Kënd po e pengon Bashkimi kombëtar shqiptar?!

Opinione

Kënd po e pengon Bashkimi kombëtar shqiptar?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:36
Ragip Guraziu

Çdo herë që intervenohet diç për Kosovën dhe shqiptarëve tjerë, si në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi e Greqi, nga Shqipëri, nuk heziton të reagojë Serbia, por edhe Rusia?!

Kjo po e vret Serbinë, dhe sa i përket Qeverisë së Beogradit, si shekuj më parë, Serbia dhe Beogradi nuk kanë logjikë njerëzore, ku si proritet jo vetëm ndaj shqiptarëve në tërësi, por u pa edhe në Bosnje në Luftën e fundit, kriminalizuan gjithçka në popullatën që ishte jo serbe, dhe icinuan të gjitha luftërat sa u përket territoreve, Republikave të ish-Jugosllave. Po çuditem! Kur do marr ‘’vesh’’ Evropa dhe Bota e cilivizuar, se Serbia fare nuk duhet pyetur sa i përket bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe për shqiptarët?! Beogradi: Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në vend të Kosovës, është akt i armiqësisë?! Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë janë përkeqësuar.

“Nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid në vend të Kosovës, marrëdhëniet do të përkeqësohen”, ka thënë ministri serb.Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë së Serbisë janë duke u përkeqësuar, e kjo do të ndodhë nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid, në vend të Kosovës, shkruajnë mediat serbe. I pyetur për të dhënë komentin e tij mbi shkrimet në media, sipas të cilit Kosova nuk mund të ngrejë padi pasi që nuk është anëtare e OKB-së, ka thënë se nëse Shqipëria tenton ta bëjë një gjë të tillë në vend të Kosovës, dhe se pas të gjitha takimeve që i kanë pasur me Shqipërinë dhe kanë folur për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, kjo e fundit nuk do të tregohej e pandershme.

Po unë po e pysë, z. Vulinin; kur ka qenë shetit serb i ndershëm kundrejt Kosovës?! Tregom ti që po bënë zhurmë, Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, dhe kush do të ndihmoi dhe të folë për Kosovë më shumë se Shqipëria, gjegjësisht, Qeveria shqiptare, kur dihet se ne jemi një popull vëllezëror, dhe shqiptarët do bashkohen si një komb kur pa u ndarë dhe ky do jetë realiteti. Nga ju,qeveria e juaj dh Serbia ne kurrë e kurrës nuk presim se ju do bënë një ndershmëri ndaj kombit shqiptarë,se kështu ju kanë mësuar familjet e juaja,mësuesit e juaj në shkolla,dhe shtetit i juaj Serbia,dhunen ndaj tjerëve,masakra e përdhunime,e gjithë bota tani është në dijeni se kush jeni ju,çka mendoni për ata popuj jo serbë. Në luftërat e fundit në ish në Jugosllavi,se si inicuat luftërat në Slloveni, që atje e hangërt ''tungjë'', dhe u kthyet me duar boshë.Tani në Kroaci ,e sidomos në Bosnje e Kosovë, bërët gjenocid ndaj civilve dhe nuk keni kursyer as gra e fëmijë, pleq e plaka, gra shtatëzana e kështu me radhë. Meqë Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër Serbisë pasi që nuk është shtet anëtar i Kombëve të Bashkuara, po shqyrtohet mundësia që këtë ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës, thonë burime të ne që nga fillim kemi përkrahjen e Amerikanëve  dhe aleatëve tanë dhe të tyre...Z.Vulin, Sigurojnë kongresistët: Qëndrimi i Amerikës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuesh Ligjvënësi republikan, Peter Roskam dhe ai demokrat, David Price.

Një delegacion i ligjvënësve amerikanë që po qëndron për një vizitë në Prishtinë, siguroi mikpritësit për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Pavarësisë së Kosovës. Ligjvënësi republikan, Peter Roskam dhe ai demokrat, David Price, në një intervistë për Zërin e Amerikës, folën edhe për rritjen e autoritarizmit në botë dhe shtimin e ndikimit rus përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Peter Roskam: Ekziston një optimizëm për gjendjen aktuale në Kosovë. Nëse kthehemi prapa për të parë udhëtimin të cilën Kosova e ka bërë, për të festuar nëntë vjetorin e pavarësisë në një mjedis shumë të qëndrueshëm, ekonomia po rritet dhe ky është një vend përplot me mundësi. Pra, nuk është pa sfida dhe kjo është nga arsyet që jemi këtu. Kjo është ndalesa e parë e ndonjë delegacioni të Kongresit. Kosova është vendi i parë ku kemi ardhur. Përse? Sepse ne e kemi kuptuar sa e rëndësishme dhe sa thelbësore është Kosova dhe puna e qytetarëve të saj për të mbajtur vendin të bashkuar dhe për të ecur përpara drejt së ardhmes së qëndrueshme dhe përparimtare.

Tani, ky është realiteti pa marrë parasysh se a i pëlqen dikujt apo jo, realiteti i Kosovës është ky që po e sheh e gjithë bota e ju dhe shtetit i juaj Serbia nuk po doni ta njihni realitetin e Kosovës, por pak rëndësi për shqiptarët pasi të tjerët po e shohin se kthim prapa nuk ka më, Kosova është me Kushtetutë, do të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e saj dhe standardet për minoritete në Kosovë janë mbi standarde krahasur me ju, shiko Luginën e Preshevës që ju kanë nënshtruar sundimit të juaj, sepse i keni ngulfat, por do vie dita që edhe ata do të çlirohen nga thundrrat ushtarake, çetnike, kriminele të Serbisë.

''Ne nuk jemi këtu për të mohuar aspak natyrën e sfidave, por ne jemi këtu për të thënë se ky është një rajon që ja vlen për ta mbështetur dhe Kosova ndodhet mu në qendër të tij. Dhe në rend të parë, e ardhmja e këtij rajoni varet nga qëndrueshmëria këtu dhe nëse njerëzit, siç tha edhe zoti Price, nëse njerëzit arrijnë të bashkohen dhe të kuptojnë që parlamenti është vendi për shembull ku ankesat dhe aspiratat dëgjohen. Askush nuk mund ta marr tërë atë që dëshiron, kjo është jeta, nuk ka asgjë të përkryer përveç parajsës. Me këtë nënkuptojmë që qëndrueshmëria vjen nga institucione të tilla.''Shqipëria ka të drejtë morale, historike e kombëtare, që përjetësisht të flas për Kosovën dhe shqiptarët! 

Shqipëria respekton shtetin tonë, dhe institucionet shtetërore të Kosovës, dhe pretendojmë që të luaj rolin paternalist në raport me ne! Është e qartë dhe fakt i pamohueshem se në Ballkan ekzistojnë dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Sot, është realitet i pamohueshëm Shteti i Kosovës. Sot shteti ynë është i njohur ndërkombëtarisht, ka simbolet e saja, ka institucionet demokratike të dala nga zgjedhjet e lira e demokratike. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës ishin të parat që njohën shtetin e Kosovës. Sot është fakt i pamohueshem, se ne jemi të lirë, të pavarur, por kjo nuk do të ndodhte kurrë pa ndihmën dhe përkrahjen e Shqipërisë. Shqipëria gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, ishte vënë në shërbim të çlirimit dhe lirisë së Kosovës.

Shqipëria është vendi ku u themelua, u konsolidua dhe u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Edhe pas luftës, roli i Shqipërisë është i pakontestueshëm, në rindertimin, zhvillimin dhe pavarësimin e shtetit të Kosovës.Bashkimi Kombëtar edhe mund të ndodh një ditë, e për këtë duhet të vendosin elitat politike në Shqipëri e Kosovë, duke vlersuar momentumin politik e gjeostrategjik.Mirëpo për një gjë jam më se i sigurt, bashkimi i shqiptarëve nuk mund të bëhet nga njerëz me deficite morale e kombëtare, por atë mund ta bëjnë ata që historikisht mbajtën gjallë iden e Shqiptarisë, ata që nuk kursyen asgjë për Lirin e Pavaresinë e Kosovës, mund ta bëjnë ata që themeluan, zhvilluan dhe rritën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që bashkë me aleatet dhe miqtë ndërkombëtar, ia sollën lirinë këtij vendi!Tendenca për të mohuar ndihmën dhe kontributin e Shqipërisë, për Kosovën dhe Lirinë e saj, dhe të drejtën e Shqipërisë për të folur për Kosovën dhe në emër të Kosovës, janë djallëzuese, të paskrupullta dhe si të tilla janë edhe antikombëtare. Shqipëria ka të drejtën morale, njerëzore e kombëtare, që përjetsisht të flas për Kosovën, dhe të vihet në mbrojtje të Kosovës! Çdo herë që intervenohet diç për Kosovën,dhe shqiptarëve tjerë, si në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi e Greqi, nga Shqipëria,nuk heziton të reagojë Serbia, por edhe Rusia?!

Kjo po e vret Serbinë,dhe sa i përket Qeverisë së Beogradit,si shekuj më parë,Serbia dhe Beogradi nuk kanë logjikë njerëzore,ku si proritet jo vetëm ndaj shqiptarve në tërësi, por u pa edhe në Bosnje në Luftën e fundit, kriminalizuan gjithçka në popullatën që ishte jo serbe, dhe icinuan të gjitha luftrat sa i përket territoreve, Republikave të ish-Jugosllave. Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë së Serbisë janë duke u përkeqësuar, e kjo do të ndodhë nëse Shqipëria e padit Serbinë për gjenocid, në vend të Kosovës, shkruajnë mediat serbe. I pyetur për të dhënë komentin e tij mbi shkrimet në media, sipas të cilit Kosova nuk mund të ngrejë padi pasi që nuk është anëtare e OKB-së, ka thënë se nëse Shqipëria tenton ta bëjë një gjë të tillë në vend të Kosovës, dhe se pas të gjitha takimeve që i kanë pasur me Shqipërinë dhe kanë folur për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, kjo e fundit nuk do të tregohej e pandershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat