Na keni bllokuar keq o ju të BDI-së

Opinione

Na keni bllokuar keq o ju të BDI-së

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 14 shkurt 2017 Në ora: 13:37
BDI

Të nderuar anëtarë të kryesisë qendrore të BDI-së, i nderuar kryetar i kësaj partie Ali Ahmeti, çështë kjo punë e prapshtë e juaja për formimin e qeverisë së re në këtë republikë.

A ende na torturoni, po na keni blokuar trurin, o ju të BDI-së, na keni bërë as të gjallë e as të vdekur.

A ende luani me ndjenjat tona, ë, ende s'keni formuar qeverinë me LSDM-në? Pse rrini larg popullit, pse s'tregoni asgjë, pse s'jepni asnjë informacion për rrjedhën e bisedave tuaja me LSDM-në, se, a e pranon Zaevi platformën e përbashkët politike shqiptare, a jo, nëse po atëherë çfarë pritni, nëse jo, atëherë na tregoni se s'ka qeveri  pa këtë platformë politike shqiptare me LSDM-në.  

Mënyra e veprimi tuaj politik vetvetiu ju bën që t'ju kritikojmë, t'ju themi se ende bashkëpunoni fshehurazi me VMRO-në, ju njëlloj si ata doni të shkoni në zgjedhje të reje e të parakohëshme parlamentare. Ta dini, se, nëse shkoni në zgjedhje të reja, do të pësoni e humbni dhe më keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat