Llozi i Arkimedit

Opinione

Llozi i Arkimedit

Nga: Sabit Abdyli Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 07:11
Sabit Abdyli

Shqiptarët të vërtetën kanë mbështetësin kryesor mbi të cilin duhet mbështetur llozin (levin) për të lëvizur, çuar përpara çështjen tonë. Derisa tjerëve u duhet të falsifikojnë, shtrembërojnë, rrejnë e paraqitën ndryshe duke investuar aq shumë në  përvetësimin e  kulturave, heronjve që nuk kanë të bëjnë fare me ta.

Ne nuk kem çka të fshehim vetëm  lypset të  angazhohemi i madh e i vogël në nxjerrjen në dritë të së vërtetës që na mbuluan  të tjerët me dredhi ashtu siç mbuluan e fshehën (betonuan) edhe  të vrarit shqiptarë në luftën e vitit 1999 në poligone të policisë në Beograd e gjetiu.

Të themi me zë të lartë se raca jonë shqiptare asnjëherë nuk rrezikoi popuj tjerë, asnjëherë nuk shkroi elaborate për zhbërjen e fqinjëve, asnjëherë nuk i ra në qafë tjetrit, luftoi vetëm kur i duhej të mbrohej. Jemi këtu, ku jemi, qëkur mbiu lisi.  

Me llozin e mbështetur në të vërtetën koha është të lëvizim e flakim edhe prapështitë  tona: inatet e xhelozitë mes veti, dembelinë, ndasitë rajonale, ambiciet për të qenë bajraktar e gëzuar privilegje pakufi, ekstremizmin, mentalitetet e huaja  etj.

Njerëz, detyrë kem ta duam para gjithçkaje tjetër shtetin. Po pate shtetin ke të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat