Uji fle, por propaganda e ndyrë antishqiptare serbe nuk fle kurrë!

Opinione

Uji fle, por propaganda e ndyrë antishqiptare serbe nuk fle kurrë!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:05
Mehdi Hyseni

*** Sipas pohimeve të gjeneralit serb  Stevan Gjuroviq (ish-shef i sigurisë ushtarake të korpusit të Prishtinës, gjatë okupimit të Kosovës(1989-1999), del se heroin dhe komandantin legjendar Adem Jashari e kishin spiunuar  “një KRYESPIUN-MINISTËR dhe 3  kushërinjë të afërt të tij.”!
 
Ja, çfarë Stevan Gjuroviq  ka pohuar në një intervistë dhënë “Vo Centar”, të cilën e kanë  transmetuar shumë masmedia shqiptare, ku ndër tjera, thuhet: “ Ne mund ta vrisnim Adem Jasharin kudo dhe kur të donim, madje ta kapnim edhe të gjallë.Mirëpo, ne e vramë së bashku me 55 anëtarë të familjes së tij për t’u dërguar një mesazh ndërkombëtarëve.” ( http://fax.al/read/news/2404938/10904660/gjenerali-serb-flet-per-a).  Mirëpo, këtë akt atavist barbarik dhe brutal  të forcave çetniko-fashiste serbe të gjeneralit kriminel Stevan  Gjuroviq e kanë denoncuar tërë bota humane dhe liridashëse me Amerikën  në krye dhe me aleatët e saj evropianë perëndimor, me ç rast NATO më 24 mars 1999 bombardoi  "Jugosllavinë"(Serbinë +Malin e Zi) të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që të tërhiqte të gjitha forca policore, paramilitare dhe ushtarake nga Kosova e okupuar (1989-1999). Ky ishte efekti  i arritur politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe përgjigjja konkrete e faktorëve ndërkombëtarë "mesazhit" të gjeneralit çetniko-fashist Stevan Gjuroviq dhe Serbisë së tij vrastare dhe gjenocidale.  Për shkak të kryerjes së masakrave masive ndaj popullsisë civile, shpërnguljes së mbi  1 milion shqiptarëve dhe gjenocidit, Serbia e humbi përgjithmonë koloninë e saj 100-vjeçare (1912-1999). 
 
Në procesin e survejimit dhe të informimit të hollësishëm të çdo lëvizjeje dhe veprimi të Adem Jasharit si para, ashtu edhe gjatë luftës (1989-1999), rolin kryesor i kishin luajtur “3 kushërinj të afërt të Adem Jasharit dhe një Ministër”, të cilët të shitur për qindra e mijëra euro kishin tradhtuar dhe shitur bashkëkombësit e vet dhe Kosovën.
 
Siç thekson gjenerali vrastar Stevan Gjuroviq, rolin kryesor dhe meritat kryesor për spiunimin e Adem Jasharit e kishte luajtur një “Ministër, që ia mbushnim xhepat plot me para, të cilit ia kajke shumë…” (Po aty, http://fax.al/read/news/2404938/10904660/gjenerali-serb-flet-per-a).
 
Kush ishte ai Ministër i qeverisë së ish-kryeministrit Hashim Thaçi, që ka spiunuar dhe tradhtuar Adem Jasharin?
 
Pse Hashim Thaçi qe 19 vjet nuk ka bërë asgjë  për zbulimin e atij Ministri kuisling shqipfolës?
Për këtë fenomen antinjerëzor dhe antishqiptar, presidenti i sotëm Hashim Thaçi ka qenë  i sinjalizuar nga serbët e Beogradit që nga viti 2010, kur  Zoran Angjelkoviq pat deklaruar se “Njerëzit e Thaçit vijnë në Beograd”!
 
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Politika” e Beogradit e datës 19 shtator 2010, në të cilën është publikuar artikullli me titull “Njerëzit e Thaçit vijnë në Beograd”! (http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).
 
Për raste të tilla të ministrave spiunë të qeverisë së Kosovës, para shtatë vitesh (2010), është deklaruar krimineli-dora e djathtë e regjimit çetniko-fashist serb të Slobodan Milosheviqit,  ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm të Kosovës, Zoran Angjellkoviq, cili në një intervistë dhënë  gazetës “Politika” të Beogradit  ka folur  për bisedimet e harrruara midis Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1998, si dhe për kontaktet e tij, që ende i mban me ish-ministrat e qeverisë së ish-kryeministrit Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës). (Shih: Aleksandar Apostolovski, 19/09/2010// http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Tacijevi-ljudi-dolaze-u-Beograd.lt.html/).
 
Edhe pse Zoran Angjellkoviq ka deklaruar se mban kontakte të fshehta me disa “ish-anëtarë të qeverisë së Thaçit”, duke mos ua zbuluar identitin e tyre (me emër dhe me mbiemër). Që atëherë, qeveria e Hashim Thaçit, do të duhej të bënte përpjekje për zbulimin e identitetit të atyre ministrave proserbë, sepse në këtë mënyrë, do ta zbulonte dhe MINISTRIN kolaboracionist spiun shipfolës, i cili me informacionet e tij të sakta ka vrarë jo vetëm Jasharin, por eddhe 55 anëtarë të tjerë të  familjes Jashari në Prekaz, më 7 mars 1998.
Kësaj tradhtie, do t’i përgjigjej vetëm krisma e Avni Rrustemit në Paris kundër tradhtarit të ndyrë  Esat Pashë Toptanit (13 qershor 1920)!
-Ah, “aq shumë rrit kjo tokë tradhtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë edhe kufitë”!
 
Në potez, presidenti Hashim Thaçi!
 
Sipas detyrës dhe funksionit që ka pasur si kryeministër dhe sot si president i Kosovës, Hashim Thaçi le t’i tregojë popullit shqiptar të Kosovës, se kush ishte ai MINISTER në qeverinë e tij, që  kishte  survejuar dhe spiunuar  Adem Jasharin, rast ky, që ka pasur për  pasojë vrasjen e 55 anëtarëve të familjes së Adem Jasharit.  Ndryshe, përgjithmonë, do t’u mbetet borxh Adem Jasharit, UÇK-së, popullit shqiptar dhe lirisë së Kosovës heroike.
 
 Si ka qenë e mundur, që një  renegat-spiun  i Serbisë  të ketë qenë Ministër në Qeverinë e Kosovës, kur ai  paska qenë informator dhe bashkëpjesëmarrës i zbulimit dhe i vrasjes së kryekomandantit historik legjendar Adem Jashari?!
 
- Është e pabesueshme, që për atë spiun, tradhtar dhe  vrasës-ish-ministër kolaboracionist të Serbisë, të mos ketë pasur informacione ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës)!
-Pse deri tash qeveria e Kosovës nuk e ka zbardhur këtë rast makabër?
- Edhe sa vjet, duhet të presim që t’i zbulojmë spiunët dhe tradhtarët filoserbë të Kosovës?
- A, nuk është turp, që për tradhtarët e tillë serbofilë të flasin kriminelët dhe vrasësit  serbë të shqiptarëve, e qeveria e Kosovës t’i heshtë rastet e tilla?!
 Këtë  turp dhe këtë faqe të zezë nuk mund ta justifikojë askush qoftë brenda apo jashtë qeverive të deritashme të Kosovës nën drejtimin e ish-kryeministrit Hashim Thaç (2008-2017).
Nëse ish-kryeministri Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës), do t’i mbetet besënik idelait, luftës për lirinë e Kosovës, si dhe, edhe më tej këtë votën dhe besimin e popullit, është i obliguar, që sa më parë të jetë e mundur, ta  identifikojë dhe ta nxjerrë para drejtësisë spiunin-kolaboracionistin e Serbisë shqipfolës, ish-ministrin e tij, që e ka survejuar dhe spiunuar heroin  tonë të pavdekshë, Adem Jashari. Ndryshe, do t’u mbetet borxh si familjes Jashari, ashtu edhe historisë dhe mbarë popullit shqiptar të Kosovës.
 
 Spiunët kolaboracionistë filoserbë, t’i zbulojë dhe t’i demaskojë Kosova, jo Serbia!
 
-Ah, Drenicë, zemra e shqiptarisë, gjithmonë ke pasur  Azem Bejtë, Hasan Prishtinë dhe Ademë Jashar trima dhe heronj të mëdhenj patriotë e atedhetarë, por, edhe “karrabishta”, që kanë lënë shumë nëna, motra dhe vëllezër në vajë…Por, ti kurrë s’u përkule, kurrë faqefishkur, por gjithmonë trime, krenare, fitimtare dhe faqebardhë në luftëra dhe në beteja  kundër armiqve  të huaj gjenocidalë dhe “bishtave” të tyre të pabesë, që shqiptarët të kenë lirinë dhe të rrojnë të lirë dhe të bashkuar  në  shtëpinë-atdheun e tyre.
 
-Pasi janë vdekur Azem Bejta, Adem Jashari dhe Avni Rrustemi, le të “lëvrojnë” spiunët dhe tradhtarët në Drenicë, në Dukagjin, në Llap e Gollak, Shalë e Bajgorë, sepse iu “ka marrë ojam” për para të zgjebosura të armikut serbo-sllav etj. dhe për pushtet çdo gjë po shkretënojnë, po  shkombëtarizojnë dhe po fundosin (besën, nderin, bujarinë, burrërinë, moralin, parimin, vlerën).
 
Deri kur kështu, do të zgjatë kjo farë stuhie dekadente dhe erozioni i shthurjes së identitetit kombëtar shqiptar?!
Deri kur do ta tradhtojmë Kosovën dhe, do t'i vrasim vëllëzerit dhe motrat tona, që ta "kemi mirë" me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale?!
 
Prandaj, zgjohuni nga  “gjumi dimëror i ariut”, që të shpëtoni Kosovën nga tradhtarët dhe nga  spiunët me dëmkë të Serbisë, që  në pabesi e kanë tradhtuar dhe  vrarë Adem Jasharin së bashku me familjen e tij 55 anëtarëshe, më  7 mars 1998.
 
Pra,  është momenti i fundit, që Kosova të deratizohet dhe të dekontaminohet nga spiunët dhe nga tradhtarët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë gjenocidale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat