Kartografia europiane, si pikëkalime kufitare të Kosovës përendimore gjithnjë shënon Çakorrin dhe Kullën - Bota Sot
Kartografia europiane, si pikëkalime kufitare të Kosovës përendimore gjithnjë shënon Çakorrin dhe Kullën

Opinione

E hënë, 20 shkurt 2017

Kartografia europiane, si pikëkalime kufitare të Kosovës përendimore gjithnjë shënon Çakorrin dhe Kullën

Nga: Ali Kelmendi Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:25
Ali Kelmendi

Duke e shpaluar kartografinë europiane të hartave, të atllasëve gjeografike dhe të atyre rrugorë, hasim në pikëkalimet kufitare të Kosovës përendimore në Çakorr dhe Kullë.

Të njëjtat pikëkalime gjithkund gjendën në kartografinë jugosllave; të Zagrebit, Beogradit, Lublanës etj. Si kufinjë dhe pikat kufitare janë të shënuara qe 72 vite pas Luftës së Dytë botërore, sipas rregullave ndërkombëtare për demarkimin e kufinjëvet ndërmjet shteteve por, edhe të kufirit administrativ të KSA të Kosovës në kuadër të Sërbisë. Kështu që neve e kemi trashëguar po atë kufij administrativ pas Çlirimit nga Sërbia në vitin 1999 dhe, atë pa farë ndryshimi të tij më Malin e Zi.

 Pse, të bëhet demarkimi i ri, kur e kemi patur kufirin e Vjetër;  Çakorr – Hajlë dhe Zhleb (Kullë).

Një argument i plotëfuqishëm për të cili kam shkruar edhe më parë, për Gjykatën tonë Kushtetuese dhe në rast nevoje edhe për Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar është shënuar para 60 viteve në Enciklopedinë jugosllave të datës 15.11.1956, libri 2 faqe 398:

Në Preambullën e Malit të Zi së bashku me Stemën e Malit të Zi ( Grb NR Crne Gore), thuhët decidivisht me shkrim, citoi: Kufiri në drejtim të Republikës Popullore të Sërbisë përshkon;  Majet(Qafat) e Bogoqeviqe, Çakorrit, Hajlës dhe Zhlebit. (përfundon citati).

Personalisht nuk di Argument më të fuqishëm dhe më domethënës për përshkrimin e vijes kufitare në mes të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Atëherë Çdo gjë tjetër bie në ujë dhe se nuk ka qenë farë e nevojshme demarkimi i ri i Murat Mehës, por të bëhej rivendosja e gurëve kufitarë në kufirin e Vjetër: Çakorr – Hajlë dhe Kullë. Të tjerat janë vetëm shkarravitje për qellime të caktuara politike apo diq tjetërÇ!

Mëtej, të gjashtë shtetët që dolën nga ish Jugosllavia, pyetemi se cila prej tyre bëri demarkime dhe shënime të reja të kufirit. A mos bëri vallë, Sërbia më Bosnën apo me Kroacinë, apo Vojvodina më Kroacinë. Kroacia me Slloveninë kishin disa mosmarrëveshie për vijen detare, por të dyjat hynë në BE dhe në NATO, pa i zgjedhur plotësisht mosmarrëveshiet rreth kufinjëve. Edhe Mali i Zi ka ca mosmarrëveshie për Prevlakën në mes të saj dhe Kroacisë.  Si këto pika strategjike për të dy rastet por, edhe si pika e veÇantë strategjike është edhe Çakorri, pra në pyetje janë lakmitë e Malit të Zi për përvehtësimin e territorit tonë në mënyre diplomatike apo kontrabandime në mes tyre dhe liderve tanë!

Të gjithë bënë liberalizimin e vizave. Asnjëri shtet nuk u kushtëzua, që pa ratifikimin e kufinjëve të hyjë në Nato dhe në BE. Çka ndodhi më ne, me kushtëzimë për liberalizim të vizave. Kosova përveq faljës/shitjës së 82.3 km2 të tokës së bashku me Marrëveshien e padrejtë dhe tentimeve për ratifikim s’po mundemi ta kemi liberalizimin, se sa për të hyrë në BE as që bëhet fjalë për shum vite.

 Për ta fituar liberalizimin për ne, po kërkohet që Kosova të falë tokë e „ndoshta“ ka edhe dilerë që kanë bërë „pazare“ duke e hëngër qypin me mjaltë. Është shkruar dhe shfaqur edhe në TV edhe për dilerin dhe kontrabanduesin  më të madh të cigarëve në Europën juglindore nga gazetari dhe eksperti maqedonas për kriminalitët dhe kontrabandim të cigarëve, me dukët së quhej Eftimov në serialet e tij për Milo Gjukanoviqin - ish kryeministër në dëtyrë dhe, ndoshta ka analogji dhe arsye pse s’po ka kthim prapa, as bisedime me Malin e Zi dhe me vullgaritët të paparë ka gjithnjë përpjekje për ta futur në Kuvendin e Kosovës për ratifikim!!!  Siq do të thonin anglezët; Nonsence!

Image
Fotoja e huazuar nga interneti.

 Nuk po mundëm të kuptoj së kush urdhëroi dhe kujt i ra ndërmend ideja për matje të reja e për demarkimin e ri! Kjo është një absurditët i llojit të veÇantë nga njërëzit e veçantë e me zgjedhje të veÇantë të Komisionit shtetëror! Athua, Komisioni  shtetëror më padronët e tij po don të tregohët siq thonë „ më Papë se Papa“, për të shënuar kufinjë tjerë, siq veprojë komisioni i Murat Mehës më parë, kur kufinjtë që janë shënuar njëherë e përgjithmonë dhe shtypë në librat shtetërore për të gjitha republikat dhe të dy Krahinat autonome brenda Sërbisë.

Kartografia e shënuar dhe e aprovuar që në fillim u është shpërndarë të te gjitha shteteve mike të ish jugosllavisë dhe gjëndet gjithkund nëpër bibliotekat univërsitare për evropen juglindorë. Në bazë të kësaj kartografie janë përpiluar edhe atllasët botërorë për mësimin e gjeografisë nëpër shkolla dhe universitete evropiane. Poashtu kjo kartografi është përdorur edhe për automoto-klubet turistike, si me harta rrugore dhe atllase të ndryshme rrugore.

Qytetari europian nuk nisët në rrugë turistike jashtë shtetit të tij pa harta turistike. Nëse dëshiron ta vizitoj Çakorrin apo të kaloj kah pikëkalimi në Kullë ai duhet ta dijë se cilit shtet i takojnë këto pika kufitare dhe se a kanë nevojë për viza për të kaluar andej pari. Nga tjetëra anë në rast të fatkeqësive në trafik dhe lëndimeve të udhtarëve të njëjtit janë të obliguar t’i njoftojnë sigurimet e tyre të turing klubeve dhe sigurimët shëndetësore për transport edhe me aeroplanë ose helikopterë në rast të lëndimeve të rënda dhe poashtu t’ua transportojnë makinat në shtetët e tyre në  garazhat të zgjedhura për riparime.

Në fund jo për hirë të lidërve, por për masat e gjëra popullore, që fare askush s’po i pyet për asgje, sot gjeta edhe një libër dëshmi nga Europa:  AUTO ATLLAS,  Deutschland EUROPA nga Reader`s Digest, i botuar në Gjermani në vitin  1993 me hartën dhe shënimet kufitare Çakorr e më poshtë brenda territorit tonë me Bjelluhën dhe, në pjesën veri-përendimore kufiri tjetër me Kullë brenda Kosove, faqe 1000/1001.

Image
Shikojeni hartën
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh A duhet të ratifikohet demarkacioni vetëm që të liberalizohen vizat?
    test