Dy fjalë lidhur me vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Bujanoc

Opinione

Dy fjalë lidhur me vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Bujanoc

Nga: Refik Hasani Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:18
Refik Hasani

Në vizitën e parë në këtë krahinë në cilësin e Presidentit të Shqipërisë me çfarë mendime e propozime do të bëjë këtë vizitë. Çfarë do të ofrojë në dalim me vizitën e Kryeministrit aktual z.Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë z.Ilir Meta. Sigurisht në agjendën e tij nuk do të jetë vëtëm thënia që Tirana do të vazhdon të mbetët adresa edhe për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, që do ta ngrit zërin, mbron dhe përfaqëson edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare.

Presidentit i Shqipërisë në vizitën e tij në Bujanoc, sigurisht për çështjen e furnizimit me Abetare do të tregojë që në vitin shkollor 2017/2018, përfundimisht do të zgjidhet.  Po, ashtu pasi vizita bëhet në ditën kombëtare të Mësuesit Presidenti, ka një mendim të institucioneve që për nxënësit dhe studentët nga kjo Krahinë do të ketë kuota shumë më të larta dhe të gjitha shpenzimet e vijimit të specializimeve e studimeve të të gjitha niveleve do të jenë gratis. Në të ardhmen, Tirana në bashkërendim me Prishtinën zyrtare do të mundohen të ndërtojnë një qëndrim, platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat të BE-së dhe OKB-së. Sigurisht ish-Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare e tani në emër të parit të Shtetit Shqiptar, do të kujtojë e nuk do të harrojë pa përmendur një çerek shekulli nga referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992,për një Autonomi politiko-territoriale.

Përveç tjerash, gjatë kësaj vizite do të mbështetet:

-    Për luftën e UÇPMB-së dhe marrëveshjen e Konçulit,që të plotësohet apo të organizohet ndonjë konsultim,

-    Për mbajtjen e një Konferencë të donatorëve në ndihmë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës,

-    Për formim të një Komisioni mikst Parlamentar të Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët jashtë këtyre kufijve administrativë, 

-    Të ndajnë mjete të rregullta dhe të krijojnë një fond të përhershëm për nxitjen e zhvillimit, në arsim, shëndetësi, në mas-media,etj

-    Do të mbështetë e përkrahet hapjen e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe,

-    Për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në Bujanoc do t’i heq shpenzimet Tirana zyrtare,

-    Për pajisjen me libra shkollor e lektura për të gjitha shkollat dhe bibliotekat në tri komunat,

-    Për hapjen e një zyrë ndëlidhëse në kuadër të Qeverisë apo Parlamentit Shqiptarë për tri Komunat.

Si do që të jetë, duhet përshëndetur vizitën e paralajmëruar të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani,nëse diçka realizon nga këto që u than dhe një përmisim nga ajo që deri më tani ka investuar Tirana zyrtare vërtetë do të jetë një vizitë historike.

 Autori është nga Bujanoci dhe është i diplomuar në drejtimin Ekonomik në Master shkencor të Universitetit publik ,,Hasan Prishtina” , në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat