Kapitullimi para Rugovasëve për Demarkacion dhe mashtrimi për liberalizim të vizave

Opinione

Kapitullimi para Rugovasëve për Demarkacion dhe mashtrimi për liberalizim të vizave

Nga: Ali Kelmendi Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:38
Ali Kelmendi

As njërit e as tjetërit nuk u ka mbetur me respekt e burrëri si burrështetas. Ju të cilët vetëm shtirëni, vajtoni dhe, përpiqëni që të tërë popullatën ta mashtroni, siq e mashtruat gjër më tani duke deklaruar së Brukseli po kërkon të ratifikoni demarkacionin dhe se ata do ta bejnë liberalizimin e vizave?

Nga ana tjetër bëheni edhe të shurdhër kur diplomatja jonë mike e Kosovës dhe, nënkryetare e Parlamentit europian znj. Lunaqek gjithnjë ju thotë juve liderëve dhe atyre qe kanë vesh se: Nuk ka liberalizim të vizave pa arrestime  në institucionet e larta shtetërore (Shqipëria e Bashkuar .Al) dhe, pa u luftuar rrënjësisht korrupsioni i madh duke filluar nga kupolla e shtetit e më poshtë. Nga ana tjetër zotëri

Rohani austriak ju tërheq vërejtjen të keni kujdës edhe me forminin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Si nuk keni ndërgjegje të deklaroni se rinia mbeti pa liberalizim të vizave përshkak të mos ratifikimit të demarkacionit. E cili qenka ky kusht për liberalizim?! Shitja në interesin e tuaj të 82.3 km2 të tokës së Rugovasëve. Si nuk po keni turp të beni këso pazaresh të pista duke shitur tokën e Rugovës e për të bërë demarkimin e vijës se dëmshme kufitare-demarkimt të pashëmbullt dhe tradhtisë me të madhe në historinë tonë më të re.

 Shum lehtë për ju dhe e pa dhimbëshme qenka toka rugovase!. A mos ua kanë lënë baballarët tuaj trashëgim ju të dyve për ta shitur këtë tokë të shenjtë për ne Rugovasit dhe tërë Kosovën e me qellim për t’i mbulluar gabimet trashanike qeverisëse qe i keni bërë ju vetë me dije apo pa vetëdije dhe për t’i shpetuar Specialës e cila po ju rrinë mbi kokë duke filluar nga ju në hierarkinë më e lartë e shtetit  dhe për të zbritur më poshtë të kriminelet dhe ekzekutuesit e burrave më të mëdhenjë të Kosovës së pasluftës.

 Veprën e juaj tradhtare, kurrën e kurrës nuk do ta pranojnë Rugovasit. Kuptojeni një herë e mirë. Në të kundërtën do të ketë pasoja shumë të rënda për ju dhe për popullin dhe për Kosovën. Ky është një shëmbull shum i keq qe po i jepni një demarkimi të nesëm për kufirin e Kosovës Lindorë. Haptas po shifët se jeni dorëzuar më turp dhe tradhëti para burrave të Rugovës dhe të mbarë popullatës së Kosovës dhe së veprimi juaj do të ishte ku si vijon:

Isa i vogël e zgjati qafën
M’ preni mua e mos ma preni Hashim Pashën
Së më të e kam hangër kulaqin
Besa edhe Kadriu mbi kokë, po na e mban kërba?in.
Ma bëni hallall ju ore burra Rugovas dhe, ju o popull i tërë
Nuk jam unë, kur me zgjodhet duke menduar si pasues i të Madhit Ibrahim Rugova i ndjerë
Burrë i burrave, qe me një fjalë goje, para kujtdo qoftë, hekur ka prerë.

Pra, Juve s’u ka mbetur më në fund të vajtoni para popullit. A nuk e keni vërejtur se ky popull i shkretë gjithnjë po vajton, qysh me zgjedhjen dhe ardhjen e juaj në  krye të këtij shteti të mjerë, pa qeverisje të mirëfilltë dhe pa pushtet.

Po bie fjala se kush qenkeni dhe, nga erdhet ju ore qeveritarë. Ju të cilët se morët në konsideratë peticionin e 200.000 nënshkruesëve kundër Demarkacionit të bërë para një viti dhe, sot pothuaj të mbarë popullatës kosovarë. Pasi që, s’po keni as turp e le më të flitët për ndjenja kombëtare, atëherë për nime mos jeni jashtëtokësorë, alienë apo diq tjetër, por siq shtirëni shqiptar jo se jo. Besoj qe edhe alienet ndoshta e dinë gjuhën shqipe, „pasi që shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombëve ( Spiro Konda).

E dini mirë së Kosova sot fatkeqësisht ka mjaft politikanë si ju por edhe e dini shumë mirë së ka edhe më shumë këngetarë, të cilët në fund to t’ua këndojnë kengën merituese për ju: „ Këngën e Mark Muharremit“ „Së ku në hamam“ ju dhe familjet tuaj do ta beni vendin?! Për ju dihet mirë, por populli ynë është sentimental dhe u dhimbsën familjet dhe ilaket tuaja të majmë më paratë e fituara në kurriz të tij, nëse ato do t’i trashegojnë ato e që do të mbijetojnë disi me turpin e madh të te bëmave tuaja

Tani më në fund me shpartallimin e komisionit të ri për kamufllimin e demarkacionit dhe te gjitha dallaverët e juaja të qellimshme u dolën për lendinë. Kadal beg se ka hendek thotë një fjalë e urtë popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat