Do hyjmë në zgjedhë apo në zgjedhje?

Opinione

Do hyjmë në zgjedhë apo në zgjedhje?

Nga: Ilir Vata Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:28
Ilir Vata

Kodi Zgjedhor legjitimon kooperativat politike si mundësi për të legalizuar për jetë politikën e vjetër të konfliktualitetit, mëkatit dhe korrupsioni, duke servirur më të keqen për shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata janë të lidhur më këtë lloj sistemi zgjedhor për të garandur përjetësinë e pushtetit të tyre.

Kodi Zgjedhor përveç mangësive që ka përsa i përket përfaqësimit të votës, pabarazisë në garë të subjekteve politike, mos financimi i partive politike, mos garantimi i komisionerve dhe vëzhguesve për partitë e vogla, medeli i propocionalit rajonal dhe ai prag mbi prag në qarkun e Tiranës bënë që në zgjedhje të krijohen kooperativa politike dhe jo koalicione.

Ky sistem zgjedhor i diskreminonë partitë e vogla, ndonse janë me peshë të madhe elektorale gati gjysma e votave për pushtetin vendor dhe 30% e votave për pushtetin qëndror dhe kjo është zgjedhja e dy partive të mëdha me të vetmin argumentim që të garantojnë rrotacionin e pushtetit mes tyre, pra të bëjnë ndërrimin e fushave dhe garanci të patjetërsueshme të pushteti.

Por ç'farë ndodh me koaliciaonet?

Partitë politike për të qenë pjesë e garës kanë vetëm një kusht, të bashkohen me njërën parti të madhe apo tjetrën dhe kjo është dilema, ndose më shumë se një vitë partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare janë bashkuar për të bërë të mundur një Kod Zgjedhor të përmisuar në funksion të zgjedhjeve dhe sërish interesi i partive të mëdha është i vakët dhe me gjasa to të bëhen redaktime qesharak se për të mbushur opinionin apo plotësuar në kalendarin e tyre një kalendar reforme.

Koalicinet mbushin kolorin politik nga ekstremi në ekstrem, të majtë e të djathtë, komunistë dhe të përndjekur të gjithë në një kooperative politike ku askush nuk pyetën për grupet e interesit apo programet e partive politike, një kontratë e firmosur në kuptimin formal që nuk ka asnjë vlerë.

Partitë e vogla kanë kërkuar ndyshimin e Kodit Zgjedhor me përbërje jopartiake të komisioneve zgjedhore.Numërim elektronik të votive. Kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit ndërkombëtar.Ashpërsim të masave për shitblerjen dhe tjetërsimin e votes.E drejtë vote për emigrantët.Hapësirë e barabartë mediatike gjatë fushatës.Dekriminalizim të listave zgjedhore dhe financimi i partive nga Buxheti i Shtetit.

Propozimet e të vegjëlve nuk kanë kurrëfar impakti politik, ndonse përfaqësojnë një mbështetje rreth 30% të votave në rang kombëtar dhe konkretisht 302.529 vota në zgjedhjet e përgjithshme 2013 dhe 581.898 vota në zgjedhjet vendore 2015”.

Ndose data e zgjedhje është shumë afër, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke ende larg dhe partitë e vogla politike do të rihyjnë sërish në kooperativat politike të krijuar nga politika e vjetër.

Atherë me të drejtë shtrohet pyetja, a do të pranojnë të vegjëlit të hyjnë në zgjedhë apo në zgjedhje, që janë pikërisht ata që bëjnë ndryshimin se kush qeverisën vendin, gjithësesi të vegjëli nuk kanë folur përfundimisht!

Ka propozime për një bashkim të të vegjëlve në një koalicin parazgjedhor në një grupim ku do të mund të mbajnë peshën e polit të tretë dhe në mos të nxjerrin zbuluar peshën specifike të mbështetjes që qytetarët shqiptarë u japin partive të mëdha, kur dihet që në zgjedhje nuk marrin pjesë as 50% e votuesve, një mangësi thelbësore kjo në një vend demokratik, pra ka vend për të ndryshuar shumë, por më parë duhet të ndryshojnë qëndrimin partitë e vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat