Sava Janjiq "sulmon" policinë e Kosovës

Opinione

Sava Janjiq "sulmon" policinë e Kosovës

Nga: Mr. Adem Lushaj Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:53
Mr. Adem Lushaj

Kleriku ultra nacionalist serb, Sava Janjiq, sërish tregon fytyrën e tij urrejtëse ndaj popullit shqiptar. Ai, kësaj radhe, "ka sulmuar" policinë e Kosovës për mos efikasitet në kryerje të obligimeve të tyre profesionale, e që sipas tij, për veprimet kriminale që bëhen nga njerëzit e tij, e që pas tyre mund të qëndron edhe vet, duhet arrestuar dhe dënuar shqiptarët.

Në publikimin e tij nxitës të datës 16 Shkurt 2017, ka marr pretekst "shkrimin" e grafitëve në Gjilan, sipas të cilit policia e Kosovës, por edhe Gjykata e Pejës, në të kaluarën, nuk janë treguar profesionale në rastet e ndodhura në: Deçan, Gjakovë, Podujevë, ... e tash nuk beson, as për rastin e “ndodhur” në Gjilan.

Ne, “pajtohemi”, me të nderuarin Janjiq, për “mos kryerje" profesionale të detyrave nga policia e Kosovës, ngase ky klerik mashtrues dhe tjerët si ky, është dashtë disa herë të arrestohen dhe dënohen, për nxitje të urrejtjes ndër nacionale, shkatërrim të pronës publike dhe private, krim mjedisor, pengim të zhvillimit, akuza të rrejshme dhe mos përfillje të institucioneve shtetërore. Policia e Kosovës, djemtë dhe vajzat, motrat dhe vëllezërit, e atyre që ranë për tu liruar nga soji i Janjiqit, në vazhdimësi kanë bërë përpjekje ti anashkalojnë të zezat dhe krimet që iu janë bërë, me të vetmen arsye të tolerancës dhe ecjes kah e ardhmja, por assesi ta harrojnë gjakun e derdhur për vendin e tyre.

Mos zbardhja e rasteve të ndodhura në Deçan: djegia e objekteve të APIKO-s, rrënimi i shtëpive private, (i një romi dhe malazezi”, grafitët e shkruara në dyer të manastirit, jo më larg se 20 metra nga pika e kontrollit të KFOR-it, shkrimi i tjerave në vendet që veç klerikët mund të shkojnë,.... kanë të bëjnë me faktin se autor të këtyre veprimeve, janë vet klerikët e manastirit apo njerëzit tjerë që strehohen aty, e assesi popullata shqiptare e cila akuzohet dhe urrehet nga Janjiq. Këto veprime të bëra nga Sava Janjiq dhe njerëzit e tij, e dinë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit të Deçanit, por ata kanë heshtur në këto raste, jo nga frika dhe pa aftësia profesionale, por duke bërë “tolerime”, se me kohën do vetëdijesohen dhe veprimet nxitëse nuk do ndodhin edhe në të ardhmen, nga këta “njerëz të zotit”. Këtë gjë e dinë mirë edhe ndërkombëtarët, e të cilët kanë heshtur për arsyet e tyre politike. Këtë gjë e dinë edhe qytetarët e Deçanit, por “koha e hanë edhe kashtën”.

Athua, çfarë synimesh politike dëshiron të arrin ky politikan i fshehur nën petkun klerik...?

Autori është drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat