Agresiviteti i Serbisë në vazhdimësi!

Opinione

Agresiviteti i Serbisë në vazhdimësi!

Skënder Shala Nga Skënder Shala Më 15 shkurt 2017 Në ora: 19:14
Harta e Jugoslavisë 1817 - 1945

Prandaj Serbija ishte dhe është gjithnjë mospërfillëse ndaj të gjitha rregullave ligjore ndërkombëtare deri në arrogancë?! Është shumë e natyrshme që ajo vazhdon të jetë prapë agresive për lufta të reja në rajon. Sepse Serbija ka të ,,drejtë“ të jetë e tillë çfare është edhe sot, ngase  është i vetmi shtet që nuk merr dënimin e merituar në fund të çdo krimi, dhe çdo grabitje territoresh.

Tani të gjitha këto që i bën ky shtet fantazmë, janë shumë domethënse, sepse që nga kongresi famkeq i Berlinit e deri me sot, ajo me ndihmën e tjerëve, e ka katërfishuar Serbinë duke llogaritur sot edhe gjysmën e Bosnjes në luftën e fundit.

Dihet së me 1989, Sërbija shpërthej si një kulshedër që deshi ta përbijë tërë jugovinen; fillojë luftën në Slloveni, pastaj në Kroaci, përbiu gjysmën e Bosnjes dhe shkatrrojë boshnjakët njëherë e përgjithmonë, duke aneksur tokën e huaj para botë!

Kur nihet  Republika Serbe, e cila është një marrëzi e turpshme e shekullit?! Atëhërë pse mos të nihet Vojvodina e Sanxhaku si republika, madje edhe tri komunat shqiptare të kenë autonomi?!

 Dhe ashtu të spërkatur me gjakun e këtyrë popujve, u versul mbi Kosovën e pambrojtur duke u deshmuar edhe njëherë në fund të shekullit XX për barbarizmin e vetë mesjetar!

Për të gjitha këto luftëra  agresiori serb ka qenë dashur të ulet në bankën e gjykatës ndërkomëbrare, që ta marrë dënimin e merituar, dhe jo vetëm të kalojë fajësinë me disa kriminel!

Kur dihet së gjithë aparati shtetëror ka qenë i kyçur në krime. Po këta të njëjtit kriminela edhe sot vazhdojnë të udhëheqin ketë shtet duke paraqitur rrezik dhe pasiguri për të ardhmën në rajon.

Megjithatë, ne vetë u kemi bërë të mundur serbve t'i bëjnë këto lojëra mbi kurrizin tonë, sepse ata duke i parë dobesitë tona, i mbulojnë krimet e veta dhe natyrisht përfitojnë për interesat e veta. Kështu duke na sulmuar për ditë, jo vetëm që na ç'orietojnë e dobësojnë ne në masë të madhë, por edhe lujanë karten diplomatike siq kanë ditur ta luajnë gjithëherë në favor të vet.

KA ARDHUR KOHA QE FAKTET HISTORIKE, DUHET TE FLASIN PARA BOE!

Sot duhet dokumentuar faktorit ndërkombtar së, Serbija me ndihmen e tjerve jo shumë largë ka bërë etnocid në vazhdimsi mbi popullaten tonë të pambrojtur, dukë filluar nga Piroti, krahina e Toplices, Sanxhaku, Kosovën disa herë. Krejt kjo histori e dhimbshme për kombin tonë është e freskët. Tani, në vend që ti kërkojmë këto të drejta, bimë në hall me asociaconin me kriminel lufte!

Prandej duhet formuar një komision ndërkombtar për të gjitha damet dhe barbarizmat e agresorit sërb ndaj kombit dhe trojeve tona, drejtuar gjygjit ndërkombëtar!

-Që Serbija të gjykohet në gjyqin  ndërkombëtar si shkaktare dhe agresore e luftrave në vazhdimësi dhe për grabitjen e tokave, për terror, etnocid, përdhunim, damet e bëra, grabitjen e pasurisë etj. Dhe për faktin së vazhdon të jetë e pa ndryshuar dhe e rrezikshme për lufta të reja në rajon.

Etnitëtët pa të drejta elementare në Sërbi.

A thu ndërkombtarët a e dijnë që sot në Sërbi ka në shkelje drastike të drejtave elëmentarë të etniteteve, që përbejnë ketë shtët në masë të madhe: si 2 miljon Vlleh, pa kurrëfarë të drejtash në krahinen e Timokut, deri në 3 milionë rom- cigan, 200 000 shqiptarë vetëm në Beograd që s'guxojnë të flasin gjuhën e vetë as rrugës, mandej gjendja në Kosovën-Lindore, Sanxhaku, Vojvodina etj.

Shumë popuj tjerë i ç'farosi gjatë luftës 1944-45, si përshembull deri në 500.000 gjërman, prej tyre fëmij, plaka e pleq të Vojvodines, pastaj juden e shumë të tjerë i dëboj me dhunë.                          

Kindapojë shumë territore tona bashkë me popullatën që një pjesë e terrorizojë, dhe të tjeret i asimilojë për mesë fesë. – I adaptoi komplet ortodoksët shqiptarë bashkë me kishat tona.

 Si deshmi kemi ketë hartë gjërmane:

Ja faktet historike, shikojeni ketë hartë deri në luften e dytë: nr.1) shtëti Sërb i 1817-1878,   2) 1878-pushtimi i 714 fshatrave shqiptarë,  3)1913-pushtimi i Kosovës, Sanxhakut dhe Maqedonisë, 4) zonën e Junikut dhe Shënnaumin pikturesk dhe krejt jugovinën.

5) Istren e Zadrin. -Tani duke llogaritur edhe gjysmen e Bosnjes në luftën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat