BDI në “Nokdaun”, PDSH në “Nokaut”, BESA dhe Aleanca “Sfiduan”, por s’fituan - Bota Sot
BDI në “Nokdaun”, PDSH në “Nokaut”, BESA dhe Aleanca “Sfiduan”, por s’fituan

Opinione

E shtunë, 22 korrik 2017

BDI në “Nokdaun”, PDSH në “Nokaut”, BESA dhe Aleanca “Sfiduan”, por s’fituan

Nga: Fitim Kryeziu Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:07
Fitim Kryeziu

Shpërthimi i “Bombave”, si duket I shpërtheu edhe shumë enigma tjera politike dhe jo-politike të cilat kanë dalë në sipërfaqe, para dhe pas zgjedhjeve të jashtë zakonshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Në zhargonin e Boksit, Gruevski me shumë vështirësi doli të jetë fitues në bllokun politik maqedonas, ndërsa sfiduesi I tij, si duket ishte kundërshtarë I denjët vetëm deri në raundin e 11, apo më mirë thënë 11 dhjetori, por jo edhe në raundin e 12 pas zgjedhjeve, apo rivotimin në Tearcë.

11 Raundet e para I kanë sjellë spektatorëve një ndeshje politike shumë interesante, dhe të pa kompromis, herë herë edhe të përgjakur, me goditje të pa mëshirshme, e të pa ligjshme.

Referët ishin monitoruesit ndërkombëtarë dhe diplomacia europiane, të cilët sa penalizuan njërën, aq qortuan tjetrin, sa dënuan njërin aq dënuan tjetrin, dhe rezultati doli ky që është.

Salla tjetër sportive, ofronte “box” politik në mes katër partive shqiptare

Por ajo që ishte për dikë më interesant ishte se çka po ndodhë në sallën tjetër të boxit ku po garoshin katër parti politike shqiptare, të cilat nuk po luftonin për vendin e parë apo të dytë, por për vendin e tretë, I cili do të ishte shumë I rëndësishëm sepse do ti mundësonte fituesit të ngjitet në piedestal (në qeveri).

Kjo garë e katër subjekteve ishte interesante për Shqiptarët, por jo për të gjithë, apo ata të cilët votuan LSDM.

Sepse diku në bazë të spekulimeve 30 – 70 mijë spektatorë shqiptarë u drejtuan në sallën e finalistëve të mëdhenj mes Gruevskit dhe Zaevit, dhe gara politike shqiptare nuk ishte shumë interesant.

Dhe nëse dikujt I intereson se në cilën sallë kamë qenë unë, padyshim se në sallën e dytë, ku kamë pa ndeshjet e partive politike shqiptare, ndërsa finale nga salla e parë e kamë ndjek vetëm përmes numrave.

Çka ofroj gara politike, e katër partive politike shqiptare

Priteshe një garë interesante, edhe pse të gjithë kemi ditë se fituesi, do ti ja dalë të korrë edhe një fitore, por jo me atë lehtësi si e kishte bërrë radhëve të kaluara me gjysëm përgatitje, dhe ashtu doli. Dhe tani kurë rezultatet i kemi këto të cilat i kemi, të cilat dolën si rezultat i 11 raundeve të 11 dhjetorit, pritet ajo e 12, kur duhet të nxirën atomet e fundit të forcave politike dhe të dalë kush më mirë se tjetri.

Raundi i 12 do të duhet patjetër të ketë tre parti (boxier) në piedestal.

Por sigurisht se të gjithë pak a shumë kanë dalë të goditur (të përgjakur).

Shqiptarët si duket tani janë në pritje të rezultateve të referrëve kryesorë (faktorit ndërkombëtarë), se kush ku të ngjitet. Dikush në qeveri (piedestal), e dikush nuk do ta pranon rezultatin e përballjes dhe nuk dëshiron të ngjitet në piedestal (qeveri), duke pranuar rolin e humbësit.

Për çka do të vuajnë partitë:

VMRO-DPMNE – Pse nuk ishte më liberale dhe më transparente

LSDM  - Pse nuk i kishte “Bombat” më herët

BDI – Pse u mbyll në familjarizim, dhe nuk zgjeruan rrethin e çeliktë

PDSH – Pse gjithçka kanë pritë nga Lideri, dhe jo punës në terren

BESA – Pse nuk dolën me herët në skenën politike

LR-PDSH – Pse nuk arritën të bashkohen me BESEN në një bllok opozitar

PPD – Pse nuk gjeti strehim diku, po shkuan të vetëm në luftën e “Gladiatorëve”

RDK – Nuk do të vuan për asgjë 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test