gashi

Temat e mëdha kërkojnë përveç unitetit, edhe trajtim të mirëfilltë institucional dhe shtetëror, ndonëse po bëhen dy vite që Pozita dhe Opozita ende mbesin me qëndrime diametralisht të kundërta pa konsensus rreth Asocacionit dhe Demarkacionit.

Asocacioni është dashur që moti të formohet në kuadër të normave dhe parimeve të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshjes se Brukselit, por edhe të kompetencave që ajo ka duke mos shkel rendin juridik në vend. Po ashtu, për Demarkacionin është dashur që moti të ndodhë shënjimin i vijës kufitare me shtetin që ka njohur ndër të parët shtetin tonë, ani se po thuhet në dy taborët se është bërë tradhti kombëtare dhe në taborin tjetër mbrojtje kombëtare Pozita, Opozita dhe shoqëritë civile, po ashtu akademikët, është dashur të bëjnë komision të përbashkët, sepse nuk amnistohen asnjëra as tjetra për këto dy tema që po e mbajnë peng të ardhmen e Kosovës dhe qytetarët të saj.

Qytetarët fatkeqësisht po vuajnë për pazare të klasës politike, klasa politike sa më parë të zgjedh këto dy tema të rëndësishme për vendin, sepse ka mjaft tema që duhet zgjidhur se edhe ashtu jemi shumë larg realizimin të tyre. Prandaj një ndërgjegjësim karshi temave të rëndësishme nacionale dhe një unitet do ishte mëse i domosdoshëm, sepse në këtë kohë nuk na duhet ndarja mes tradhtarëve dhe patriotëve, por na duhet grumbullimi i intelektualëve, politikanëve dhe diplomatëve në shërbim të shtetit dhe forcimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat