Festimi i "Pavarësisë"

Opinione

Festimi i "Pavarësisë"

Nga: Haki Bunjaku Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 08:25
Haki Bunjaku

Edhe „Festat“ po të lodhkan, pasha haktalanë! Ani kur festohet për hiçgjë edhe më keq.

Në katin e gjashtë qiellor, bashkë me Quranin tim, t`ia shkelëm drejt e në hotel „Shkuja“, me shtatë a tetë yje.

Për ne shtruan qilimin e kuq dhe krejt salla që ishte hing e ding me popull u çuen në këmbë, duke apllauduar.

Përshëndesja në të dy anët, sa andej e sa këndej, derisa i lëndova damarët e qafës.

Ju afrova foltorës dhe përshëndeta të pranishmit:

Ju ngjatjeta bashkëfestues të „Pavarësisë“, jo të Hashimit, por tonës:-Gënjeshtër për rrenë, aq bën!

Ju uroj gëzime për këtë Festë të ëndrrave! Hani, pini, këndoni e kërceni (vallëzoni) sa tua do qejfi e mban shëndeti !!

Nuk do të ju mërzis me fjalë, se llafomania ka rënë prej mode.

Vërtet, fjalimin ma pat shkrue krejt “zharavë“ poetikisht e me stil të lartë, poeti Fahredin Gunga, por harrova ta nxjerr nga interneti.

Çika cullak nuk lejuam brenda dhe as aso me mbulesë koke. Dava Gjergji e ndezi sallën me:- Moj Evropë, ty po të shkruaj letër, dhe Ministrit të Londrës.

Kur t`ia kanë bumëllue dafrrungat: -Dança i Hogoshtit me tupan e Shefkija me surle që e shashtrisën krejt.

T`u ngjita në valle popullore-tradicionale, bilem prina në vallën e Deli Agushi dhe krejt zhag-zhag e kur brofa me u drejtua, veç më duel gjumi dhe isha kanë pas la në djersë.

E ta kam vazhdue vallën në dhomë, e rrëxou e çou dhe përplasu, e kris!

Veç kur ka hi gruaja:-Po ti a je tranue, a të kanë lanë?!

-Të dyja!

-Njeri i çmendur!-Po si gjithë tjerët, a nuk i pe, apo nuk deshte me i pa?!

Fisnike, sot po nuk ke i çmendur, ose heptem budallë (budallë që nuk di as në shtëpi me shkue), nuk mundesh me rrnue.

Po a bëhet buka me gënjeshtra, a ndërtohet e mbahet shteti me gënjeshtra, a festohen dhe a hahen gënjeshtrat?!

Krejt po gënjejnë, edhe unë, po nuk u shemb bota e gënjeshtrave prej meje!

Tek e fundit e imja qe ëndërr e hallakatshme, që bile për një çast me mbushi gëzim. Pse, a mos po gëzohna kështu?

Ka dallim ëndrra prej gënjeshtrës, sepse ëndrra vie spontanisht dhe nuk mund ta ndalësh, ndërsa gënjeshtrën e thur ngadalë, si plakat çorapet dhe madhësinë, ngjyrën e formën ia jep vetë.

Është mirë që tash e pas, me dekret, të ndalohen gënjeshtrat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat